Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Prifti arbëresh Papas Lukë Matranga në përvjetorin e vdekjes

May 6, 2024
in Forum
Prifti arbëresh Papas Lukë Matranga në përvjetorin e vdekjes
4
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Prifti arbёresh Papas Lukë Matranga (1560-1619), figurё madhore e Kishёs dhe letёrisё arbёreshe, nё përvjetorin e vdekjes.Në vitin 1592 përktheu nga italishtja dhe botoi në Romë katekizmin me titull “E mbesueme e kërshterë” ( Doktrina e Krishterë), botimi i dytë më i vjetër i letërsisë shqiptare, por edhe vepra e parë e një arbëreshi dhe e para vepër e shkruar në toskërisht

R.SH. – Vatikan

Më 6 maj të vitit 1619 ndёrroi jetё prifti arbёresh papas Luca Matranga (1560-1619) në Horë (Fshat) të Arbëreshëve, nё Sicili, njё personalitet i shquar i Kishës dhe i kulturës së vjetër arbëreshe.

Papas Luca Matrang lindi në Horë (Fshat) të Arbëreshëve në Sicili, mbi Palermo, e pasi kreu studimet filozofike e teologjike në kolegjin e Shën Atanasit në Romë, u kthye në Sicilinë e tij të lindjes, ku shërbeu si meshtar.

Në vitin 1592 përktheu nga italishtja dhe botoi në Romë katekizmin me titull “E mbesueme e kërshterë” ( Doktrina e Krishterë), vepёr e teologut jezuit At Ledesma, u botua pak vite pas veprës së ‘Meshari’ të priftit dom Gjon Buzuku, prandaj “E mbesueme e kërshterë” është vepra e dytë e shkruar në gjuhën shqipe, që njihet deri më sot. Vepra e Lukë Matranges është me një rëndësi të jashtëzakonshme për historinë e gjuhës shqipe, e në mënyrë të veçantë për dialektin e Horës së Arbëreshëve. Pra ka një vlerë të dorës së parë për letërsinë, kulturën, identitetin kombëtar e shpirtëror të shqiptarëve në përgjithësi, e të arbëreshëve në veçanti. Kjo vepër u bë e njohur nga botimi i Prof. M La Piana në revistën “Roma e l’Oriente’ më 1912. Më 2013 albanologu e studiuesi i letërsisë shqipe e arbëreshe, prof. Matteo Mandalà  botoi një botim tjetër me titullin “Lekë Matranga: njeriu, koha, vepra”.

Vepra “E mbesueme e kërshterë” me 28 faqe që ka rëndësi shpirtërore e katekistike për historinё e Kishës arbëreshe, pёrveç pёrmbajtjes sё katekizmit mbi doktrinën e krishterë në formë pyetje-përgjigje, përfshin edhe një vjershë me tetë vargje që përbën llojin e parë të vargut të shkruar shqip. “Doktrina e Krishterë” e Matrangës përmban një hyrje në italishte, një vjershë me tetë vargje, që përbën llojin e parë të vargut të shkruar në shqip, si dhe vetë katekizmin, që është mёsim e udhëzim për njohjen e doktrinës së krishterë, mësimet e Kishёs në formën e pyetje -përgjigjeve. Në hyrje, duke ia kushtuar veprën kardinalit Ludovico II de Torres, kryeipeshkёv i Monreales, papas Matranga shpjegon se përkthimi ishte bërë për t’u përdorur nga besimtarët e krishterë arbëreshë që nuk e kuptonin variantin italisht të katekizmit në qarkullim, duke theksuar se ai do t’u vlente “qindra familjeve në Kalabri e në Pulje” me prejardhje shqiptare për përforcimin e fesë së tyre të krishterë.

 Vjersha e parë që u botua në gjuhën shqipe në “E mbesueme e kërshterë” ( Doktrina e Krishterë) nga papas Luca Matranga, përbëhet nga tetë vargje, në njëmbëdhjetërrokësh me rimë të këmbyer. Ajo përmban një mesazh të çmueshëm e prekës shpirtëror e titullohet thjesht ‘Canzona spirituale’ – ‘Këngë e përshpirtshme’:

“Cghithaeue u thaerés cux do ndaegliésae,
Tae mirae tae chraextée bura e gràa,
Mbae fiàaet tae tinaezòt tae xichi méxae,
Sé sixtae gnerij néx cciae mcà¡tae scàa,
Elum cux e cuiton sé càa tae vdésae,
E mentae bà¡xcae mbae taenaezònae i càa,
Sé chrixti ndae parràisit i baen piésae,
E baen paer bijr tae tij e paer vaelàa.”

(Gjithëve u thërres, kush do ndëljesë,
Të mirë të krështee burra e graa,
Mbë fjalët të tinëzot të shihi meshë,
Se s’ishtë njeri nesh që mkatë s’kaa;
E lum kush e kujton se kaa të vdesë,
E mentë bashkë mbë tënëzonë i kaa;
Se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë,
E bën për bir të ti e për vëllaa.). 

Tags: AlbaniaAlbert VatajShqipTradita
Previous Post

Napoleon Bonaparti vdiq nga kanceri i stomakut apo u helmua me arsenik?! Teoritë dhe trillet e findit të një perandori legjendar

Next Post

Sigmund Freud: Le të përpiqemi gjithmonë të kuptojmë të gjitha sinjalet që na dërgon pavetëdija jonë çdo ditë

Next Post
Sigmund Freud: Le të përpiqemi gjithmonë të kuptojmë të gjitha sinjalet që na dërgon pavetëdija jonë çdo ditë

Sigmund Freud: Le të përpiqemi gjithmonë të kuptojmë të gjitha sinjalet që na dërgon pavetëdija jonë çdo ditë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Koha të përballemi me thyerjen, por edhe të zbulojmë çarjet përmes së cilës hyn drita

Koha të përballemi me thyerjen, por edhe të zbulojmë çarjet përmes së cilës hyn drita

August 14, 2025
“Pranvera e përjetshme” e Rodine, që u ngjiz nga mitologjia dhe u mbrujt në zjarrin e Camille Claudel

“Pranvera e përjetshme” e Rodine, që u ngjiz nga mitologjia dhe u mbrujt në zjarrin e Camille Claudel

August 14, 2025
Zhuliana Jorganxhi, mbretëresha e vargut të dashurisë, shpirtja krijuese që e shndërroi poezinë në këngë

Zhuliana Jorganxhi, mbretëresha e vargut të dashurisë, shpirtja krijuese që e shndërroi poezinë në këngë

August 14, 2025
Plumbi që përshkoi plumbin, dëshmia e një shiu zjarri në Betejën e Çanakalas (24 prill – 8 gusht 1915)

Plumbi që përshkoi plumbin, dëshmia e një shiu zjarri në Betejën e Çanakalas (24 prill – 8 gusht 1915)

August 13, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj