Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Të duheni vërtetë, jo si një përrallë dëshirimesh, por si jetë sakrificash

May 17, 2025
in Persiatje, Slider, Të përzgjedhurat
Të duheni vërtetë, jo si një përrallë dëshirimesh, por si jetë sakrificash
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Nga Albert Vataj
Ka dashuri që nuk poterisin dynjanë me spektaklin e nevojës për të rënë në sy, por veprojnë njëjtë si limfa që qarkullon brenda një peme, si një vërshim që vetëm përgjimi i jetës mund ta dëgjojë. Po, patjetër që ka dhe ju ndoshta i shihni, i jetoni, pse jo, por perceptimi i ndrydhur nga mendësi dhe pështjellime, nuk e pikas, duke e lënë këtë mbretërim të magjisë së dashurisë së hyjshme, të mbrëtërojë. Ajo nuk ka nevojë ndoshta të kalojë domosdoshmërisht përmes ceremonialiteti të buqetave me lule apo darkave romantike, surprizave dhe larmisë dehëse të dhuratave.
Jo!
Me shumë gjasë që jo!
Ato jetojnë në ditët që përsëriten, në punët që ndahen, në përqafimet që nuk kërkojnë leje, në spontanitetin e gjesteve lajkatare, në shikimet vjedhacake e puthjet e befta, edhe… në intimitetin që i mbush.
Ato janë dashuritë që nuk bien në sy, por kanë ardhur me mision të sjellin në jetë shembullin e hyjt të dashurisë së jetës, të dashurisë si shënjim i rrugëtimit së bashku, me gjithë ndalesat, rrëzimet e ringritjet, zemërthyerjet dhe shpirtlëndimet, zhgënjimet dhe vetëbesimi i bashkëndarë si një energji që shërben të marrë gjithnjë me vete barrën e jetës, si veten.
Kjo dashuri, nuk ka nevojë të dëshmojë asgjë, sepse është gjithçka që ata kanë, gjithçka që bën, që kjo mrekulli të jetuari, të jetë si në ëndërrime, pikërisht ashtu; sikur nuk kanë mundur ta zbulojnë ëndjet krijuese, ta qëndisin penat e shpirtshme të përfytyrimit idilik, apo ta gdhendin daltat e pasionit, duke e nxjerrë atë nga mermeret e ftohtë të nëntokës, në zjarrin e ndijimit.
Përkushtimi i përjetshëm shpesh keqkuptohet, ndoshta ngase kemi krijuar steriotipe të pagjasa të jetë reale, të prekshme dhe të jetueshme.
E ngatërrojmë me idenë romantike të zgjimeve të qeta me kafe të ngrohtë e mëngjes në krevat, me përqafime që zgjatin deri në gjumë, me një shtëpi të pastër e një tavolinë plot çdo ditë, si në promocionet pozitiviste.
Por dashuria e vërtetë, ajo që zgjat përjetësisht, ajo, për të cilën flitet rrallë dhe dëgjojmë për të gjithnjë e më pak, nuk është e veshur me pëlhura të mëndafshta përrallash, apo stolisur me gurë të shndritshëm, gishtërinjtë mbushur me metale të shkëlqimta me simbole mistike e shënjime domethënëse.
Ajo është gdhendur me thjeshtësinë e përditshmërisë dhe me përballjen e guximshme të papërsosmërisë. Në një farë kuptimi, ajo gjendet në betejën e përditshme të të jetuarit.
Ndoshta e kemi të pamundur ta rrokim me imagjinatë, që kjo dashuri për të cilën po flasim është kur, ai, të merr mbulesën natën dhe gërhet si një sharrë. Është kur ndonjëherë fjalët dalin si gjëmime, dhe dyert mbyllen me inat. Është heshtja që ndjen peshën e plagëve të vogla të zemrës, por që më pas, me një gjest të vogël, e rikthen faljen si një strehë për të dy.
Po, po, është ajo dashuri që të pret çdo mbrëmje në të njëjtin vend, me të njëjtin njeri, i cili të njeh, të do, dhe të pranon, pavarësisht kush je, por pikërisht sepse je ai që je.
Është të qeshurit me ato momente kur bëre ndonjë marrëzi, dhe askush nuk të gjykon.
Janë rrobat e hedhura pa kujdes dhe rrëmuja që krijon situata, pa treguar me gisht, se kush e ka fajin apo kush duhet të kthejë gjërat në vendin e vet.
Është ndihmesa në punët e shtëpisë dhe angazhimet e përditshme, sepse nuk jeni në garë kush bën më shumë, por jeni bashkë në këtë përpjekje për të jetuar çdo çast duke qenë të dy bashkë.
Kjo dashuri, për të cilën po flasim, ndoshta është edhe të kafshosh gjuhën pasi ke thënë diçka në gjaknxehtësi e sipër, e pse jo edhe të heshtësh pa thënë fjalët e hidhura, kur ato mund të lëndojnë. Është të hash një supë të thjeshtë në orën 10 të darkës, sepse keni pasur një ditë të lodhshme, por keni zgjedhur ta përfundoni bashkë.
Është të kesh një rrëzim emocional dhe të ndjesh dikë që të rri pranë, të përqafon dhe të thotë: “Gjithçka do të bëhet mirë”, dhe ti, e çuditshme, e beson, sepse dashuria kur është e vërtetë, flet me zë të besueshëm, perceptohet me një shqisë të ndjeshme të të kuptuarit, sikur po dëgjon një pëshpërimë brenda vetes.
Dashuria e përjetshme është kur strukeni pranë njëri-tjetrit nën një mbulesë dhe ndiqni në TV emisionin tuaj të preferuar, apo një film që u kujton aventurat e rinisë, dhe ashtu kridheni në një gjumë të ëmbël, për t’u zgjuar nga një kollitje.
Kjo dashuri e madhe dhe krejt e zakonshme, është edhe ta duash dikë edhe atëherë kur ta heq trurin me tekat dhe romuzet e tij, të zemëron, të lëndon, por që si një fëmijë i zënë në faj afrohet duke të mbuluar me puthje dhe ndjesë. Dhe ti, rimore atë emocion që gjithnjë të mëson, se si të mos zemërohesh kot, se si nuk ia vlen të trazohesh, sepse në fund të fundit ky trap që të ka rënë për hise, është gjëja më e bukur që të ka ndodhur në jetë, dhe për të je gjithçka.
Po, kjo dashuri është gjithashtu kur dikush të do në trupin që ndryshon, me shëndetin që bën naze, në ehhhh, e ufff-et ankimtare, në buzëqeshjen që nganjëherë mungon, në ditët me diell dhe në kohët e vërenjtura, në atë që ju tregon se nuk jeni vetëm dhe se gjithçka do të ndryshojë, duke ju hedhur në një tjetër përmasë dëshirimi. Të mbyllësh sytë një moment, duke ëndërruar, dhe kur ti hapësh, të jetë sërish ai, vështrimi i tij në kokërr të syrit dhe zëri i tij që të përkëdhel, duke mos lënë të harrosh vajzën lozonjare brenda vetes.
Të jetosh me njeriun që do, nuk është gjithmonë e lehtë, nuk është gjithmonë romantike, por është thellësisht njerëzore, ngushëlluese, ndonjëherë edhe hyjnore në përmasën e durimit dhe përkushtimit, gatishmërisë për të qenë aty kur secili është në nevojë për atë që është gjithnjë aty.
Kjo është ajo dashuria e atyre që duhen vërtetë, e atyre që nuk e vrasin mendjen për emërtime e përkufizime, por e jetojnë atë si një përvojë që të ndriçon në mënyrën më të thjeshtë dhe më të vërtetë.
Ndoshta jo rrallë ndodh kështu, jetohet në këtë mënyrë… dhe çfarë jete e mrekullueshme që është, sepse siç do të thote Antoine de Saint-Exupéry: “Dashuria nuk është të shikoni njëri-tjetrin në sy, por të shikoni të dy në të njëjtin drejtim.”
Tags: Albert VatajBurriDashuriaFamiljaGruaja
Previous Post

Andrej Tarkovskit, regjisori i historisë shpirtërore të kinemasë, ai që besonte se: “Arti ekziston vetëm sepse jeta nuk mjafton”

Next Post

Në këtë shkretëtirë shoqërore, ku ndjeshmëria është interes, solidariteti përfitim, e vetmja spirancë shpëtimi është Morali

Next Post
Në këtë shkretëtirë shoqërore, ku ndjeshmëria është interes, solidariteti përfitim, e vetmja spirancë shpëtimi është Morali

Në këtë shkretëtirë shoqërore, ku ndjeshmëria është interes, solidariteti përfitim, e vetmja spirancë shpëtimi është Morali

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

May 17, 2025
Gjithçka në pulsin e jetës nisi te trupi, si një himn i pjellorisë dhe tokës, mrekullim i hirit dhe epshit

Gjithçka në pulsin e jetës nisi te trupi, si një himn i pjellorisë dhe tokës, mrekullim i hirit dhe epshit

May 17, 2025
Këpucët e mashtrimit të gjurmëve, një shpikje e viteve 1920 nga një hajdut bagëtish

Këpucët e mashtrimit të gjurmëve, një shpikje e viteve 1920 nga një hajdut bagëtish

May 17, 2025
Kur kujtesa kthehet në strehë dhe qyteti në mit, John Updike mbi Kadarenë dhe Márquezin

Kur kujtesa kthehet në strehë dhe qyteti në mit, John Updike mbi Kadarenë dhe Márquezin

May 17, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj