Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Gjon Karma, aktori që la një galeri të pasur rolesh në traditën e artit tonë skenik

March 18, 2025
in Profil, Slider, Të përzgjedhurat
Gjon Karma, aktori që la një galeri të pasur rolesh në traditën e artit tonë skenik
43
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Në historinë e traditës shqiptare të artit skenik, disa emra mbeten të gdhendur si gurë të çmuar, dëshmi e pasionit, përkushtimit dhe talentit të jashtëzakonshëm. Një nga këta emra është Gjon Karma, një figurë e ndritur e artit skenik shqiptar, i cili me interpretimet e tij, la një gjurmë të pashlyeshme në skenën dhe kinemanë kombëtare. Me një karrierë që shtrihet për më shumë se gjysmë shekulli, ai mishëroi karaktere të shumta duke sjellë në jetë personazhe të pasura me nuanca psikologjike dhe një stil të veçantë interpretimi.
Të gjithë roleve që atij ju besuan, si ato të mëdhat edhe të vegjlit, ai i blatoi shpirtin e tij të paepur, zellin e pashoq, përkushtimin me mish e me shpirt për të sjellë në jetë jo vetëm një rol, por një karakter, një tipologji, tip, dimension krijues, aftësi depërtuese përmes lojës dhe impaktit.
Gjon Karma u lind në Shkodër në 18 mars 1915 në një familje me tradite në kulturën shkodrane. Me teatrin ishte i lidhur që i vogël, kur ndiqte shfaqjet e shoqërive amatore teatrore në Shkodër. Në vitin 1924 fillon shkollën në Kolegjin Franceskan, por që i ndërpret pas tre vjetësh më 1927.
Pas braktisjes së shkollës, pati mundësinë që të ndiqte më nga afër shfaqjet e shoqërisë kulturore “Bogdani” dhe që nga viti 1932, ai ishte pjesëtar i Bandës së Bashkisë në Shkodër. Në vitin 1934 në 1 prill, Gjon Karma u ngjit në skenë në një komedi, ku ai interpretoi me humor të këndshëm rolin e tij të parë, atë të një akshiu, Nush Lezeti. Ishte ky rol që i hapi atij dritën jeshile për t’u aktivizuar edhe në shoqëritë e tjera teatrore, krahas aktorëve veteranë si Luigj Mjeda, Kolë Mirashi, Zef Hilë Gega, etj.
I hyri aq me pasion teatrit saqë shpesh herë luante dy role. Ditën mundohej për të siguruar jetesën në dyqanin e tij dhe natën e gjeje në prova.


Pushtimi i vendit e rreshtoi Gjonin në radhën e lëvizjes për Çlirim. Veprimtaria e tij atdhetare ra në sy të pushtuesit dhe pasi arrestohet dërgohet në kampin e Prishtinës në internim, ku kthehet në fund të 1944-s.
Role që ai realizoi dhe që i kanë mbetur fondit të artë të traditës shqiptare të artit skenik nisin në vitin 1945 në “Gjido”, “Deputeti”, “Mbrëmja e madhe”, “Martesë me përdhuni”, 1956; “Lufta botërore”, “Qypi me flori”, “Tradhëtarët”, “Leonida”, “Heroi i punës”, “Lidhja e mrekullueshme”, 1947; “Cani hoxhë”, “Revizori”, “Skutarevski”, “Tartufi, “Epopeja ballit kombëtar”, “Invadimi, Çështja ruse, Dom Gjoni, 1948; “Gishti para hundës”, “Platon Kreçiot”, “Për ata që janë në det”, “Prefekti”, 1949; “Rrënjët e thella”, “Gubernatori i Provincës”, 1950; “Vreshta e Arsenit”, “Komploti i të dënuarave”, “Pas vdekjes”, “Halili dhe Hajria”, 1951; “Janë plagët që flasin”, “Zëri i Amerikës”, “Njerëz mem vullnet të mirë”. dhe vijon rrugëtimi i tij në skenë, duke luftuar me mish e me shpirt, në skenë dhe për skenën, për të bërë një vepër që do t’i mbetet historisë së artit të skenës si dëshmi dhe brezave si testament.
Gjon Karma është ndër të parët aktorë që u seleksionuan nga lëvizja amatore për të formuar bërthamën e Teatrit Popullor në maj të vitit 1945.
Roli i parë i tij në teatër është në pjesën ku luan Pjetrushin. Dhe më pas, po në vitin 1945 luan edhe në tre premiera të tjera Deputeti dhe Mbrëmja e madhe, Martesë me përdhuni. Krahës profesionit të aktorit në Teatrin Popullor Gjon Karma ndërmori edhe detyrën e dramaturgut, duke dhënë ndihmesën e tij modeste, duke plotësuar nevojat e teatrit me pjesë kombëtare me një akt. Kujtojmë këtu pjesën e tij më të suksesshme Qypi me florinj.
Por gjithsesi me pasionin dhe talentin e tij iu përkushtua tërësisht interpretimit.
Personazhet e interpretuara prej tij janë gjithmonë të kompletuar që mbanin të veçantën dhe tipiken kombëtare e frymën popullore, me detaje të gjetura dhe plot finesë e nuanca të larmishme psikologjike.
Në punën e tij gjatë skenike Gjon Karma asnjëherë nuk i bëri bisht rolit, të madh, apo të vogël. Gjon karma luajti role të një karakteri të caktuar, por e tregoi veten si aktor shumëpalësh. Ai është një nga aktorët më të plotë e më të shquar të roleve episodikë. Madje ai ishte i prerë për role të vegjël. Dhe është cilësuar si aktor i madh i roleve të vegjël. Ndër realizimet e tij të suksesshme përmendim Prefektin në “Karnavalet e Korçës”, Vurko te “Pas Vdekjes”, Asllan Beu te “Halili dhe Hajria”, Gjergj Bardhi te “Toka jonë”, Kola te “Cuca e maleve”, Vehipi te “Tri ditët e qametit”, Zeqo te “Fytyra e dytë”.
Pa harruar rolet e tij nga dramaturgjia vullnet të mirë, “Heronjtë”, 1952, “Revizori”, “Martesa me prikë”, “Motori”, 1953. Për të vijuar te “Otello”, “Përmbysja”, 1954; “Toka jonë”, 1955; “Dasma e madhe”, “Vajza e thinjur”, “Në kopshtin me jargavanë”, “Përleshja”, “Shërbëtori i dy zotnive”, “Proçesi i Laipcigut”, 1956; “Qingji i tërbuar”, “Armiqtë”, 1957’; “Intrigë dhe dashuri”, “Në Gjenevë”, “Orët e Kremlinit”, 1958; “Shtatë shaljanët”, “I çuditshmi”, “Syleshi”, “Të rinjtë”, 1959; “Gratë gazmore të Ëindsorit”, “Një letër e humbur”, “Në tufan” 1960. Për të vijuar kështu galeria e tij e larmishme e roleve, të cilave ai u dha jetë më “Hamleti”, “Dragoj i Dragobisë”, 1961; “Njeriu me pushkë”, “Shokë të një klase”, “Trimi i mirë me shokë shumë”, “Ambicje” 1962; “Mbi gërmadha” 1963; “Borgjezi fisnik”, “Shtrëngata”, “Morali i zonjës Dulska”, 1964; “Karnavalet e Korçës”, “Tri ditët e kiametit”, “Xhaxha Vanja” 1965; “Roje nën llampat e neonit”, 1966; “Muri i madh dhe i pakapërcyeshëm”, “Pas vdekjes”, “Rrugë të tërthorta”, “Qielli i kuq”, “Tri të shtëna pushke”, “Perkolgjinajt” 1967; “Cuca e maleve”, “Shembja”, “Tokë e zjarrtë”, 1968; “Heronjtë në fabrikë”, “Fytyra e dytë”, 1969; “Drita”, “Mbas dy ditësh”, “20 ditë”, 1970: “I pazvëndësueshmi”, 1971; “Artur Ui”, “Një nuse për stasin, “Viti 61” 1972; “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, 1973; “Votra e huaj”, 1974; “Bashkë me agimin”, 1975; “Duke gdhirë viti 1945”, “Lumi i vdekur”, “Lezja”, 1976; “Lulet e shegës”, “Karavidhet”, “Shënomëni edhe mua”, 1977; “Gjermani i atij dimri”, “Përmbytja e madhe” 1978; “Besa e madhe”, “Doktori pacient” 1979; “Tragjedia e fundit e Deas”, “Gryka e nëmur”, “Furrnalta”, 1980; “Lenini dhe fëmijët”, “Nga errësira në dritë”, “Epoka para gjyqit”, 1981; “Komunistët”, 1982; “Pas provimit të fundit”, “Udha e flamurit”.
Për të dhënë gjithashtu një kontribut edhe në veprat e mëdha botërore, duke Apolloni të “Hamleti”, Falstafin te “Gratë gazmore të Windsorit), Bobçinskin te “Revizori”, Orgonin te “Tartufi” e shumë role të tjerë.
Por këtu duhet përmendur edhe ndihmesa që dha në Radio Tirana në përgatitjen e “Orës gazmore”, disa vjet rresht, ku edhe shkruante pjesë, edhe i interpretonte ato drejtpërsëdrejti. Në radio ai interpretoi dhjetëra role në radiodramatizimet e ndryshme për fëmijë e të rritur.
Krahës teatrit, ku ai interpretoi mbi 100 role, ai ka interpretuar edhe në disa filma artistikë, që nga filmi “Skënderbeu” (princi dibran), në filmin “Tana”; “Debatik”, “Toka jonë”, “Koncert në vitin 36”, “Vendimi”, etj. Janë rreth 15 role në filmin artistik.
Pas një jete të gjatë në skenë në 15 mars 1976 doli në pension, por që përsëri nuk u nda nga teatri. Interpretoi sërish deri në vitin 1982. Por ajo që mbahet mend e që vlerësohet nga të gjithë si një punë jashtëzakonisht e madhe është pasurimi dhe rregullimi që i bëri ai arshivës së Teatrit Kombëtar për më shumë se 15 vjet. Ai punoi me pasion e kujdes të veçantë për çdo shfaqje, çdo aktor, shkroi kujtime e portrete për kolegët e tij, bëri historikun e vetë teatrit, botoi me dhjetëra artikuj në shtypin e kohës.
Për gjithë jetën e tij të gjatë artistike prej një gjysmë shekulli në skenë, Gjon Karma është nderuar me çmime, medalje, urdhrin “Naim Frashëri” kl. II, si dhe me titullin e lartë “Artist i Merituar”.
U nda nga jeta në moshën 79 vjeçare në 13 janar 1994. Emri dhe arti i Gjon Karmës do të ngelen të skalitura në historinë e teatrit shqiptar dhe do të jenë një shembull edhe për brezat e rinj të aktorëve.
Gjon Karma nuk ishte thjesht një aktor, por një institucion më vete në skenën shqiptare. Ai mishëroi përkushtimin, disiplinën dhe pasionin për artin, duke na lënë një trashëgimi të pasur që mbetet një burim i pashtershëm frymëzimi. Me rolet e tij, ai arriti të prekë zemrat e publikut dhe të krijojë një model që do të vazhdojë të ndriçojë rrugën e artistëve të rinj. Ndërsa koha kalon, emri i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në histori, si një prej figurave më të shquara të artit skenik shqiptar.

Tags: "Çeshtja ruse"“20 dit딓Ambicje” 1962; “Mbi gërmadha” 1963; “Borgjezi fisnik”“Armiqt딓Deputeti”“Doktori pacient” 1979; “Tragjedia e fundit e Deas”“Dragoj i Dragobis딓Epoka para gjyqit”“Epopeja ballit kombëtar”“Furrnalta”“Fytyra e dyt딓Gjido”“Gryka e nëmur”“Gubernatori i Provincës”“Heroi i punës”“Heronjt딓I çuditshmi”“Invadimi“Karavidhet”“Komploti i të dënuarave”“Leonida”“Lezja”“Lidhja e mrekullueshme”“Lumi i vdekur”“Martesa me prik딓Martesë me përdhuni”“Mbas dy ditësh”“Mbrëmja e madhe”“Motori”“Në Gjenev딓Në kopshtin me jargavan딓Në tufan” 1960. Për të vijuar kështu galeria e tij e larmishme e roleve“Nga errësira në drit딓Një letër e humbur”“Një nuse për stasin“Njerëz mem vullnet të mir딓Orët e Kremlinit”“Pas vdekjes”“Për ata që janë në det”“Perkolgjinajt” 1967; “Cuca e maleve”“Përleshja”“Përmbysja”“Përmbytja e madhe” 1978; “Besa e madhe”“Platon Kreçiot”“Prefekti”“Proçesi i Laipcigut”“Qielli i kuq”“Qypi me flori”“Revizori”“Rrugë të tërthorta”“Shembja”“Shënomëni edhe mua”“Shërbëtori i dy zotnive”“Shokë të një klase”“Shtrëngata”“Skutarevski”“Syleshi”“Të rinjt딓Tokë e zjarrt딓Tradhëtarët”“Tri ditët e kiametit”“Tri të shtëna pushke”“Trimi i mirë me shokë shum딓Udha e flamurit”“Vajza e thinjur”“Viti 61” 1972; “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”“Xhaxha Vanja” 1965; “Roje nën llampat e neonit”“Zëri i Amerikës”1947; “Cani hoxhë”1948; “Gishti para hundës”1949; “Rrënjët e thella”1950; “Vreshta e Arsenit”1951; “Janë plagët që flasin”19521953. Për të vijuar te “Otello”1954; “Toka jonë”1955; “Dasma e madhe”1956; “Lufta botërore”1956; “Qingji i tërbuar”1957’; “Intrigë dhe dashuri”1958; “Shtatë shaljanët”1959; “Gratë gazmore të Ëindsorit”1961; “Njeriu me pushkë”1964; “Karnavalet e Korçës”1966; “Muri i madh dhe i pakapërcyeshëm”1968; “Heronjtë në fabrikë”1969; “Drita”1970: “I pazvëndësueshmi”1971; “Artur Ui”1973; “Votra e huaj”1974; “Bashkë me agimin”1975; “Duke gdhirë viti 1945”1976; “Lulet e shegës”1977; “Gjermani i atij dimri”1980; “Lenini dhe fëmijët”1981; “Komunistët”1982; “Pas provimit të fundit”Albert VatajDom GjoniGjon KarmaHalili dhe HajriaMorali i zonjës DulskaTartufitë cilave ai u dha jetë më “Hamleti”
Previous Post

Vdekja nuk ndihet vetëm nga njerëzit, zgjuarsia e sorrave ka grishur studiuesit dhe befasuar njohjen tonë

Next Post

Si e shkroi arti përmes krijimit historinë e fatkeqësive të mëdha, që nga Murtaja e Zezë, Gripi Spanjoll, Lija Japoneze, deri te Covid-19

Next Post
Si e shkroi arti përmes krijimit historinë e fatkeqësive të mëdha, që nga Murtaja e Zezë, Gripi Spanjoll, Lija Japoneze, deri te Covid-19

Si e shkroi arti përmes krijimit historinë e fatkeqësive të mëdha, që nga Murtaja e Zezë, Gripi Spanjoll, Lija Japoneze, deri te Covid-19

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj