Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Albert Vataj: “Çfarë është dashuria?!”, pyetja që ka mbetur pa përgjigje

January 29, 2025
in Dashuri, Slider, Të përzgjedhurat
Albert Vataj: “Çfarë është dashuria?!”, pyetja që ka mbetur pa përgjigje
8
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Ndoshta secili nga ju ka një përgjigje për pyetjen “Çfarë është dashuria”, pyetje e cila ka mbetur pa një përgjigje të gjithëpranuar. Pyetje që ka sëmbuar mendjet më të dritura dhe shpirtrat më të dehur të kohëve dhe botëve, dhe i ka drobitur ata në përçapjen për të gjetur një përgjigje, ose për të përafruar një dakordësim unanim, pa mundur dot t’ia dalë.
Ka gozhduar kjo pyetje, dashnorë e puritanë, duke i ngasur në një ngulm të ethshëm të gjetjes së fijeve, me të cilin ata të endin pëlhurën e mantelit që stolis celebrimin e këtij caku etern të njerëzores, por ka rezultuar mision i pamundur.
Sendërtuar në përkushtim dhe përjetim, ka ajo, për të gjetur prehje dhe shenjtërim në trajtesa të llojllojte shprehëse arti, duke u rrekur të gjejë një përgjigje, dhe është rropatur shëkujve duke përfunduar bërjen e një botë të magjishme krijimi dhe vetëm aq.
Është kolovitur në valëzim tingujsh, për të përkundur dete të tërë shikimesh e rrebeshe prekjesh, ka ngjyer penelat e mjeshtrave, gjak prej gjakut të saj është bërë bojë për penat dhe zemrat që e fluturuan në yjësitë e kozmosit dhe e dalldisën në kopulimet e trupave që notonin në epsh dhe llavë.
E megjithatë “Çfarë është dashuria?!” ishte pyetje që përgjigje mbeti, duke ju blatuar te këmbët kësaj perëndie.
Por jo të gjithë besuan dhe shumë ndër ta e panë dhe e kuptuan, e përjetuan dhe ju flijuan, u ngrohën dhe u dritën nga ky zjarr, ndryshe.
Natyrisht edhe ju do të keni një përgjigje tuajën, për një prej pyetjeve që kanë marrë përgjigje, po, përgjigje që kanë gjetur shumë papajtueshmëri nga disa, e papranueshme nga disa të tjerë, ndërsa pak ka prej atyre që dakordësohen.
Dashuria është një pyetje që rezonon me thellësinë e qenies njerëzore, një mister që shtrihet përtej fjalëve dhe përkufizimeve të ngurta, përtej çdo ligjërimi të atypëratyshëm dhe arsyetimi racional. Për disa, ajo është ndjenja më sublime që lidh dy shpirtëra në harmoni; për të tjerë, është një forcë që shkatërron kufijtë e egoizmit dhe na ndihmon të shohim botën përtej vetes, siç është për disa një nevojë për prani, ndoshta jo për të hequr dorë nga vetja, se sa për të gjetur te ajo pjesën e munguar që ofrohet nga dikush tjetër.
Dashuria është jetë, është frymëzim dhe vuajtje, njëkohësisht ekstazë dhe sakrificë. Ajo nuk është vetëm një ndjenjë romantike, por një energji që gjen shprehje në marrëdhëniet njerëzore, në art, në natyrë dhe në çdo përpjekje për të kuptuar dhe ndjerë më thellë.
Filozofët, poetët dhe shkencëtarët kanë provuar të japin përgjigje të ndryshme për dashurinë: Platoni e shihte si një rrugë drejt bukurisë hyjnore, Molière-i si një arenë e humanitetit dhe kontradiktave të tij, ndërsa psikologët e konsiderojnë atë si një lidhje emocionale dhe kimike që ushqen mirëqenien tonë.
Por, ndoshta dashuria është thjesht ajo që ndjejmë kur zemra jonë ndrit me dritën e një tjetri dhe kur gjejmë një kuptim më të lartë në përkushtimin ndaj tyre.
Gjithsesi, “Çfarë është dashuria?!”, mbeti pyetja që nuk mori përgjigje unanime. Dhe është pikërisht kjo e bukura dhe e mistershmja e dashurisë. Ajo nuk mund të kufizohet në një definicion, sepse çdo përpjekje për ta shpjeguar i jep një dimension të ri, një kuptim të ri, duke mos u pajtuar me kufizime dhe ngurtësime, të cilat do të shumëfishoheshin dhe zgjatonin pafund pyetësorin.
Sepse dashuria, është një fije e padukshme që lidh gjithçka në këtë botë, një akt që kërkon më shumë sesa vetëm të ndjesh, por edhe të kuptosh, të sakrifikosh dhe të pranosh.
Dashuria është forca që na bën njerëz. Ajo na bën të ecim përpara, të kapërcejmë frikën dhe të zbulojmë dimensione të reja të vetes sonë dhe të të tjerëve. Është një art i pafund që kërkon kohë për t’u mësuar dhe për të cilin kurrë nuk jemi plotësisht të përgatitur dhe vullnetlirë të njëmendësuar se giithçka ajo nuk është, por çdo gjë e jetës sonë merr kuptim pikërisht prej saj.
Dashuria e vërtetë nuk është as fizike as romantike. Dashuria e njëmendtë është pranimi i gjithçkasë që të rrethon. Personat me të lumtur nuk janë me doemos ata të cilët kanë më të mirën nga gjithçka, por ata që marrin më të mirën nga gjithçka që kanë. Jeta nuk është çështje vetëm sesi t’i mbijetosh stuhise, por sesi të vallëzosh në në bashin e një anije që kridhet nëpër dallgë.
Dashuria, megjithë krahët e fuqishëm që zotëron, ka humnera që s’mund dot t’i kapërcejë.
Albert Vataj
Tags: Albert VatajDashuria
Previous Post

Si u lidh zemra e njeriut me dashurinë? Dhe si u kthye në formën që njohim sot?

Next Post

Kuptimi ynë për origjinën e jetës, nga “Kozmos” i Carl Sagan

Next Post
Kuptimi ynë për origjinën e jetës, nga “Kozmos” i Carl Sagan

Kuptimi ynë për origjinën e jetës, nga “Kozmos” i Carl Sagan

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj