Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Muzikë

Ludwig van Beethoven, kapërcyelli i epokave klasike dhe romantike të muzikës, titani i historisë botërore të artit

March 26, 2025
in Muzikë
395
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ai u quajt “Prometheu i muzikës”. Rendi me kohën dhe i shtyti tej në pafundësi dimensionet e së mundshmes së kohës si shkas mrekullimi nga muzika. Krijues dhe veprues i gjithë shtresimeve eterne. Magjepsës, si atëherë, si sot. Një emër dhe një vepër që qëndron pa lëvizur në panteon, duke soditur si një kryezot epjen tonë dorzan kësaj magjie që ai ngjizi me zjarr dhe pasion. E shkuara dhe e tashmja janë skajet që i bashkon në një shtangie, ajo mjeshtëri, ai talent, ai vullkan. Ludwik van Beethoven, ishte një nga ata për të cilën s’reshtim së foluri, së joshuri nga epshet e tij muzikore. Emrin dhe veprën monumentale të Beethoven, i madhi George Bizet e rëndit krahas Dantes, Homerit, Michelangelos dhe Shekspirit.

Studiuesit megjithëse janë dakordësuar njëzëri se datëlindja e muzikantit të madh mbetet ajo, 16 dhjetor 1770, ka nga ata që ngulmojnë se për gjeniun nuk ka një datë të saktë të lindjes.  Data 17 dhjetor 1770 është dita e pagëzimit, e dokumentuar. Emri Beethoven rrjedh nga shekulli i shtatëmbëdhjetë ne Holandë. Fjala holandeze “beet” do të thotë panxhasheqer. Fjala tjeter “hoven” do të thotë kopsht, jo vetëm toka, por edhe ndertesa në të. Disa nga kërkuesit për prej ardhjen e tij, e cekin “Betuwe”-n si një vend ku kohë më parë një familje Gjermane kishte gjetur “një livadh të mirë”, ku fjala “bet” që do të thotë “më mire” në holandisht është përdorur për t’a përshkruar atë vend. Sidoqoft, përdorimi i fjalës “van” që do të thotë “nga”, tregon se ky emër i referohet atij “livadhit të mirë” dhe që më vonë është shëndrruar në “beetgarden”. Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë dhe të shtatëmbëdhjetë, ky vend është quajtur gjithashtu edhe si Piethoff, Betthoff dhe Biethof.

***

Ludwig van Beethoven, kompozitor dhe pianist, figurë emblematike e kapërcyellit të epokave klasike dhe romantike të muzikës. Nuk ka gjas që kohërendje ta lëkundë nga themelet e njimendtta të gjenialitetit këtë përmendore, këtë zë kushtrues të kumteve klasike. Mirërri në panteonin e më të famshëmve dhe më me ndikim i të gjithë kompozitorëve. Testamentin e tij krijues e përbëjnë 9 simfoni, 5 koncerte për piano, 32 sonata dhe 16 kuartetet, si dhe muzikë dhome, vepra korale dhe këngë. Biografët janë të mendimit se Beethoveni ishte tërhequr nga idealet e Iluminizmit. Në vitin 1804, kur ambiciet perandorake të Napoleonit u bënë të qarta, ai e fshiu në formë revolte fjalët e përkushtimit për Bonapartin nga simfonia e tretë, e cila te e vona u pagëzua si “Sinfonia heroike” qi ia kushtoi atë mbrojtësit të tij, Princit Jozef Franz von Lobkowitz, në pallatin e të cilit sinfonia e tretë u interpretua spariherë. Beethoven jetoi në Vjenë deri sa u shua më 26 mars 1827. Në dekadën e fundit të jetës ai u bë thuajse krejtësisht i shurdhër, vragë e cila ia sëmboi ligësht zemrën dhe shpirtin krijues duke e transfomuar atë në një tragjik. Kësisoj ai vetëvrau gjeniu e interesave publike por mbajti ende jetë zellin e tij krijimit.

Tokësorja e këtijnjë zoti nuk ishte dhe aq e paqtë. Rreth vitit 1801 Beethoven-i filloi ta humbasë dëgjimin. Ai vuajti nga dëmtime të brendshme që ia vështirësuan atij dëgjimin e muzikës. Mendohet se njëri nga shkaktarët ishte uji i ftohtë në të cilin ai e vendoste kokën për të mos e zënë gjumi gjatë punës. Ai vdiq i varfër nga një sëmundje në veshka në vitin 1827.

Ludwig van Beethoven lindi më 16 dhjetor 1770 në Gdansk, Polonia; vdiq më 26 mars 1827 në Vjenë, Austri. Ka qenë kompozitor i epokës klasike.

George Bizet, në titanët e historisë botërore radhit Beethovenin përkrah Dantes, Homerit, Michelangelos, Shekspirit dhe Moisiut, duke e quajtur një prometë të muzikës. Në qoftëse Hajdni dhe Mozarti shkëlqyen në periudhën klasike, Beethoveni me talentin e tij, pasionin forcën dhe krenarinë e vet krijoi një stil të tijin, stilin Beethovenian, i cili për herë të pare haset ne simfonitë dhe ne koncertet e tija. Beethoveni ndryshoi çdo gjë ne artin e muzikës, në saj të talentit të tij për tu bërë një artist i madh. Ai ishte një pianist virtuoz dhe njëkohësisht kompozitor i madh.

Nga jeta e gjeniut

Babai i Beethovenit ishte tenor po jo shumë i mirë. Si pijanec dhe njeri i palidhur me punën ai kërkonte të nxirrte fitime nga djali i vogël. Prandaj nisi t’i mësonte muzikë qysh në moshën 4-vjeçare. Sipas të dhënave të kohës del se Babai e paraqiti djalin dy vjet më vonë para publikut. “Sot më datën 26 maj 1776 në sallën e Akademisë së muzikës zoti Beethoven, tenor i Oborrit, do të ketë nderin të paraqesë dy nxënës të tij, zonjushën Averdonc kontralto e Oborrit dhe djalin tij 6 vjeçar, Ludovigun. E para do të ketë mirësinë të na këndojë disa arie të bukura dhe i dyti do të japë koncerte të ndryshme në piano. “Ky ishte takimi i parë i Beethovenit me publikun, për të cilin nuk dihet se çfarë përfundimi pati.

Megjithëse me mësues diletantë dhe me muzikantë shumë të diskutueshëm, Beethoveni i vogël bëri të tillë hapa përpara në studimin e muzikës sa që, më në fund u gjend një mësues i denjë për të. Ky ishte i famshmi Neefe, njeri i ashpër i cili shpejt u zbut e u mrekullua. Ky parashikoi për të një karrierë moxartiane. Që në moshën dymbëdhjetë vjeç deshi ta kishte nxënësin e tij në organo dhe vendosi po të mungonte ai, ta zëvendësonte edhe si dirigjent në orkestrën e teatrit të operës. Kështu në atë moshë të njomë, Ludovigu i vogël mundi të mbante vetveten dhe të ndihmonte edhe prindërit.

Beethoveni ende fëmijë shkoi në Vjenë ku Moxarti mbahej i paarritshëm. Disa miq, admirues të muzikantit të vogël të Bonit, deshën ta takonin mjeshtrin e shquar të muzikës me muzikantin e ri. Më në fund ia arritën qëllimit, po Moxarti që takonte vazhdimisht muzikantë të rinj, e pa me mosbesim. Beethoveni u ul në piano dhe improvizoi një pjesë.

“Mirë nuk është keq,mendoi me vete Moxarti po nuk më duket të jetë një improvizim.Me siguri që është fjala për një të ashtuquajtur improvizim për një copë të kompozuar me kushedi se sa mundim dhe e mësuar përmëndësh”. Nuk e tha haptas, por e la të kuptohet.

Beethoveni i acaruar iu lut Moxartit t’i jepte ai vetë një temë. Moxarti ia plotësoi dëshirën dhe i dha temën. Beethoveni improvizoi një pjesë të mrekullueshme, luajti me guxim të admirueshëm, saqë Moxarti mbeti i shtangur dhe i thirri para të pranishmëve:

– Kini për të parë se ai do ta bëjë botën të flasë për të. Pastaj e përqafoi dhe i kërkoi të falur.

Në atë kohë ishte në Vjenë një muzikant i dëgjuar, abati Genilik, që populli e pëlqeu dhe ishte entuziast për pianon e tij aq të pastër, aq të shndritshme dhe aq të bukur. Një herë në shtëpinë e një miku, tha se atë mbrëmje do të shkonte të luante në piano në publik dhe do të maste forcat me një pianist të ri të panjohur. Duke dalë, i sigurt si gjithnjë, thirri:

-E, po nuk bëjmë salsiçe!

Të nesërmen miku e pyeti se si shkoi mbrëmja muzikore.

– Aha, – thirri i ligështuar abati, – do ta kujtoj deri në varr, ai djalosh ka djallin me vete. Nuk kam dëgjuar kurrë një interpretim të tillë. Improvizioi ashtu si di të bëjë vetëm Moxarti. Nxirrte nga pianofortja efekte, që ne nuk i kemi ëndërruar kurrë.

Miku u bë shumë kurioz dhë pyeti se si quhej ky pianist i ri.

– Është një i ri me trup të shkurtër, i shëmtuar, i zi, me një fytyrë kryeneçe. Quhet Beethoven.

Previous Post

Fjalimi i Bill Klinton, drejtuar kombit amerikan për sulmin ndaj Jugosllavisë më 24 mars 1999, transkriptuar nga CNN 26 vite më parë

Next Post

Albert Vataj: Du veç me dasht e mos me u drasht, se tue dasht kam me u shpërblye dëshirimit me dasht

Next Post
Albert Vataj: Du veç me dasht e mos me u drasht, se tue dasht kam me u shpërblye dëshirimit me dasht

Albert Vataj: Du veç me dasht e mos me u drasht, se tue dasht kam me u shpërblye dëshirimit me dasht

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj