Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Slider

N’Logun e Bjeshkëve, atje ku Malsia zgjedh të Bukurën e Dheut dhe dëshmon vijimësinë e traditës

August 15, 2023
in Slider, Të përzgjedhurat, Traditë
N’Logun e Bjeshkëve, atje ku Malsia zgjedh të Bukurën e Dheut dhe dëshmon vijimësinë e traditës
35
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

“Logun e Bjeshkëve”, është një manifestim më të jashtëzakonshme kulturore, tradicionale dhe historike, me veçori unike dhe karakteristikat e spikatura që e kanë trashëguar dhe e mbajnë atë si një hajmali në gjerdanin e mrekullive të Malësisë.

I rikthyer nga kohë e largët, ky event që zhvillohet çdo vit, që nga vitin 1998, të shtunën e dytë të muajit Gusht në fshatin Lepushë të Kelmendit në vendin e quajtur Qafa e Predelecit, sinjifikon shpirtin e pasur që ka begatuar këtë tokë, këtë natyrë, këtë vend me tradita dhe vlera përfaqësuese.

Këtë vit më 13 gusht 2023, kjo ngjarje bashkon malësorët nga gjithë bota në “Log”; për të kuvenduar, kërcyer, kënduar dhe për të gjetur më të bukurën zanë të e zanave të malësisë.

I parashikuar të zhvillohet më datën 6 gusht, dhe i shtyrë për arsye të paqëndrueshmërve atmosferike, ky event do ta kthejë Lëpushën dhe Kelmendin në qendrën e botës shpirtërore të malësorëve dhe shqiptarëve.

Për të gjithë ata që vetëm kanë dëgjuar dhe do të duan të bëhen pjesë e këtij kremtimi të festës së traditës, do t’i bëjnë vetes një dhuratë të paçmuar, duke marrë pjesë në “Logun e Bjeshkëve”. Atje ata do të përcjellin, jo vetëm spektaklin e ngjyrave dhe hireve malësore, të madhështisë solemne të xhubletës dhe larminë e etnokulturës, që do të shpalosët këtë ditë festive, por do t’u jepet mundësia të takohen me vajza dhe gra të bukura, njerëz të mrekullueshëm dhe bujarë. Kësisoj do të përcjellin atë magji unike të malësore, duke e shënjuar këtë përvojë si një privilegj të përjetimit dhe pasurimit të momenteve shpirtërore.

Malsia e Madhe përmes “Logut të Bjeshkëve”, u rrëfen të gjithëve atë që ka qenë dhe do të mbetet në shekuj e shtrenjtë dhe e çmuar, amanetin e ruajtur thellë në gjirin e këtyre maleve dhe në shpirtin e këtyre njerëzve të mrekullueshëm, të thesarit të traditës, të hirit hyjnor të malësores. 

Historia e “Logut të Bjeshkëve”, si lindi dhe u kultivua kjo traditë e malësorëve

Është një manifestim kulturor që zhvillohet çdo vit që nga vitin 1998 në të shtunën e dytë të muajit Gusht në fshatin Lepushë të Kelmendit në vendin e quajtur Qafa e Predelecit.

Në këtë manifestim vajzat e Kelmendit konkurojnë për të qenë më e bukura e Bjeshkëve, për të fituar kurorën  “Miss Bjeshka”. Ky është një rast shumë i mirë që ju të njiheni dhe me veshjet tradicionale, këngët dhe vallet e Kelmendit.

Historia e Logut të Bjeshkëve është e hershme. Dikur njerëzit në mënyrë formale e të paorganizuar e shprehnin simpatinë e tyre për një nga vajzat apo nuset e fshatit, duke e vlerësuar atë nga hiret e saj. Ajo personifikohej  si e veshur mirë, e pastër dhe shëndetplotë. Ky vlerësim bëhej në momentin që ajo shihej në rrugë për tek kroi i fshatit apo ceremoni e festa si të dielave në Kishë. Ajo kthehej në simbol të bukurisë dhe të gjithë mundoheshin ta imitonin në mënyrën se si ajo , vishej, sillej, ecte, këndonte. Dikur kjo ditë logu kishte  karakter fetar ajo zhvillohej diten e Shna Prendes, në Malësi njihej si festa e bjeshkatarëve, ndaj kjo festë  ka marr emrin “Logu i Bjeshkeve”.

Xhubleta

Ndër vite në zonën e Kelmendit ka ekzistuar një “log” që në ato kohëra quhej ‘Logu i Nuseve’ ,ky “log” filloi në kishat kryesore të fshatrave të Komunës Kelmend: Selcë, Vukel, Vermosh. Nuset merrnin pjesë në këto fshatrave në mungesë të kishave të tjera dhe udhëtonin disa orë për të arritur në meshë. Pas meshës të gjithë banorët e fshatrave organizonin një spektakël që në këtë zonë quhet: ”log” (një fushë ku mblidheshin të gjithë banorët e fshatrave për të parë nuset e atij viti që ishin martuar në këto fshatra dhe për të përzgjedhur më të bukurën). Në vitin 1998 nga “logu i nuseve” ky spektakël u quajt “Logu I Bjeshkëve” ku tashmë nuk janë nuset por vajzat e fshatrave që marrin pjesë në këtë konkurs jo vetëm bukurie dhe përzgjidhet më e bukura. “Logu” ka mbi të gjitha një vlerë të jashtëzakonshme artistike dhe kulturore pasi shfaqet përveç bukurisë edhe trashëgimia kulturore e trevës, veshjet karakteristike, vallet, këngët, instrumentet, lojërat popullore etj.

Në këtë konkurs bukurie tradicionale marrin pjesë nga e gjithë Shqipëria dhe nga diaspora, emigrantë po konkurrojnë edhe bukuroshe nga Vuthajt dhe Rugova kryesisht. Secila trevë përfaqësohet me veshjen e vet popullore karakteristike. Mosha e vajzave pjesëmarrëse është nga 15-25 vjeçe. Organizohet nga Komuna Kelmend në  bashkëpunim me Shoqatën Kulturore ‘Jehona e Kelmendit’. Çdo vit marrin pjesë ansambli artistik i Kelmendit dhe këngëtarë e humoristë të ftuar.

Albert Vataj

(Fotot i kam bërë gjatë Logut të Bjeshkëve të 8 gushtit të vitit 2021)

Tags: Albert VatajBjeshkeveBukuriLoguMalsia e MadheTraditaXhubleta
Previous Post

Monica Bellucci, hiri i vezullimt i një bukurie ikonike, dehja e sharmit mesdhetar

Next Post

MEKIME NGA PERVOJA JETESORE/ Pendestari dhe mkatari që ishte nis me prish nji fejesë

Next Post
MEKIME NGA PERVOJA JETESORE/ Pendestari dhe mkatari që ishte nis me prish nji fejesë

MEKIME NGA PERVOJA JETESORE/ Pendestari dhe mkatari që ishte nis me prish nji fejesë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj