Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Charlie Chaplin, gjeniu i filmit pa zë, komiku që na bëri të qeshim dhe të mendojmë

April 16, 2025
in Figura të ndrituna, Slider, Të përzgjedhurat
Charlie Chaplin, gjeniu i filmit pa zë, komiku që na bëri të qeshim dhe të mendojmë
26
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj

Ishte dhe mbeti një nga komedianët legjendar. Emri i Charlie Chaplin është përjetësisht sinonim i komedisë dhe humorit. Ai ishte një nga yjet më të mëdhenj në epokën e filmit pa zë dhe e përfshiu audiencën në një shpërthim të qeshurash dhe thellim mendimi, me personazhin e tij. Në një karrierë që përfshin mbi 75 vjet, Chaplin dha shumë shfaqje të paharrueshme dhe të shkëlqyera. Ky gjeni komik i gjithanshëm aktroi, drejtoi, prodhoi, shkroi dhe kompozoi muzikë për pothuajse të gjithë filmat e tij dhe u njoh si ‘Endacaku i Vogël’, personazhi që luante në filmat e tij. Një ikonë në kinemanë botërore, Chaplin është pranuar gjerësisht si një nga baballarët themelues të zhanrit të komedisë dhe ka ndikuar në një sërë kineastësh dhe humoristësh. Edhe sot, shumë nga filmat e tij janë jashtëzakonisht të njohur dhe cilësohen si klasikë. Disa nga filmat e tij më të mëdhenj përfshijnë ‘Modern Times’, ‘The Great Dictator’, ‘The Gold Rush’, ‘The Immigrant’ dhe ‘The Kid’.

Më 16 prill 1889 u lind Charlie Chaplin, ishte dhe do të mbetet një prej personazheve më të rëndësishme të filmit pa zë dhe mesazhit që kjo sprovë e arti kinematografik u rrek të përcillte në një kohë zëshmërie të potershme të botës. Komiku më i spikatur dhe pantomima më therëse që kishte shpuar ndërgjegjen e një gjenerate, ishte krejtçfarë zgjodhi ai si komunikim, më shumë se si një modelim i mënyrës për të bërë lavdi. Loja, karakteret dhe tipat që jetësoi ai, ishin dhe mbeten emblematike në historinë e kremtimit të vlerës dhe shëmbëllimit të një botëkuptimi që guxonte të ngrihej kushtrueshëm kundër një sistem të kalbur. Ishte ai që pati fatin ta mbante artin ende në një mënyrë për të emancipuar masat, me të drejtën për të patur të drejtë dhe për të kremtuar në gjithçka nevojën për ndryshim progresiv, për përfshirje në realen që inspiron për impuls dhe reagim.

Regjisori dhe aktori anglez, Charlie Chaplin 16 prill 1889 – 25 dhjetor 1977 ishte një talent i jashtëzakonshëm, i cili i kushtoi gjithë jetën për t’i bërë njerëzit, jo vetëm të qeshin por edhe të mendojnë. Dhe ndoshta ishte ai si pakkush tjetër që i’a doli.

Kur bota vuante pasojat e Luftës së Parë Botërore, shumë njerëz gjetën shpresë në filmat e tij, edhe pse pas komikes së tyre fshihej një jetë e trishtuar. Në një sondazh mbarëbotëror të drejtuar nga kritikë të filmit, Chaplin votohet si aktori më i madh i historisë së kinemasë.

“Në çastin që bleni një biletë, ju papritur ndodheni në një botë tjetër” – shprehej Çaplini. Shfaqja tek ai, nga zbavitje e rëndomtë shndërrohet në art.

Ai i dha komedisë një frymë të re në një kohë kur paniku i pasluftës, fashizmi dhe depresioni ishin pjesë e jetës, në Evropë dhe Amerikë. Ndërsa jeta e tij pas ekranit ishte e tronditur, dhe ndoshta ky ka qenë shkaku i frymëzimit të thënies së famshme së “Jeta është një tragjedi kur e sheh me lupë dhe komedi në rrjedhën e saj.”

Tags: AlbaniaAlbert VatajCharlie ChaplinShqip
Previous Post

Prof. dr. Jup Kastrati, kontributori i paepur i veprave dhe vlerave të njimendta kombëtare

Next Post

Si e dha fytyrën e veja e krijuesit të makinave qepëse “Singer”,  si model i Statujës së Lirisë?

Next Post
Si e dha fytyrën e veja e krijuesit të makinave qepëse “Singer”,  si model i Statujës së Lirisë?

Si e dha fytyrën e veja e krijuesit të makinave qepëse "Singer",  si model i Statujës së Lirisë?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj