Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Albert Vataj: Mirënjohje për mësuesit, ata që na mëkuan dijen dhe na shpërblyen me dritën e njohjes

March 7, 2022
in Impresione, Slider, Të përzgjedhurat
Albert Vataj: Mirënjohje për mësuesit, ata që na mëkuan dijen dhe na shpërblyen me dritën e njohjes
107
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Janë ata, njerëz të thjeshtë e pa pretendime, shërbëtor të përulur, besimtar të devotshëm e vullnetmirë, të cilët më shumë se sa për detyresë, mësuesisë i’u përkushtuan për pasion.

Në çdo 7 mars, ngucem prej një dëshire të zellshme, e yshtem prej një zani që m’përpush prej ndërkohjesh t’largta, atëherë, atëherë kur zvargesha rrëshqan e përgjërues mbas padijes, e nevojes për për me u çu vrik n’kam si shtatore zotnimi.

Gjithqysh, qasem sot mish e shpirt, me kumtu mirënjohje teme ma t’përunjur për ata; që duke u kujdes për ditunimin që na dhanë, me toksoren e tyne ngadhënjimtare që na mëkuan, me shenjtnimin e dijes dhe kthjelltsisë, na bekuan me zanin dhe andjen e tyne t’shugurueme ndër krej Zotat.

Duke na mëku dije, ata na kungun dritën e shëmbëllimeve të mrekullive.

Duke na hov nëpër botë të panjohuna, na krodhën në njasi bukurish që përtërijnë çdo moment ngurimi, e na hopin n’çdo përulje tonën, tuj e ep atë hovshëm natltësimeve.

Hynë dhe mbeten brenda nesh, shumë e shumë prej tyne, duke u ba limfa e gjallimit tonë në ngulm, duke mbet kujtesa ma e përkorë dhe e përgjithmonshme.

Jetojmë nëpër çaste t’patëdyta, të cilat na lidhin me ta, na tushkitin në pendim për hokat tona fëminore, dhe na përpushin në kreni, për ç’ka prej tyne u ba në ne, amanet Prometeu.

E s’reshtim së nxëni dhe s‘mrekullumi prej atij kremtimi të madhnushëm, siç asht dija. Tuj pranu njiherash, se atë gjunjëzim t’përunjët i’a kena borxh çdo ditë, shërbestarëve të dijes dhe si fli kena dëshirimin tonë t’pasosun, për me u hedh duhishëm në flakët e këtij shenjtnimi.

Kanë rrakëdhuar shumë vite, i pasosun asht karvani i kësaj yjësie që ka ndrit dhe kjartëson çdo ditë ngarëndien tonë drejt pafundësisë. Megjithatë unë ruaj në kujtimet e mia si t’pashlyer tre emna: Drita Matohiti, Angjelin Shiroka dhe Prel Grimaj. Janë pikërisht ata, që më kungun në vogli pjalmin e hyjnores, e s’mujta sa ishte koha me i falenderu, gja të cilën e kam ba me të tjerët, me petka ose jo të mësuesit, por që m’dhan prej vedit atë që u ba përgjithmonë e jemja.

Gjithqysh asht t’nxënit, dija, ajo që i ka naltësu ata, e na ka hyjnizu ne.

Duke udhëtu në mbamendjen këto emna, kanë bashkëjetu me ngarëndien teme drejt dijes së pasosur, si drejt dritës, ata kujtime që na mallin e na kandin me ambëlcim.

Duke u kalit me dritën e dijes, duke u pamjaftu me t’xënin, ne kena pranu gjunjëzimin e naltësum të hyjnores, kena rrok me nji dashuni t’amshume e mall t’paanë vullnesën e njeriut si qenie galaktike, si shugurues i t’përjetshmes në kremten e besimit te dija, në atë që ata kishin doktrin.

Aleksandrin e Madh e admiroj për shumëçka, por së këndejmi njimendem krenueshëm në atë që ai mbamendet të ketë thënë:

E pyetën njëherë Aleksandrin e Madh se përse nderonte më shumë Aristotelin, mësuesin e tij, sesa babanë e vet?

– Sepse, – u përgjigj Aleksandri – mbreti Filip duke më dhënë jetën më zbriti nga qielli në tokë, ndërsa Aristoteli me mësimet e tij, më bëri të ngjitem nga toka në qiell.

Gëzuar miq ditën që e shenjtëron punën tuaj të mundimshme

Juaji, Albert Vataj!

7 mars

(Në foto: Episod nga filmi “Lum drite”. Aktori shkodran Ymer Bala në rolin e Bardhit, i cili punon si mësues në një fshat malor)

Tags: 7 marsiAlbert VatajArsimiDijaMesuesitShkolla
Previous Post

Mid’hat Frashëri jep 15 fshikullima të forta karakterit tonë, për të merituar shëlbim të shpirtit dhe paqes

Next Post

Letra e Papës Gjon Pali II drejtuar grave

Next Post

Letra e Papës Gjon Pali II drejtuar grave

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj