Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Vinçens Stratigo, atdhetari i fisit të fisnikëve Coroneo, poeti arbëresh që evokoi historinë shqiptare me vargje

December 16, 2023
in Figura të ndrituna, Slider, Të përzgjedhurat
Vinçens Stratigo, atdhetari i fisit të fisnikëve Coroneo, poeti arbëresh që evokoi historinë shqiptare me vargje
12
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Gjysma e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë që, me gjithë rrëzimin e dinastisë së Burbonëve, ishte një periudhë konfliktesh sociale të vazhdueshme në mbarë Italinë e jugut, na jep një shkrimtar i cili shpesh është cilësuar si poeti i parë socialist në letërsinë shqiptare, Vinçenc Stratigo102 (ital. Vincenzo Straticò, 1822-1885). Ai ishte nga katundi kalabrez Ungër në provincën e Kozencës ku lindi më 16 dhjetor 1822 dhe studioi në Shën Mitër në Kolegjin e Shën Adrianit. Mori pjesë në ngjarjet e vitit 1848 ku për pak kohë ishte kapiten ushtrie. Me t’u kthyer në qytetin e lindjes, ku edhe kaloi pjesën tjetër të jetës, iu përkushtua me gjithë shpirt mbrojtjes së të drejtave sociale e politike të fshatarësisë së varfër të Kalabrisë dhe luftës së saj për një jetë më të mirë. Poezitë e tij me tema atdhetare, shoqërore e dashurie, nga të cilat një numër i vogël dolën në dritë, dëshmojnë për një vetëdije të mprehtë sociale të shfrytëzimit klasor, një tipar krejt unikal në letërsinë arbëreshe.

Në ditën e festës së Zojës Carmine në Lungro, 16 korrik të 1859, me forcë dhe guximshëm jehoi zëri i luftëtarit të lashtë e të pathyeshëm shqiptar: Vincenzo Stratigò.

Nga nji prej ballkoneve të pallatit të tij stërgjyshor, atdhetari i fisit të fisnikëve Coroneo, nxiti popullin e Lungros të kërkonin Bashkimin e Italisë kundër qeverisë së Bourbonëve që ishte duke dhënë shpirt, e duke marrë mbi vete ai dhe të afërmit e tij urrejtjen e autoriteteve mbretërore, dhe duke i detyruar të vendosnin për kokën e tij një shpërblim prej dymijë dukatesh.

Ai u rrit me gjithë kujdeset që i përkisnin trashëgimtarit të parë. Mësimet e para i mori nga nj xhaxha i tij, Papas Luigji dhe më pas kur mbushi moshën dymbëdhjetë vjeçare shkoi në liceun e San Demetrio Coronës ku u bë nxënës dhe konviktor i tij, e më pas u regjistrua në kurset e së Drejtës në Napoli.

Duke marrë pjesë në kryengritjen e 15 majit të 1848, ai u detyrua të kthehej në Lungro, prej nga ku qe nisur, duke ndjekur Domenico Damis dhe Dyqind lungresët e tjerë vullnetarë, në përplasjen e  Campoteneses. I shpëton burgosjes, por babai i tij Angelo, gjyqtar, qe zhvendosur në Muro Lucano, ku ai i mbërthyer nga kolera vdiq papritmas: Ndërkohë Nëna Matilde dhe i vëllai Dhimitri vuajnë në burgun në Lungros. Në vitin 1860, sapo dëgjoi kushtrimin e luanit Arbëresh, Domenico Damis ai bashkohet në mbështetje të Garibaldit në Kalabri, si komandant i nji prej pesë kompanive të Lungros, duke mbrritur në Volturno, ku batalioni i shqiptarëve luftoi në mënyrën më të lavdishme.

Në vitin 1864, ai u emërua anëtar i Gjykatës së Luftës për ndalimin e banditizmit në Basilicata dhe mbështeti në Lagonegro veprat humanitare dhe sociale duke merituar “Qytetarinë e nderit” të atij Qyteti.

Në Luftën e Dytë për Pavarësi është Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Gjeneralit Durante, por jep dorëheqje prej jetës ushtarake, sepse qe i parë me sy të keq prej oficerëve piemontezë dhe kthehet në Lungro dhe angazhohet ne përhapjen e ideve të nji socializmi me fytyrë humane.

Në nji letër të vitit 1882 (Depretis ishte president i Brendshëm i Përkohshëm i Këshillit të Ministrave), “Disekuilibret midis shkëmbimit dhe prodhimit”, ku Stratigò qe promotor, theksoi me këmbëngulje, gjendjen e varfër të fermerëve, duke i bërë thirrje qeverisë të ndihmojë me më shumë burime për bujqësinë, e kundër diskreminimeve lokale, e pangopësisë së sistemit fiskal të padrejtë.

Vincenzo Stratigò vdiq në Lungro 29 shtator 1885.

Vlen të theksohen se karateristike në jetën dhe shkrimet e tij janë patriotizmi i tij i kombinuar me nji sinqeritet mbi bazat e filantropisë humane, ku motivet liberale ndërlidhen me polemikat e vjetra me frymë iluministe…

Disa prej tyre u bënë popullore dhe këndohen edhe sot. Në vjershën italisht “L’Albanese” (“Shqiptari”), ai evokon historinë e Shqipërisë dhe virtytet e Shqiptarëve.  Këtë vjershë, https://redaktori.net e sjell për lexuesit:

“SHQIPTAR”

T’rreptë kam shikimin, shpirtin të çiltër

Në gjoks më dridhet virtyt luftari,

Linda, do vdesi për vendin tim,

Shqiptar unë jam.

Princa t’guximshëm, idhnakë të poshtër

Ma shprishën gjakun, po jo kurrë zemrën,

Në shpirt-o paqen Zoti ma derdhi,

Shqiptar unë jam.

Nga toka nënë t’Epirit t’ëmbël

Të mijt stërgjyshër ikën një ditë,

Nga vend i dashur duke qarë ikën,

Shqiptar unë jam.

Të zemëruar nga fatkeqësia,

Të etërve pleq varret braktisën,

Mbi kodrat ngritën fshatin e bukur,

Shqiptar unë jam.

Tej gjëmon qielli, k’tu fërshëllen era,

T’përsëris m’pëlqen një fjalë të dashur,

Kushtrim, Kushtrim-o, ti vendi im,

Shqiptar unë jam.

Skënderi im në luftë të shenjtë

Me gjak të turkut tokën vaditi,

Dhe plot fitore në vend u kthye,

Shqiptar unë jam.

Skënderi im që me vetimë t’syve

Përpara vinte turqit me mijëra,

Diell i shkëlqyer i vendit tim,

Shqiptar unë jam.

N’ vajtime linda, ndër armë u rrita,

Me tinguj t’këngës përballoj vdekjen,

Në luftë do vdesi për vendin tim,

Shqiptar unë jam.

Trashëgim tjetër unë nuk pata,

Zemër të dridhur, trimëri të madhe,

M’ tingëllon në buzët një fjalë e ëmbël,

Shqiptar unë jam.

Në sy kam luftën, n’fytyrë kam vdekjen,

Po n’zemër mua më flet Parraisi,

M’ tigëllon në buzët një fjalë e ëmbël,

Shqiptar unë jam.

Besim i lashtë, dashuri e vendit

Ma ngroh mua gjoksin, ma ndez mua zemrën,

Gjakun e derdhi për vendin tim, Shqiptar unë jam.

S’ kam pasurira, përbuz paranë,

Rrëmbej unë shpatën t’ Boçarit tim

T’ Boçarit nami i vendit tim,

Shqiptar unë jam.

N’ dyzetetetën me zemrim t’shenjtë,

Kur mbreti ligjin-o na e shkeli;

Unë rroka armët për vendin tim,

Shqiptar unë jam.

Vetë unë mbi Kratin, n’kushtrim t’atdheut,

Vajta dhe ngula flamurin tim,

Shkunda dhe trimat e vendit tim,

Shqiptar unë jam.

Atje n’ Sant Anxhelo, mbi kodrën rripë,

Armikut t’mbrapsht ia prisha gjakun,

Kurorë fitoi atje fshati im,

Shqiptar unë jam.

Atje mbi sheshet e Kameratës

Me mijëra mbretër unë i shkatërrova

Dhe unë i vetëm në vendin tim,

Shqiptar une jam.

Na u ngrit Lungro, u ngrit Specano,

Akuaformoza me armë në duar,

Armët rrëmbeu edhe Plataçi,

Shqiptar unë jam.

Shën Gjergji, Firmo, Shën Konstandini,

N’ kodrat luftuan të Shën Martinit,

Edhe Frasniti pas armëve rendi,

Shqiptar unë jam.

Edhe Shën Mitri, Makja krenare,

Shpaloi në erë flamur’n e vet,

Armësh vetinte Kampoteneze,

Shqiptar unë jam.

Atje n’luginën e Shën Martinit,

Trimërisht luftova, po qesh pa fat,

Mir’mbeç, o flamur i vendit tim,

Shqiptar unë jam.

O Kjod, ti Toç-o, Maur Kryelartë,

Kokën u shtypën, jo kurrë mendimin,

O gjak i pastër i vendit tim,

Shqiptar unë jam.

Lulë e Greqisë, dashuri e lartë,

Nga ju mësohet se si të vdiset,

T’paharruar emra të vendit tim,

Shqiptar unë jam.

Dhe ti Milano po vringëllon shpatën,

Duke thirrë vetëm kundra të mbrapshtit:

-Vdis, ti, tiran-o, i vendit tim,

Shqiptar unë jam.

I shenjtë qëllimi, e shenjtë dëshira,

Që digjet e ma ndez rrufe hyjnore,

Si rr’fe qëlloje armikun e vendit.

Shqiptar unë jam.

E ti frikacak m’dëgjon e qeshe

Ti që më shkele të gjithë atdheun,

Ti je kopil-o i vendit tim,

Shqiptar unë jam.

Ti të atdheut shkele altarët,

Atdheun shpëtoj unë me gjakun tim,

Ik, se ty Zoti, ty të mallkoi,

Shqiptar unë jam.

Ti nuk i shtyp dot me fuqinë tënde,

Virtytin tim-o, qëndresën time,

Linda, do vdesi për vendin tim,

Shqiptar unë jam.

Ik i mallkuar, ik i mallkuar,

Se asnjë vend ty s’t’mban në gji,

Ti je rebel-o i vendit tim,

Shqiptar unë jam.

Kur ai Buzaka me shpirt të shitur,

Shpaloi drejt Lungros flamur’n e vet,

At’herë Skënderi n’zemër më zbriti,

Shqiptar unë jam.

U ranë borive ushtritë e huaja,

Dhe unë i bija këmbanës sime,

Ndër armë seç rendi tërë fshati im,

Shqiptar unë jam.

Nga thirrje e lartë e dashurisë së atdheut,

Me t’shpejtë Buzaka tmerruar iku,

Si një pëllumb fluturim mori,

Shqiptar unë jam.

Armik i kohës, armik i botës,

Vetëm virtyti më bën t’gëzuar,

Flakëroi shkëndia për vendin tim,

Shqiptar unë jam.

Në mes të armëve mendimi m’lindi,

Në gjoks më dridhet guxim luftari,

Vajtoj për plagët e vendit tim,

Shqiptar unë jam.

Ndër të panjohur bëj ballë rrezikut,

Më mungon buka n’mërgim’n e rëndë,

E ëmbël vuajtja për vendin tim,

Shqiptar unë jam.

Qëndroj patundur hekurash lidhur,

Vuaj, as shtrohem me kaq mundime,

Bir i vërtetë i vendit tim,

Shqiptar unë jam.

Luftoj për t’drejtën, t’shenjtën, t’vërtetën,

Po dëshiroj ditën t’çlirimit tim,

Ngrehu, o flamur i vendit tim,

Shqiptar unë jam.

Kushtrim, kushtrim-o, i shenjtë zemrimi,

Për fatkeqësinë Zoti m’frymzon,

Ndër armë, ndër armë, o vendi im,

Shqiptar unë jam.

Marrë nga STUDIME FILOLOGJIKE 3, Tirane, 1964

Përgatiti: Jolanda Lila

Vincenzo Stratigò de ‘Coronei (1822-1885) Kontributi i italo-shqiptarëve në Rilindjen italiane
Vinçens Stratigo, poeti arbëresh që evokoi historinë shqiptare me vargje
Tags: AlbaniaAlbert VatajKujteseNjeriuShqipVinçens Stratigo
Previous Post

Tragjizmi i “Hypatia”, gruas së madhe të shkencës që ra pre e një mosmarrëveshjeje politike, u masakrua dhe u poshtërua nga fanatikët

Next Post

“Bathësi i Valpinçonit”, piktura që frymëzoi Man Ray për të realizuar fotografinë legjendare, “Le violon d’Ingres”

Next Post
“Bathësi i Valpinçonit”, piktura që frymëzoi Man Ray për të realizuar fotografinë legjendare, “Le violon d’Ingres”

"Bathësi i Valpinçonit", piktura që frymëzoi Man Ray për të realizuar fotografinë legjendare, "Le violon d'Ingres"

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj