Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Magjia e realitetit krijuar përmes pikimit të bojës, Ngwe Phyoe një zë i ngjyrshëm përjetues

February 22, 2022
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
Magjia e realitetit krijuar përmes pikimit të bojës, Ngwe Phyoe një zë i ngjyrshëm përjetues
97
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ngwe Phyoe nuk është një artit i përmasave globale, apo i interesit shumëmilionësh të koleksionistëve dhe poseduesve të kryeveprave të artit. Ai është modest në pretendime, por arti i tij është një zë origjinal komunikimi koloristik, një ndjesi shpërthyese tonesh dhe ngjyrshmërish.

Në art nuk ka asgjë të re që vjen në formën e një shastisje, si edhe te ky artist i pikturave të realizuara përmes pikimit të bojës. Dukshëm gjithçka është e njohur dhe e prekur përmes delikatesës së joshjes që ysht arti. Por ndryshesa e qasjeve që rivijnë, për të ribërë çfarë të tjerët kanë krijuar, qëndron te risit, engmë që fshihet përmes perdes së hollë të kureshtjes që gjithnjë na ngas të përfshihemi në një përjetim artistik. Ndoshta arti është i destinuar të përsërit vetveten, por jo të mos pranojë shpirtra dhe pëfytyrime artistësh, të rrëfehen përmes krijimit, të dëshmojnë ngulmin emocional që dëshirueshëm rreken ta bashkëndajnë me botën, njerëzit, brezat.

Këtë ka bërë dhe me gjas i’a ka arritur ky artist i ri, i cili ka mbi dhjetë ekspozita vetjake dhe një galeri të pasur punësh.

Ngwe Phyoe, artisti nga birmania, risjell teknikën e pikturës me pikim boje, aplikuar në gjysmën e parë të shekullit XX nga artistët Francis Picabia, André Masson dhe Max Ernst. Ndryshe nga pararendësit, Ngwe Phyoe, aplikon mjete të tjera për realizimin e tablosë me pikim boje.

Në tablotë e këtij autori duket se bota shikohet përmes disa vështrimi të pleksur nga përfytyrimi, i cili i qartëson trajtat, duke i fshehur ato pas një manteli të ngjyrshëm.

Kjo qasje krijuese erdhi në traditën e artit nga post-impresionist Georges-Pierre Seurat dhe u quajt pointilizëm. “Gjërat e mëdha bëhen nga një seri gjërash të vogla të bëra së bashku.”, kjo ishte deviza artistike Seurat, dhe mbetet shprehëse edhe për Ngwe Phyoe , i cili përmes kësaj teknike aplikimi të kompozimit të atyshëm ose trillues mëtoi atë veçanti krijuese që do ta bashkonte dhe diferenconte nga të tjerët. Ngwe Phyoe  dallon për larminë e paletës dhe mbishtresimet pikluese, të cilat arrijnë të krijojnë një realitet pamës përmes një lenteje ndryshe nga mënyra se si i përcjellim zakonshmëritë e çdoditshme, me të cilat hasemi, por që nëpërmjet këtij piktori ato vijnë sa të njohura aq dhe befasuese. Tonet e ngjyrës që përdor Ngwe Phyoe janë qëllimisht për të zgjuar një intensitet më të ngulmët të soditësit, duke e përpirë hutimin e tij, për ta bërë pjesë e përjetimit.

Ai nuk sjell momente, panorama dhe zakonshmëri jashtë reales, por përmes piklimit të ngjyrës dhe mbishtresimeve të njëmbitjetrës përmbush atë shikim përfshirës që na rrëmben. Kjo veçanti ndoshta atë nuk e bën një shumëçka në raport me ata që e sollën këtë teknikë realizimi pikturim në art, por i jep atij mundësinë të jetë më prezent në posedimet e adhuruesve të pikturës, të cilët marrin prej tij një vepër arti që plotëson shijet e tyre.

Në fund të fundit arti duke u bërë e mundshme e çdonjërit që e rrok ky interes estetik, e bën njerëzoren e artistit pjesë të emocioneve dhe dëshirimit. Ngjyra, me të cilën ai zë të komunikojë është një gjuhë e zhdërvjellët dhe e sinqertë, një zë që e dëgjojnë të gjithë dhe një shqisë që zgjaton te çdo përjetim, qoftë edhe i pastërvitur galerive e studiove të mjeshtrave të mëdhenj të penelit.  

Albert Vataj

Tags: Albert VatajArtBujeraImpresionKritikeNgjyratNgwe PhyoePanoramePikturaRealitetTablo
Previous Post

Receptimi i shkrimit të gegërishtes në poezinë shqipe postmoderne, në poezinë e Albert Vataj-t

Next Post

Deklarata e Pavarësisë së Mendjes: Një Manifest i jashtëzakonshëm i vitit 1919, i nënshkruar nga njerëz ndriçues

Next Post
Deklarata e Pavarësisë së Mendjes: Një Manifest i jashtëzakonshëm i vitit 1919, i nënshkruar nga njerëz ndriçues

Deklarata e Pavarësisë së Mendjes: Një Manifest i jashtëzakonshëm i vitit 1919, i nënshkruar nga njerëz ndriçues

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Noor Inayat Khan, një harpë shpirtërore në orkestrën e rezistencës së Luftës së Dytë Botërore

Noor Inayat Khan, një harpë shpirtërore në orkestrën e rezistencës së Luftës së Dytë Botërore

May 30, 2025
Traktati i Fshehtë i Londrës, 15 prill 1915, kur Evropa synonte të fshinte Shqipërinë nga harta e Botës

Traktati i Fshehtë i Londrës, 15 prill 1915, kur Evropa synonte të fshinte Shqipërinë nga harta e Botës

May 30, 2025
A duhet ti falim gabimet e paqëllimta, për hatër të asaj që është më e rëndësishme se gabimet në marrëdhënie?!

A duhet ti falim gabimet e paqëllimta, për hatër të asaj që është më e rëndësishme se gabimet në marrëdhënie?!

May 29, 2025
Ja cili është dekodimi i sinjaleve që tregojnë se si, ai mashkull ju dashuron

Ja cili është dekodimi i sinjaleve që tregojnë se si, ai mashkull ju dashuron

May 29, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj