Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Albert Vataj: Perëndim i perflakur në prehjen e paqëtuar në të perëndishmen e Rrmajit

June 11, 2020
in Impresione, Të përzgjedhurat
Albert Vataj: Perëndim i perflakur në prehjen e paqëtuar në të perëndishmen e Rrmajit
138
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Sapo tisi i hollë i muzgut nis me e mbështjell shtatin e qytetit e rruginave fillon për me u lëshu batica mbramësore, nji yshtje vullnese më kah me drejtim verilindor të Shkodrës, për me sos’ në varrezat katolike. Ky cak mëto me ken njiherash një vizitë te varri i tim eti, ndoj fjal me than asaj heshtje qi rrin n’mes nesh. Gjithnjë më ka magjepsur ajo pamje që të shfaqet sapo kalon pragun dhe hyn në territorin e kishës, ku prehen në përjetësi jetët e pasosuna të krejt atyne që ky truall i vullnesës hyjnore i ka pranuar në gjirin e vet, si një shëlbim për rrugëtimin e tyre të pasosun. Azgja, veç hapave tonë që preknin puhizshëm tabanin e kësaj toke pushimi të pasosun, nuk kishte gjas’ me e prish heshtjen që t’rrethonte gjithkah.
Kryqe, kryqe, shtatore shenjtorësh që shenjtërojnë amshimin e këtyre shpirtrave, ndiqnin hapat dhe kureshtinë tonë që zvarrej ngadal për nga e djathta e kapelës së kishës. Kurrkund tjetër nuk mundesh me ndje dimensionin e pafundësisë që të përshkon, përveçse këtu. Atë paqe dëshiruese, kurrkush nuk mundet me ta kungu përplot me besim, se në këtë vend, ku piktakohen jetët dhe shpirtrat, ku ndahen të gjallët me përjetësinë. Më poetike e vizatoi këtë behje mirënjohjeje në Rrmaj, perëndimi, ardhja e të cilit nisi me ra mbi kryqe e shtatore si një mëndafsh i kuq, i cili ngulmon me struk’ përkadalë në gjirin e vet, natën dhe këtë qytet të vdekurish që gjallon mallnueshëm në kënd të Shkodrës. Duke lënë pas dritën e zbehtë të qirinjve, që ndrinin tuj dridh’ si purtek, mbi varrin e tim eti, e tuj marrë me vete një gjendje të amullt kujtimesh dhe kumti, kapërcyem pragun në Rrmaj për t’u kthy në rrëmetin mbramsor të jetës së qytetit të Shkodrës.


(Pjesë nga nji reportazh për Shkodën)
Albert Vataj

Tags: Albert VatajImpresionPaqePrehjeRremajShkoderVarreza
Previous Post

Anekdota dhe episode nga jeta e njerëzve të shquar, nga Sokrati, Diogjeni, Dante te Njutoni dhe Balzaku

Next Post

Pse përdorej kanabisi në ceremonitë e varrimit në Kinën e 2500-viteve më parë?

Next Post
Pse përdorej kanabisi në ceremonitë e varrimit në Kinën e 2500-viteve më parë?

Pse përdorej kanabisi në ceremonitë e varrimit në Kinën e 2500-viteve më parë?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj