Shoqëria njerëzore nuk u shthur sot, sot që puritanët e fundit u bien kambanave të alarmit, për një degjenerim moral, për një çlirim total të skrupujve dhe hezitimeve, ndrojtjes dhe paragjykimeve. Njeriu jetoi me seksin dhe e ushqeu me pasion nevojën e pazëvendësueshme të tij për eros, për lojë seksuale, për çmenduri në dhomën e gjumit. Sot kur video dhe foto porno, të përvojave personale të njerëzve por edhe të industrisë së fitimit, faktet prehistorike të tornos duket se e “shfajësojnë” këtë lajthitje të njeriut modern pas seksit.
Para zhurmës së internetit dhe gjithë atyre gjërave funksionale, ishte Shunga, e cila ishte e çuditshme, e bukur, shqetësuese dhe fuqishëm joshëse.
Shunga është art erotik japonez, le të themi pornografik, pasi gjenitalet gjatë seksit dhe lojës së epshit janë qartësisht evidentë, për të mos thënë me një dominancë të theksuar të specifikimit të elementeve dalldisës ku madhësia hiperbolike e mashkullorit që tregon potencë, agresivitet dhe dominim.
Një lloj pornografie e njohur në Japoni nga vitet 700 deri në shekullin e 20-të, kur vendi u hap ndaj ideve dhe moraleve perëndimore, qëndroi ashtu i fshehur në memorien e artit dhe faktit. Prerjet e drurit të Shunga paraqisnin çifte, përgjithësisht meshkuj dhe femra, të përfshirë në kopulime seksuale, nuk përjashtohen edhe loja e homoseksualitetit femëror, stij mashkullor nuk mund të përjashtohet, për sa kohë që pushteti i burrit zotëronte, që në krijimin e këtyre mjeteve të impulsit seksual, deri te specifikat dalluese.
Fokusi i këtyre prerjeve prej druri të vizatuara me një art të admirueshëm, që është edhe sot stili japonez i grafikës kishte për qëllim të zgjonte, ose të paktën të edukonte shikuesin drejt nevojave të të dy gjinive në aktin e marrëdhënies seksuale. Gratë shiheshin të kënaqeshin po aq sa edhe meshkujt. Këto blloqe druri iu dhanë si dhurata dasme nuseve dhe dhëndrit, si një botim i hershëm i “Gëzimi i seksit” . Ose, të qarkullimit të tyre si kartolina stimuluese për qëllime masturbimi, siç shumica e tyre janë edhe sot.
Shunga tregon në një farë mënyre për nevojën që hapat civilizues i’a diktuan njeriut. Pavarësisht se ato kishin në përmbajtje akte seksuale, një privatësi që duhej të ruhej me fanatizëm, nuk e dëmtoi moralin e një jete të shëndetshme të shoqërisë. Nuk flitet se këto materiale ishin të ndaluara të qarkullonin, por mendohet se administroheshin mjaft mirë nga poseduesit, ndoshta edhe duke qarkulluar konform ndonjë rregulloreje apo parimesh. Gjithsesi Shunga tregon se materialet porno ishin normalitet në një shoqëri që dinte ti jepte rëndësinë e duhur seksit, intimitetit, një jete kreatore pa komplekse.
Albert Vataj