Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Albert Vataj: Para vdekjes së nënës ne mbetemi fëmijë që qajmë me sytë e qiellit

September 5, 2022
in Persiatje, Slider, Të përzgjedhurat
Albert Vataj: Para vdekjes së nënës ne mbetemi fëmijë që qajmë me sytë e qiellit
84
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Vdekja e një nëne nuk është si çdo vdekje, si çdo mbarim i ditëve e shterrim i hapave, fikje e dritës së syve e këputjes së frymës. Vdekja e një nëne është solemniteti më i trishtë i një dhimbje që kafshon plagën që çel humbja. Vdekja e një nëne është mbarimi i të gjitha ëndrrave që shohim në prehrin e saj dhe realiteteve të përmallshme që shpalojmë në epjen ngadhënjyese, që bekoi vullneti hyjnor i shpirtit të saj. Me humbjen e nënës mbetemi pa prehje, pa prekje që na përmend e na mbush me shend, mbetemi të vetëm në çdo dhimbje dhe të harruar në çdo gazmim. Sepse është thyer brenda nesh ena e lëndës magjike që mëkoi syri dhe prekja e saj. Të gjithë rendim drejt një caku të mbramë, duke ju bindur përulësisht ligjësisë së jetës dhe duke besuar në drejtësinë e ashpër të atij vullneti qiellor, asaj mirësie të lartë që na shpërbleu me shëmbëlltyrën e vet dhe na zbraz nga fryma tokësore, duke na mbushur me hapësirën e përjetësisë. Etja për dritë hyjnore thërret vetëm ata, nënat, zemra dhe shpirti i të cilave rrok pafundësinë siç arriti ajo të mbushte çdo epje me përqafime. Ajo ikën pa marrë leje, ikën gjithnjë kaq papritur, ikën për të marrë në udhën e pasosur shpirtin që mbushi me pafundësi. Iku edhe kjo nënë e këtij fillimmarsi, duke lënë më shumë se dhimbje, lot.Mes heshtjes dhe pikëllimit që notonte mbi tymin e cigares, dikush pyeti sa vjeç ishte nëna. Ai i tha: – Nënë! Dhe lotit i fshehu. Ikën një nënë, ikën duke na lënë jetim, edhe pse prehërin në ditët e acarta të pleqërisë i’a ngrohën nipër dhe mbesa. Duart e saj i’a puthën gjithë ato mirënjohje. Falenderues mbeti gjithkush që ruajti në zemër dhe kujtime bujarinë e begatë dhe mirësinë e shenjtëruar të nënës që ajo mëkoi. Ikin nëna një ditë për të mos lënë moshë, numër vitesh që sakrifikoi, numër betejash ku luftoi, pafundësi çastesh meraku që e çanë dhe thërrmuan zemrën e saj. Dashuria e saj, ajo që nuk e mori dot në prehjen e paqes së gjithmonshme, qëndruan në ajrin dhe frymëmarrjen e gjërave që mbeten pjesë e shastisjes së kësaj dite morte. Mbetet gjithçka këndej, këndej ku dhimbja e humbjes dhe pikëllimi zgjohen për të kërkuar prej nesh një dorëzim pa kushte, një gjunjëzim që të epërm ka besimin në atë që ofron përulësisht me lutje.Para çdo vdekjeje mundemi të jemi burra, por para vdekjes së nënës ne mbetemi fëmijë që qajmë me sytë e qiellit.

Tags: Albert VatajDhimbjeLotNenaPerjetimPersiatjePikellimVdekja
Previous Post

“Zanat kërcimtare”, tabloja e piktorit suedez, Malmström, këto shpërthime drite që ndezin muzgun me hënë

Next Post

Shën Nënë Tereza, apostulli modern! Faktet interesante rreth Anjezë Gonxhe Bojaxhiut

Next Post
Shën Nënë Tereza, apostulli modern! Faktet interesante rreth Anjezë Gonxhe Bojaxhiut

Shën Nënë Tereza, apostulli modern! Faktet interesante rreth Anjezë Gonxhe Bojaxhiut

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj