Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Më 2 prill 1453, dita kur u nënshkrua fati i Konstandinopojës dhe nisi fundi i Perandorisë Romake

April 2, 2025
in Histori, Slider, Të përzgjedhurat
Më 2 prill 1453, dita kur u nënshkrua fati i Konstandinopojës dhe nisi fundi i Perandorisë Romake
40
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj

Më 2 prill 1453 Mehmed II, fillon rrethimin e Konstandinopojës dhe e pushton atë në 29 maj. Marrja e Konstandinopojës (dhe dy territoreve të tjera bizantine të shkëputura shpejt pas kësaj) shënoi fundin e Perandorisë Romake, shtet perandorak që kishte zgjatur për gati 1500 vjet. Pushtimi osman i Konstandinopojës gjithashtu i dha një goditje masive krishtërimit; ushtritë osmane pas kësaj ishin të lira për të përparuar në Evropë, ndërsa Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, do të mbetej penguesi i vetëm i tyre drejt Italisë dhe Evropës perëndimore. Pas pushtimit të kryeqytetit bizantin, Sulltan Mehmeti e transferoi kryeqytetin e Perandorisë Osmane nga Adrianopoja (Edirne) për në Konstandinopojë (Stamboll). Shumë intelektualë u larguan nga qyteti para dhe pas rrethimit; shumica e tyre emigroi kryesisht në Itali, ku ndihmuan për rilindjen italiane. Pushtimi i qytetit të Konstandinopojës, për disa historianë, shënoi edhe fundin e periudhës së Mesjetës.

Kërkaporta, dera e harruar hapur dhe fati fatal i një perandorie

Pas dy muaj sulme e kundërsulme, tonelata gjyle të derdhura mbi muret e trasha që rrethonin Kostandinopojën, fundi fatal i një perandorie, i një qytetërimi, i një epoke vjen nga një deriçkë e harruar hapur, nga një pakujdesi, e cila vendos mbi fatin e luftës.

Përmes një të çare të hapur nga gjylet në murin e jashtëm, jo larg vendit ku ishte përqendruar forca kryesore e sulmit, në mur depërtuan disa ushtar turq. Ndërsa çapiteshin përmes rrënojave të kacavirreshin në muret e larta dhe pirgjet e kufomave, syri u zë një deriçkë të hapur, që banorët e Kostandinopojës e quanin Kërkaporta.

Fatale, kishin bërë ballë një prej makinave më mizore që njihte koha, dhe ja ku nënshkruajnë fundin e tyre fatal me një pakujdesi. Ata kishin harruar hapur këtë portë, e cila shërbente për dalje nga qyteti në kohë paqeje. Turqit u siguruan se kjo mundësi e artë nuk ishte rreng apo një manovër luftë dhe hynë në atë shteg që të nxirrte në qendër të qytetit. Përqendruan trupa dhe u lëshuan në qytet si një lukuni e përbindshme. Pasi ulërimat “Qyteti u pushtua” Kostandinopojën e kaplon paniku, rrëmuja dhe çoroditja. Turqit nuk e kishin të vështirë të derdhnin gjithë zemëratën e tyre mbi shpinën e kësaj fortifikate muresh dhe njerëzish.

Kostandinopoja ra, u shtri përdhe një qytetërim 1500-vjeçar.

Perandori Kostandin në kry të një grushti besnikësh, më kot u mundua të ndalte atë vërshim të harlisur mizorie. Vetëm të nesërmen e gjetën kufomën e tij në pirgun e të vrarëve. E dalluan nga veshja e purpurtë dhe nga çizmet e zbukuruara në qafë me shqiponjë ari.

Mbi themelet e barbarisë dhe masakrës qëndron Stambolli i sotëm

Tashmë një perandori ishte nënshtruar, Kostandinopoja ndahej me të shkuarën në mënyrë më mizore, shuhej për të mbetur një kujtim drithërues.

Tre ditë e net më radhë hordhitë turke u lëshuan përplot tërbim duke plaçkitur dhe masakruar, shkatërruar e përdhunuar. Kisha e manastire, shtëpi e bujtina u ndeshën me tërbimi e kësaj batërdie, arturina dhe veshje, shtroje e mbloje, gra dhe fëmijë, të gjitha u bënë plaçkë luftë.

Edhe kryqtarët e fandaksur ruanin në mbamendje mizoria jo më të paktë, në vendet që kishin pushtuar. Por ata ndryshe nga turqit, i ruanin të paprekura reliket, veprat e artit, monumentet dhe artefaktet e çmuara. Ata thjeshtë e përvetësonin kujtesën historike dhe estetike, e trashëguan atë, përfituan prej tyre.

Ushtarët turq shkatërruan pa pikën e mëshirës gjithçka që u dilte përpara, rrafshonin dhe asgjësonin objekte me vlerë, krenari e njerëzimit. I shkelën me këmbë pa pikën e mëshirës tablo me piktura, i thërmuan me çekanë e qysqi monumentet, shkatërruan vlera me bukuri të rralla, dogjën libra ku mbahej mençuria e njerëzimit. U shua faqe dheu Kostandinopoja, gjithë kjo memorie u nda me gjithëkohjen, u tharmua mizorisht kjo krenari e njerëzimit, u fik ylli i një shkëlqimi civilizues të bizantit.

Sulltan Mehmeti II e kishte mbajtur fjalën, do të blatonte Allahut, Shën Sofinë, vendin e shenjtë të Kostandinopojës, krenarinë shpirtërore të bizantit. Do të shkelte katedralen e Justinianit, simbolin e mençurisë, madhështisë dhe besimit. Tempulli, kjo mrekulli u zbraz. Muralet dhe afreskët u mbuluan nga gëlqerja. Dha shpirt e fundit ndjesi e një qytetërimi. Evropa e dëgjoi oshëtimën gjëmimtare, e mësoi shpërfilljen dhe gatitej të pësonte thundrën e këtij shkatërrimi apokaliptik.

Tags: Albert VatajKonstandinopoja
Previous Post

Shaka dhe intrigë e Jozef Fushé me Napoleonit, më 1 prill 1810, gjatë kurorëzimit të mbretit me Arkidukeshën, Maria Luiza të Austrisë

Next Post

Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, shuhet një tjetër yll vezullues i konstelacionit të artit skenik shqiptar

Next Post
Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, shuhet një tjetër yll vezullues i konstelacionit të artit skenik shqiptar

Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, shuhet një tjetër yll vezullues i konstelacionit të artit skenik shqiptar

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Alban Skenderaj, fenomeni i muzikës shqiptare, zëri i këndimt të shpirtshëm që na mbush me dritë

Alban Skenderaj, fenomeni i muzikës shqiptare, zëri i këndimt të shpirtshëm që na mbush me dritë

August 18, 2025
Rajmonda Bulku, hiri që stolisi me dritë shpirti rolet dhe personazhet, që e shndërruan atë në një yll që shkëlqen ende në qiellin e adhurimit

Rajmonda Bulku, hiri që stolisi me dritë shpirti rolet dhe personazhet, që e shndërruan atë në një yll që shkëlqen ende në qiellin e adhurimit

August 16, 2025
“Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

“Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

August 15, 2025
Koha të përballemi me thyerjen, por edhe të zbulojmë çarjet përmes së cilës hyn drita

Koha të përballemi me thyerjen, por edhe të zbulojmë çarjet përmes së cilës hyn drita

August 14, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj