Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Rudina Muharremi Beja, poetja që i rrëfen botës shpirtëroren e një ndjenje delikate

September 5, 2020
in Autorë, Të përzgjedhurat
Rudina Muharremi Beja, poetja që i rrëfen botës shpirtëroren e një ndjenje delikate
434
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Të shkruash për poetët është një përgjegjësia e një ngulmimi të tillë trysnie forcash, që së ngutshmi të ngërthen në një stepje. Nguron dhe heziton, trazohesh dhe druhesh, se mos ajo që do të shprehësh do të jetë… gjithnjë ajo që duhet. Megjithatë unë i kam lënë çdo gjë në dorë fjalës, rrjedhshmërisë së atij mendimi, që e gjen rrugën nëpër një udhë që kalon përmes një realeje imagjinatash dhe përfytyrimesh, të cilat, të stolisura me dritat e vezullimta të ndijimeve, shndërrojnë gjithçka në frymë. Rend i përshkuar prej taftesh dhe aromash, përcikjesh të befta dhe shkundullitjesh trandëse, zbret dhe ngjitesh, fluturon dhe bie, qan dhe qesh, epshesh dhe dehesh në ndijime, dhe… përmendesh. Je i gjithi i mbushur me një përjetim të tillë dhe gjithçka rretheqark të është derdhur në një dritëpamësi më të kthjellët. Ndijimi arrin të të përceptojë çdo grimcë dhe vështrimi të mbulojë me vezullim çdo trajtë që të rrethon. Ngulmimi të shquan çdo dritëhije, zemrën të duket se e ndjen në çdo kraharor, dhe syrin që të loton në çdo dhimbje. Jeton poetikisht ndërsa poezia hyn brenda teje dhe poeti, poetja në këtë rast, Rudina Muharremi Beja, shpërfaqet përmes poezisë së saj, e ëndshme.

Çiltërsia dhe sinqeriteti, me të cilën përshkruan dhe përcjell momentin ngasëse poetik, lirshmëria dhe zhdërvjelltësia e vargut dhe figurshmërisë, e bëjnë poezinë Rudina Muharremi Beja një komunikim ndijimi që përshkon çdo epje tonën për emocion dhe përjetim.

Gjithçka në të zakontën e jetës së saj, përfshi edhe kulmimin e jetësimeve të tendosura emocionalisht është një proces i të çdoditshmes, i cili zhvillohet në një reale gjendjesh që të përfshijnë, duke u strukur brenda teje. Ata tashmë janë ajo trajtë që përcakton mënyrën se si i qasemi botës. Shpirti është zëri i vetëm që dëgjon dhe poezia është e vetmja mënyrë komunikimi.

Është vetë poezia e një ndjenje të brishtë poetike strukur thellë në zemrën e një gruaje, ajo pëshpëritje që dëgjojmë, ndërsa rëndim heshturazi në këtë udhërrëfim poetik.

Kompozimi në krijimtarinë poetike të Rudinës është i kuruar me shumë kujdes. Brendia dhe forma e bëjnë poezinë e saj unike. Kujdesi për ta mbrojtur poezinë nga teprimet dhe vargun nga çdo s’forcim, bëjnë poezinë e saj të butë dhe të ndijshme, përshkuese. Çdo çast dhe çdo përjetim është për të një shkëndi, dritimi i të cilës feks ashtu papritur brenda sajë, për të marrë trajtë në vargje.

“Poezia është emocion i vendosur në masë. Emocioni duhet të vijë nga natyra, por masa mund të merret nga arti”, shkruan Thomas Hardy, dhe Rudina dukshëm i përmbahet kësaj.

Ndoshta për të nuk është me rëndësi përvetësimi i një tipizimi krijues, i një praktike zbatimi të lojës së fjalës dhe vargut, muzikës dhe ritmit, gjë e cila është shndërruar në një modë dhe ngulmim zgjerimi të territoreve të interesit nga poezishkruesit. Nëse ata nxitojnë të bëhen zgjatime të një përvojë apo shkolle, ajo preferon t’i përgjigjet thirrjeve të brendshme, për t’i kthyer ata ngacmime ndijimesh në trajta komunikimi. Kjo padyshim që e ka favorizuar të mos humb kohë për t’iu bashkëngjitur dikujt dhe për të bashkëndarë zotërimet me dikënd tjetër. Ajo është vetvetja prej fillimit deri në konkretizim krijues.

Larmia e tematikës në poezinë e Rudinës ndiqet nga një vëllim i lartë prurjesh. Vargëzimi është dukshëm tek ajo si një nevojë për të bashkëndarë shpirtëroren e saj, domosdo për ta çliruar brendinë nga ngarkesa gjithnjë dhe e vazhdueshme e betejës së shpirtit, me çastin dhe tërësoren e një përshkueshmërie gjallimi.

Poezia e saj është manifestim i tërësisë së atyre komponentëve që kanë ngjizur në shpirtin dhe kanë ndërtuar atë trajtë që lipset; për komunikim me njerëzit, për dehje me shpirtrat, për prani me fjalën dhe vargun, me poezinë.

Ne duhet të jemi të vërtetë dhe të mos vuajmë prej maktheve të robërisë së frikës të dëshmojmë gjithëçfarë e përshkon nëpërmjet atij ligjërimi që urdhëron ndjenja, krijimi. Kështu mendon dhe bën ajo me poezi dhe krijim, me ndijimin dhe përjetim.

Ajo që e bën këtë penë, një vlerë në poezinë moderne, një pretenduese për të qenë pjesë e asaj poezie të bukur dhe përshkuese është thjeshtësia dhe transparenca e mëtimit krijues. Ndonëse publikon vazhdimisht, gjithnjë ajo rreket të sjellë larmi dhe ngjyra dhe të jetë vetvetja, një sfidë kjo e vështirë në një ballafaqim me krijuese të tjera, me tendenca dhe mënyra të shumëllojshme shprehish kumtuese.  Kjo karakteristikë dalluese e krijimtarisë së Rudina Muharremi Beja, tregon se kemi të bëjmë me një identitet krijues të kultivuar. Ajo e njeh poezinë siç njeh veten. Poezia për të është një mënyrë komunikimi dhe nevojë, tek të cilat ne shpesh gjejmë copëza të përjetimeve tona dhe ndodh që ky varg apo ajo simbolikë, kjo metaforë apo ajo figurshmëri, kjo strofë apo ajo poezi, janë qënie që bartin diçka tonën. Kjo është magjia e poezisë, ky është privilegji i poetëve dhe kësisoj ne të gjithë marrim dhe japim prej njëri-tjetrit në një botë shpirtërore ku fjala i shndërron sendet në frymë, gjendjet në ndijim dhe ne… ne na kthen në shpërthime drite që llamburijnë në sytë e çasteve që janë jeta jonë.

Tags: Albert VatajpoetjaPoeziRudina Muharremi Beja
Previous Post

Epja poetike e epikës në librin “Kur fryjnë ernat” të Çun Lajçit, dhe peshë çohen zemrat gjokseve kushtrue

Next Post

“Besimi në Zot”, 1835 i skulptorit italian, Lorenzo Bartolini, kur arti e shndërron shpirtin krijues në altar

Next Post
“Besimi në Zot”, 1835 i skulptorit italian, Lorenzo Bartolini, kur arti e shndërron shpirtin krijues në altar

“Besimi në Zot”, 1835 i skulptorit italian, Lorenzo Bartolini, kur arti e shndërron shpirtin krijues në altar

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj