Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Familja, shpërblimi hyjnor dhe lufta e vështirë e betejave sfiduese

May 16, 2024
in Impresione, Slider, Të përzgjedhurat
Familja, shpërblimi hyjnor dhe lufta e vështirë e betejave sfiduese
9
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

A ka familje të lumtur?

Po, ka familje të lumtur dhe këtë nuk e luan topi!

Si është e mundur kjo, do të pyeste një grua që ka mbetur e vetme në sfidat familjare, një grua që punon dhe rropatet për të rritur dhe edukuar fëmijët që nuk i binden, për t’i shërbyer dhe ushqyer një burrë dembel dhe pijanec, i cili shpesh ka edhe arsye të ngre dorë.

Po, ka familje të lumtur!

A është e mundur kjo do të thoshte një baba që e akuzojnë se nuk është për asgjë tjetër, vetëm për punë e për atë muhabetin, një baba që toleron një grua që bën ç’farë t’i shkrepet në mendje dhe shamatohet kot me fëmijët që nuk duan t’ia dinë për asgjë.

Po, ka familje të lumtur!

Ekziston vërtetë një mundësi e tillë, pyet e shqetësuar një vajzë, e cila bën makismumin, por pamjaftueshëm që prindërit e saj ta vlerësojnë dhe ta konsiderojnë.

Po, ka familje të lumtur!

Futja kot, do të thoshte një djal, të cilit i duhet të jetë gjithnjë mes prindërve që zihen për gjëra koti dhe i bëjnë naftën problemeve, prindërve që as se duan t’ia dinë se ai ka dëshira dhe ëndrra.

Po, ka familje të lumtur!

Të gënjejmë, siç bëjmë me një foto që hedhim në rrjetet sociale apo me mënyrën se si shpërfaqemi jashtë shtëpisë, aty ku duhet të ruhesh se mos rrëshket edhe pse je me hundthyer, aty ku të duhet me doemos të tregosh më të mirën tënde edhe pse fytyrëvrerosur.

Po, ka familje të lumtur!

Ka dhe duhet të ketë, momente të bukura që e mbushin me dritë lumturimi një familje, momentet zakonisht janë kohëgjatë sa shkëndia e një rrufeje apo blici i një aparati fotografik, ndoshta diçka më gjatë.

Po, ka familje të lumtur!

Përtej formalizmave dhe mekanizmave të shtirjes, armatës së moralizmave dhe një ngrehine të lartë përçartjesh dhe maksimave që e idealizojnë të vërtetën, duke e zhbërë thellësisht atë, si një tentativë për ta mbrojtur familjen pa i mësuar më parë asaj alfabetin e komunikimit dhe zejen ndeshjes, qëndron e vërteta. Duke e mbështjellë me fasadën e një manipulimit të gënjeshtërt, e ekspozojnë hapur këtë krijesë të brishtë ndaj kushtet e paqëndrueshme atmosferike dhe një terreni gjithnjë e më të ashpër.

Realistët dhe disfatistët janë të në një mëndje, p’JO.

Idealistët kanë argumente bindës për të kundërtën, por jo gjithmonë dëshirat dhe ëndrrat, apo ajo që duhet promovuar si normë për konsum publik, janë fakte. Ato janë një përpjekje për të besuar atë që thoshte një fabul e gomarit, të cilin e kishte kafshuar ujku, ndërsa ai pushonte, dhe thoshte me vete, bëje Zot ëndërr.

Nëse ne e kuptomë familjen si një makineri, një instrument i kalkuluar në perfeksion, ndoshta na mbetet të besojmë se gjithçka do të shkojë për mrekulli. Por jo, nuk mund, sepse familja është një organizëm i gjallë, i përbërë nga disa individë, që kanë vetëm familjen të përbashkët, asgjë tjetër. Ata kanë interesa të ndryshme, janë karaktere dhe personalitete gjithashtu të ndryshme, përkatësi gjinore dhe moshe të ndryshe, kanë aspirata dhe ëndrra thellësisht personale, ku ndahen mes tyre.

Megjithatë ata i përkasin një familje dhe secili në mënyrën e vet përpiqet ta kuptojë dhe të kontribuojë për këtë, por pa mundur dot të heqin dorë nga ajo çfarë ata i përfaqëson dhe çfarë për ta është e rëndësisë prioritare.

Marrëdhënia mes bashkëshortëve dhe mënyra se si ata rrugëzgjidhin problemet dhe ekspozohen në familje kryesisht, është pak a shumë ajo që do të jenë fëmijët, si gjymtyrë e këtij trupi. Që ata të funksionojnë si një identitet, atyre u duhet të vlerësojnë dhe të konsiderojnë si të kësaj njësie.

A është gjithçka siç duhet në mes marrëdhënies së bashkëshortëve, prindërve me fëmijët? Edhe nëse rrimë shtrembër, duhet të flasim drejtë, ndoshta për t’i kuptuar dhe pranuar situatat dhe zhvillimet siç janë. Sepse vetëm duke qenë të sinqertë dhe të vërtetë, mirëkuptues dhe tolerant, zgjidhja e probleme është më e mundur dhe harmonia gjen më shumë mundësi të shprehet si një rol përcaktues.

Avokatët e djallit këshillojnë se ndoshta edhe një sy qorr dhe një vesh shurdh, i jep zgjidhje një ngërçi shumë më mirë se çdo formulë, kod zakonor apo autoritarizëm. Pra të bëjmë sikur, por edhe të përpiqemi të jemi të vërtetë në kompromis, “për një plesht nuk digjet jorgani”.

Duhet edhe pse nuk duam, kokëmushkësia vetëm vickla dhe shqelma sjellë. Nuk ka, por edhe nëse duhet të ketë gjëra për të cilat pendohemi, i’a vlen për një gjë të lartë, për familjen.

Askush nga ne, në prioritetet e jetës, nuk ka gjë më prioritare se sa familjen. Ajo është arsye dhe motivim thelbësor i jetës.

Ne, prindërit, duke qenë se i përkasim një kohe tjetër, gjithmonë e kemi patur të vështirësi në  ndërtimin e marrëdhënies me fëmijët, dhe vetë fëmijët akoma më shumë e kanë të pamundur të kapërcejnë, “Prindërit nuk na kuptojnë”. Sepse ne realisht kuptojmë atë që mundemi ne, në pamundësi për të rrokur të zotëruarit të atij kuptimi që na mban më afër fëmijëve. Atëherë ne si prindër, vuajmë pak edhe nga e drejta për të patur gjithmonë të drejtë, dhe kjo fëmijët tanë i acaron, në rastin më të mirë e thellon hendekun ndarës me ta. Ne shqetësohemi pse ata nuk hapen, ata acarohen se ne nuk i kuptojmë. Gjithsesi kjo është familja, këto kanë qenë, janë dhe do të jenë hallet dhe dertet e familjes. Dhe sekreti për ta kthyer këtë mision të mundimshëm në një sipërmarrje sfidash, është të kuptojmë pikërisht këtë mospërputhshmërinë të asaj që fëmijët kuptojnë dhe atë që ne pranojmë, pak a shumë, “t’hiq e mos këput”.

Na duhet të jemi vetja dhe të vërtetë, edhe…

Ndoshta e vërteta nuk e kthen lumturinë në familje, por përmes saj dhe vetëm përmes saj, shkojmë te zgjidhja e problemeve që kthen lumturinë në familje.

Albert Vataj

Tags: 16 majAlbert Vataj
Previous Post

Çamiko-ja…. vallja që “pushtoi” Greqinë….!

Next Post

Përsosmëria në art dhe arsyet pse David i Mikelanxhelos ka mbetur një vepër ikonike

Next Post
Përsosmëria në art dhe arsyet pse David i Mikelanxhelos ka mbetur një vepër ikonike

Përsosmëria në art dhe arsyet pse David i Mikelanxhelos ka mbetur një vepër ikonike

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj