Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

“Autoportreti” si shprehje e reflektimit shpirtnor, nis nga Shkodra rrugëtimin e vet

December 12, 2022
in Forum, Slider, Të përzgjedhurat
“Autoportreti” si shprehje e reflektimit shpirtnor, nis nga Shkodra rrugëtimin e vet
208
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Me pjesëmarrjen e 60 fotografëve nga vende të ndryshme të botës, është zhvilluar më 10 dhjetor në Shkodër, në Galerinë ODA, Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë së Autoportretit. Fitues i kësaj sfide të ballafaqimit asht ukrainasja Anila Nilova. Çmim homazh ju dha fotografit nga Kosova, Naim Shala, i cili mori pjesë me punën e tij, por u largua nga jeta para se publiku shkodran të kremtonte me te festën e fotografisë.

U takume asaj mramje dhjetori me shi, n’Odë, me shpirtjen e komunikimit të 60 fotografëve, t’cilët banen t’mujtun që Shkodra të përkundte n’djepin e vet, nji vullnes t’hyjshme krijimi, përmes t’cillit na t’mushena me botën e atyne artistëve, si tue u shue etjen me qiell.

Edhe pse pa mbështetje financiare dhe me një bojkot të pajustifikum nga autoriteteve vendore t’Shkodrës, kjo nismë e kurajshme mori udhë, tue pas bekimin e artistëve dhe artdashësve. As ky mungim institucionesh, as shiu i vjeshtës, as mundësitë minimale, nuk e pengun që ky event të realizohej, kjo sofër e kuvendimit përmes imazhit, të shtrohej ashtu bujarisht, anipse n’nji Odë të vogël, t’zemrës së madhe shkodrane.

Vite ma parë kam shkruar një esse “A mundet Shkodra me u përtri prej humusit t’vet?!”, me ken e fillimt në çdo rrugëtim që vlerat marrin udhë dhe emni i Shkodrës, me ken si dikur motit, kur burra të urtë e shpirtra të pasun e naltësun këtë qytet, tue i dhan qiell fluturimeve ma t’bukura të lirisë dhe hirit krijues.

Jo vetëm kyt mramje celebrimi t’festës së fotografisë, por prej do kohësh, bijt e Shkodrës jan gjegj, me zemër e me shpirt, me i’a rikthy këtij prehni prehjen e hyjshme t’shpirtit krijus si tue dasht me i riba gjanat si kan ken, me kthy vërshimin e lumfës dhe pulsin e dalldisjes së bukur, ku Shkodra ndihet e gjallë. Edhe ata njëjt si Rozafa Shpuza, njaja qi i ka dhuru artit të madh të krejt shqiptarisë dhe jo vetëm, Odën e vet të vogël, me dëshmu se Shkodra e meriton me ken e fillimt në sipërmarrje të tilla, me ken altar dhe bekim i çdo shpirti dhe besimi, i çdo përfaqësimi dhe vlere.

Dhe ç’asht ma e randsishmja, me i ba këto gjana, qi krenojnë Shkodrën, me mundsi minimale financiare, si tue dëshmue, se nuk asht leku ai qi ban art, por asht shpirti krijus, asht begatimi i nji zemre në njat vezullim t’hyjshëm, ku çdonjëni n’ne shikohet dhe dritet.

Ata, t’parët që ju përgjigjen këtij kushtrimi të zëshëm të shtrimit të nji gostie festimi për fotografinë e autoportretit ishin:

Nga Shqipëri: Adnan Beci, Aliona Pogaj, Ardian Fezollari, Agim Kuri, Denisa Brahimi, Diana Mile, Eduart Gjino, Elidona Aga, Elsa Paja, Elsaida Musiq, Elsamina Musiq, Ergys Vela, Eva Sula, Fatma Paja, Genti Shkullaku, Iden Temali, Ikbal Kalaja, Ina Shani, Rozafa Shpuza, Valter Zhara, Lindita Dedukaj, Mavriks Shantoja, Petrit Kotepano dhe Xhesika Gasa.

Nga Kosova: Albiona Berisha, Arben Llapashtica, Arton Humolli, Eliza Hoxha, Granit Hyseni, Fahredin Spahija, Hazir Reka, Naim Shala, Shkelzen Rexha, Vjollca Kuqi.

Nga Maqedonia e Veriut: Boro Arsovski, Burhan Ahmeti, Dali Alili, Osman Demiri, Sali Jonuzi

Për me viju me Alina Nilova nga Ukrainë, Armela Mersinaj, Vasil Qesari, nga Franca, Berti Skenderasi dhe Edvin Çelo nga Amerika, Dash Izairi, Ileana Gega, Olsi Qazimi, Xheni Çuni nga Gjermani, Denada Reshiti, Edmond Kaceli, Ilir Shahini, Rudina Simiçija, Sabina Darova nga Italia, Henor Halili, Monika Dukaj, Jetlir Kovaçi nga Mali i Zi, Krenar Halimi nga Serbia, Mariposa Fa, Rromir Imami nga Zvicra, Shkurte Ramushi nga Finlanda.

Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë së Autoportretit ishte padyshim nji festë e fotografisë, sakaq diftoi se ishte nji mundësi me komuniku me shpirtin e botës nëpërmjet një fokusi, ishte për me mbet nji ligjërim i thellë përmes nji shumësie pikseli, përmes së cilës ne hyjmë në njerëzoren e artistëve si në një thesar të zbulum mbas nji ngulmimi të gjatë.

Duhet me e than, se kjo sipërmarrje e kurajshme, nisi rrugëtimin e vet, për herë të parë në Shkodër, në qytetin që përmes Marubëve, e të tjerëve qi erdhën më pas, dhe begatshëm vijnë, e banen fotografinë logo, e kthyen këtë shprehje arti një kulmim që i kahet zenitit njaty, n’vendin ku u shkruen faqet e para të historive që sot na krenojnë.   

Ideja e autoportretit, qi ven përballë artistë të mirënjohur të fotografisë nga vende të ndryshme është shumë ma shumë se nji sellfi që ban secili prej nesh me smartfon.

Autoportreti nuk asht as nji reflektim Narcizi, apo kontakt përmes një pasqyrimi, asht shpirti që fotografi shpërfaq në nji shkrepje të vetme. Dhe asht kjo qasje, e cilla shpërfaq çdonjenin prej fotografëve me veçantinë e vet, me atë yshtje që vjen kësisoj me tregu se autoportreti asht një ligjërim i shpirtit, asht një thellësi që del në pah përmes një imazhi.

Bashkë me emnat e njohun Niko Jakova, Leon Nenshati, pata privilegjin dhe përgjegjësinë, qi në mes ma të mirëve pjesëmarrës, me zgjedh ma të mirin, dhe autoportreti i ukrainases Alina Nilova ishte fitusi. Ma shumë se gjeopolitik apo nji lloj solidariteti për popullin martir të Ukrainës, ky vlerësim mori shkas nga veçantia përmes së cillës fotografia erdhi në kët konkurs. Nji autoportret ndryshe, nji komunikim i t’shikumit t’botës përmes nji xhami t’thym, sikur artistja ukrainase don me than se e tashmja dhe e ardhmja e saj, dhe jo vetëm, nuk asht ma si ma parë. Thymja, kah ajo na sheh dhe kah ne e shohim, nuk asht nji simbolik tragjizmi shprehës, që beh vetëm nga rreziku i luftës, sa ç’asht nga thymja e besimit të saj; te paqja, të e drejta e banorëve t’botës me bashkjetu, te legjitimiteti i gjithkujt me besu te andrrat dhe e bukura, te dëshirimi dhe pasioni, te gjithçka e njerëzishme, te ajo që mbrun njeriun, mish e shpirt, në nji qasje me meritu hyjnin e kësaj toksoreje t’përkohshme. Ajo na thot se, jo vetëm ajo, po tanona, jena t’rrezikum dhe mënyra qi shikohena asht përmes nji autoportreti të kësisojtë, n’dukje i shpërfytyrum, pa trajtë, pa formë, siç i shpërban gjanat, frika, humbja e besimit, vdekja.

Në tan kyt ballafaqim përmes autoportretit, qi erdhi me dëshmu nevojën për një qasje ndryshe komunikimi artistik, pjesmarrës në këtë konkurs, përcillet me një sinqeritet dhe thellësi ana e brendshme e fotografëve, atyne që janë syni që flet me një ligjërim poetik, zemra që i mat vetet tona dhe realitetin, me rrahje zemre, si me shkrepje blici. Nëse ne jena mësu qi fotografët me na pa dhe me na fokusi, në këtë shkas komunikimi, jena na qi i shohim ata, jena na qi e përcjellim botën e tyne nëpërmjet një përdredhimi qi ata zgjedhin me na u shpërfaq.

Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë së Autoportretit, nisi rrugëtimin e vet si një shprehje e ndrysht komunikimi, për me viju me ken një traditë festive për Shkodrën, e cila ka mikprit e ka me mikprit, tue ken zemërmadhe edhe pse në nji Odë të vogël qi Rozafa Shpuza e ka shndriu në nji sofër arti.  

Previous Post

Historia prekëse pas fotografisë virale të violinistit 12-vjeçar brazilian, Diego Frazão Torquato

Next Post

Mark Kaftalli, “Paganini shkodran”, ai që naltësoi një traditë dhe u përjetësua në kryvepër

Next Post
Mark Kaftalli, “Paganini shkodran”, ai që naltësoi një traditë dhe u përjetësua në kryvepër

Mark Kaftalli, “Paganini shkodran”, ai që naltësoi një traditë dhe u përjetësua në kryvepër

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

July 1, 2025
Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

July 1, 2025
Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

July 1, 2025
Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

June 30, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj