Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Tri kartolina për ditëlindjen, mikes dhe koleges sime, Albina J. Gjergji

alsiva by alsiva
November 17, 2022
in Impresione, Slider, Të përzgjedhurat
Tri kartolina për ditëlindjen, mikes dhe koleges sime, Albina J. Gjergji
0
SHARES
61
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Më duhet të besoj se ajo është e vetmja që ka pranuar dhe ka marrë kartolina për ditëlindje, disa prej tyre me shkrim dore, letra të ndjera dhe të sinqerta, komunikime të shenjtëruara në fjalë të përzemërta e kumtime të zëshme zemre të dlirë e shpirti të dritur në mirësim. Gjithmonë ajo e vlerësoi këtë zëshmëri si një dhuratë dhe e tillë ishte nga unë për të. Gjithnjë pata fjalë të zemërta për të stolisur me mall dhe ndijim, sepse e pata një mike të mirë në gazmim e hidhërim. Për shumë gjëra nuk dakordësoheshim, siç çmonim te njëri-tjetri cilësitë dhe virtytet, në themel të së cilave qëndron vështirësia dhe pamundësitë ku u rritëm.

E shtrenjta mikja ime, Albina J. Gjergji

përulësisht i drejtohem begatisë suaj shpirterore t’i bëjë vend një vullneti të shëlbyer përkorjeve të mirësisë dhe dlirësisë, atij të ofrimit përmes fjalës, përzemërsinë e një urimi, sot në ditëlindjen tuaj.

Është një ditëlindje, ndoshta krejt ndryshe nga të tjerat, kjo ngase fati është gati të të shpërblejë me një jetë të re, dhe dëshirimi juaj I ka hapur zemrën preludit të shenjtërimit të një guraje.

Kësisoj kjo ditëlindje është për ty një kremte që takohet tek ju me gazmimin e zemrës së një fëmije dhe dlirësisë së një drite mëngjesi. Bashkë më çdo fjalë dhe andje, sjell me këtë urim lavden e atij gazmimi me gjithë zemër, që kjo ditë e lindjes suaj të jetë ditë e dritshme nga ato drita që kanë shpërthyer brenda teje diellin e dëshirimeve dhe përjetimeve.

Mikja ime unë kam çmuar tek ju bardhësinë e shpirtit, zemrën e pastër dhe atë fëmijën e ndrojtur dhe shpesh të shkujdesur, dhe kjo ka ushqyer tek unë atë mirënjohje që i detyrohem mundësisë që ka bërë juve pjesë e jetës sime, njohjeve të mia, dhe asaj të shtrenjtes afrisë shpirtërore.

Ajo që kam çmuar dhe që vazhdon ta ushqejë me përkorje miqësinë tonë është sinqeriteti, me të cilin komunikojmë dhe tek i cili besojmë.

Ti ke qenë dhe je një mike që ka zënë një vend të konsiderueshëm tek unë. Edhe unë jam përpjekur ta ushqej këtë përkorje me përkushtimin tim, me dashamirësinë dhe atë përzemërsi që i ngre në eter altaret e këtij fisnikërimi.

Zoti të shpërbleftë me mirësinë e asaj zemre që ka mylmyer shpirtin tuaj. Gëzofsh me harenë e një fëmijë. Shkëlqefshin në sytë e tu diejt e çdo dite që ka shpërthyer gazmueshëm tek ju. Në buzëqeshjen tënde vezullofshin të gjithë llamburitjet e qiejve idilik.

I puth duart e asaj nëne që të ka bekuar me atë çfarë në shpirtin tënd driton.

(17 nëntor 2018)

Në vend të një kartonile urimi për miken dhe kolegen time, Albina J. Gjergjii, sot në ditëlindjen e saj

Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse e pasur do të jesh dhe e lumtur.

Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj;

… është gjithçka që gjendet brenda teje, në jehonën e zërit tënd që dëgjon sa herë ti ke nevojë për qiell;

…është në pëshpëritjet e hapave tu, sa herë që një fluturim të fton në përcaktimin e të tjerë kufinjsh që rrok liria jote;

…është në frymëmarrjen e gjetheve dhe drithëramat e petaleve të luleve, sa herë që ti ke nevojë për vullnesë përkujdesjeje dhe përkushtimi;

…është në gjithçka që ndjen përreth, sa herë ti ke nevojë për aurorën e hyjshme të njerezores që eternen kërkon në çdo prehër dashurie.

Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket.

Kërko gjithçka tek vetja.

Gjithçka që do është gjithnjë me ty.

Beso në një zot që është brenda teje, në një zot që është gjithnjë me ty kur ti ke nevojë për të.

Ai është përgjithmonë ai zot që dëgjon lutjen tëndE.

Beso!

(17 nëntor 2016)

Tags: Albert VatajAlbina GjergjiDitelindjeKartolineKoha JoneKolegeMikeMiqVleresim
Previous Post

Fjoralba Pelivani, trokitjet e ndrojtura të një shpirti penelatash të ngjyrshme

Next Post

Albert Vataj: Zgjodhëm vullnetlirë të jemi dhe të mbetemi miq!

alsiva

alsiva

Next Post
Albert Vataj: Zgjodhëm vullnetlirë të jemi dhe të mbetemi miq!

Albert Vataj: Zgjodhëm vullnetlirë të jemi dhe të mbetemi miq!

Discussion about this post

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017
Frederik Shopen dhe Franz Liszt, një shoqëri e kërcënuar nga dashuria, George Sand dhe Daniel Stern

Frederik Shopen dhe Franz Liszt, një shoqëri e kërcënuar nga dashuria, George Sand dhe Daniel Stern

0

Prometeu, shenjtori dhe martiri më fisnik i kalendarit mitologjik

0

Wolfang Amadeus Mozart, më brilanti që bota njohu, “shenjtori” që ktheu muzikën në besim

0

Salvador Dali, surrealisti më kokëkrisur dhe më përfaqësues i pikturës

0
Frederik Shopen dhe Franz Liszt, një shoqëri e kërcënuar nga dashuria, George Sand dhe Daniel Stern

Frederik Shopen dhe Franz Liszt, një shoqëri e kërcënuar nga dashuria, George Sand dhe Daniel Stern

September 23, 2023
Italo Calvino: Ajo që e bën dashurinë dhe leximin t’i ngjajnë njëra-tjetrës është se brenda të dyjave hapen kohë dhe hapësira, të ndryshme nga koha dhe hapësira e matshme

Italo Calvino: Ajo që e bën dashurinë dhe leximin t’i ngjajnë njëra-tjetrës është se brenda të dyjave hapen kohë dhe hapësira, të ndryshme nga koha dhe hapësira e matshme

September 22, 2023
Rudyard Kipling, ky endacak i jetës, ky shpirt i gatuar me tragjizëm dhe ëndrra

Rudyard Kipling, ky endacak i jetës, ky shpirt i gatuar me tragjizëm dhe ëndrra

September 22, 2023
Vitet kur ne ishim gazeta “Korrieri”, kur media shqiptare bënte hapa drejt modernizimit të shtypit të shkruar

Vitet kur ne ishim gazeta “Korrieri”, kur media shqiptare bënte hapa drejt modernizimit të shtypit të shkruar

September 15, 2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj