Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Përshkrimore

Mos të duhet një gur për të tërhequr vëmendje, një gur për të bërë që zëri juaj të dëgjohet?!

October 16, 2023
in Përshkrimore, Të përzgjedhurat
Mos të duhet një gur për të tërhequr vëmendje, një gur për të bërë që zëri juaj të dëgjohet?!
50
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Teksa një biznesmen i pasur po lëvizte rrugëve të qytetit me makinën e tij të re Jaguar, një gur i rëndë goditi makinën e tij në krahun e djathtë. Menjëherë ai qëndroi dhe doli jashtë të shohë dëmin që i ishte shkaktuar makinës së tij të dashur. Teksa po dilte, me vete tha:”Kush mund të jetë ai pelivan që më qëlloi?”

Në çast, sytë i vajtën tek një djalë në qoshe të rrugës, i cili dukej tejet i frikësuar dhe i shqetësuar. Gjithë nerva, biznesmeni iu drejtua djalit i cili sapo i kishte dëmtuar makinën me një gur të madh. Ai e mbërtheu për krahësh dhe e shtyri drejt murit duke i thënë:”More maskara dhe pizeveng i vogël! Ç’pate që qëllove makinën time të re me gur?! Ajo që bëre do i kushtojë babait tënd një grusht me para!!”

Në çast, djalit të vogël dhe të njomë i shpërthyen lotët. Duke qarë me dënesë, djali i tha:”Më falni zotëri! Më falni, por nuk dija ç’të bëja. Ka orë që kërkoj të tërheq vëmendjen e ndonjërit, por askush nuk qëndron të më ndihmojë…. Mandej, duke bërë me gisht, i tregoi një gropë ku kishte rënë një djalë dhe shtoi:”Ai djali që sheh në gropë është im vëlla, i cili është i paralizuar dhe nuk mund të lëvizë. Teksa ishte duke ecur dhe duke shtyrë karrocën e tij, nuk e di se si përfundoi në atë gropë. Unë jam i vogël dhe nuk munda ta nxjerr që andej, edhe pse u orvata kushedi sa herë. Të lutem Zotëri, më ndihmo ta nxjerrim vëllain e sëmurë nga gropa. Ka disa orë që ai gjendet në gropë dhe është tmerruar. Mandej, bëj ç’të duash me mua për dëmin që i kam shkaktuar makinës!!”

Biznesmeni nuk i kontrolloi dot emocionet dhe një lëmsh iu mblodh në grykë. Menjëherë vajti dhe e nxori nga gropa djalin e paralizuar dhe e uli në karrocën e tij. Mandej, nxori një fashë nga makina dhe i lidhi plagët që kishte marrë.

Pasi përfundoi, djali e pyeti:”Po tani zotëri? Çfarë do të bëni me makinën?”

Biznesmeni iu përgjigj:”Asgjë. Harroje fare çështjen e makinës!” Ai nuk e riparoi dëmin e shkaktuar në makinë, duke dashur ta mbajë si një kujtim. Ai u largua me urimin që mos ketë njerëz të tjerë, të cilët për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, ti gjuajnë me gurë.

Ne jetojmë një kohë ku angazhimet dhe shqetësimet janë të shumta. Të gjithë i janë vërsulur punës për të vënë sa më shumë pasuri mënjanë, me shpresë se sa më shumë të kenë aq më të lumtur do të bëhen. Sakaq, ata e harrojnë krejtësisht Zotin, i cili na jep afat edhe pse ne jemi të shkujdesur dhe indiferentë, me shpresë se një ditë do të kthehemi tek Ai. Ai na jep pasuri, shëndet dhe dije, kurse ne as që e falënderojmë. Ai na flet, por askush nuk përgjigjet. Atëherë, Ai na e tërheq veshin herë me sëmundje, herë me fukarallëk dhe herë të tjera gjëra të rënda, me shpresë që të ndërgjegjësohemi dhe ti përgjigjemi.

Marrë nga postimi në Facebook, Libri Komente

Tags: AlbaniaAlbert VatajBotaDijeKeshillaKujteseMendimiShqipTradita
Previous Post

Abdyl Frashëri, rilindësi i shquar, karriera dhe kalvari i gjatë i burgosjeve dhe syrgjynosjeve

Next Post

Kaq shumë dashuri për ata që dëshiruan dhe i’a arritën të mbeten tek ne, jo ndryshe veçse dashuri

Next Post
Kaq shumë dashuri për ata që dëshiruan dhe i’a arritën të mbeten tek ne, jo ndryshe veçse dashuri

Kaq shumë dashuri për ata që dëshiruan dhe i'a arritën të mbeten tek ne, jo ndryshe veçse dashuri

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj