Ndoshta këtë e kishit dëgjuar, edhe pse thelbësisht nuk është ndonjë gjë që rreket të shpërfaqë një vezullim verbues të një të vërtetë të dalë nga asgjëja. Në Romën e lashtësisë, por edhe gjetkë, edhe më vonë ndoshta, derikur botën e “qytetëroi” kolonjalizimi evropian, mizoria e nënshtrimit dhe shpopullimit të fiseve indigjene, dhe tregtia e skllevërve, ju mund të merrnit me qira skllevër për orë, pa patur nevojë të paguash për ta patur për përgjithmonë, sepse mbetej barrë e rëndë, jo vetëm ta blesh, por edhe ta mbash, kuptohet për një qytetar romak me mundësi modeste.
Një skllav me qira, për në kuzhinë, apo stalla, për të vjelë prodhimet, punuar tokën, apo për të kryer një hamallek. Mund ta merrje edhe për në dhomën e gjumit madje një skllav me qira… për çfarë?!
Siç dihej skllavëria ishte një pjesë integrale e shoqërisë romake. Kjo është arsyeja se pse ne ende gjejmë jakë skllevërish prej hekuri në të gjithë Perandorinë Romake, tashmë si një objekt muzeal, si artefakt që dëshmon për këtë fakt.
Skllavëria mund të jetë rezultati, nëse do të ishit në anën e humbur në një luftë ose thjesht do të kishit borxhe ose pa para! Në këtë kontekst sjellim në vëmendje se ndër palët ndërluftuese, të humburit do të ishin ose të vdekur ose të skllavëruar. Ushtarët zakonisht shpërbleheshin me atë që quhej plaçkë luftë, do të ishe me fat ose me rang të lartë, që të përfitoje të mira materiale. Zakonisht përfitoje pronë, në rastin më të mirë për një ushtar të thjesht. Alternative ishte shpërblimi me gjë të gjallë dhe me njerëz, burra, gra, fëmijë. “Fatlum” mund të ishin të shëndetshmit që nxirrnin vetë bukën e gojës, ose shiteshin, apo jepeshin me qira nga poseduese. Me të moshuarit, më ata dihej se ç’bënin, i braktisnin, i lindin të vdisnin urie, ose një e shtënë shpate.
Skllavëria nuk ishte një status i përhershëm. Ju mund ta fitoni lirinë tuaj duke qenë të shkëlqyer në atë që keni bërë dhe bëni. Gladiatorët mund të fitonin lirinë e tyre në arenë. Të tjerët duke kursyer para për të blerë rrugën e tyre të lirisë. Paguanin për të blerë lirinë e tyre, ndoshta me një çmim më të lartë se sa i duhej një të kamuri për ta blerë apo për ta marrë me qira. Por ndodhte që edhe senatorët, politikanët e shquar, mund të shënonin një ose dy pikë me masat, duke i dhënë lirinë për të zgjedhur skllevër.
Por ndodhte që Roma i lejoi skllevërit të kishin skllevër… edhe kur ata vetë ishin ende skllevër!
Përgatiti: Albert Vataj