Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Sot 71 vite nga vdekja ne burg si martir i Kishes së Krishtit, Imzot Vinçenc Prennushi

September 5, 2020
in Histori
46
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Imzot Vinçenc Prennushi, ipeshkëv, poet e martir, me miratimin e Papës Françesku, gjatё ceremoninë solemne të Lumnimit, kremtuar në Shkodër, në Shqipëri, më 5 nëntor 2016, duke u paraqit nga Kisha Universale si ndërmjetësues pranë Hyjit dhe shembull i udhës ungjillore, për të gjithë besimtarët e krishterë.
R. SH. – Vatikan
Duke shfletuar kalendarin historik, më 19 mars kujtojmë figurën e ipeshkvit martir të Lum, imzot Vinçenc Prennushit, në përvjetorin e vdekjes.
Nuk është e lehtë ta përmbledhësh me pak rreshta jetën aq të pasur të imzot Vinçenc Prennushit, kryeipeshkvit të Durrësit, që vdiq në burg si martir i Kishës së Krishtit e Kombit Shqiptar, më 19 mars 1949.
Lindi në Shkodër më 4 shtator 1885. U Pagëzua me emrin Kolë, së shpejti ndjeu thirrjen e Zotit për jetën rregulltare. Hyr në kuvendin françeskan të vendlindjes më 1900; u shugurua meshtar në Tirol të Austrisë, ku kryente studimet, duke e ndërruar emrin në Vinçenc.
Nisi të botonte rreth 1909-1910-tës. Më 1911 botoi “Kangë popullore gegnishte”; më 1918 fletëpalosjen liturgjike “Fjala e Zotit”; “Java e Madhe”, libër feje, për javën para Pashkëve. më pas dramat “E trathuemja” e “Prej robnie në liri”; studimin “Nder lamije të demokracisë së vërtetë” (1922). Kryeveprën poetike “Gjeth e Lule” e botoi më 1924, për të vijuar me veprat agjiografike “Shën  Françesku i Asizit” dhe “Jeta e Shna Ndout prej Padue” (1913) ; “N’Agape”, vjershë (1926); “Vorri i fratit”, 1717-1918. Dy fjalë mbi jetën e A. Anton Soranit, dëshmitar feje françeskan (1918);
Ndër përkthimet e imzot Vinçenc Prennushit kujtojmë: “Quo Vadis” të novelistit polak, Henryk Sienkiewiz; “Burgjet e mia” të italianit Silvio Pellico, poemën “Dreizehnlinden” të gjermanit Friedrich Wilhelm Weber, nga e cila “Hylli i Dritës” u botuan te vetëm tri këngë. Këtu këputet veprimtaria e mbyllet, për të përfunduar kush e di se ku, arkivi i tij jashtëzakonisht i pasur.
Imzot Vinçenc Prennushi, njihet si këngëtar i ëmbëlsisë dhe i trishtimit. Ndër poezitë e tij, kumbon një jehonë e këndshme dhe një ushtimë e trishtë, ashtu siç këndon atdheun me bukuritë e tij, po kështu edhe kur vargëton misteret e besimit. Në poezinë e Prennushit, bota lëndore vështrohet si një ndër arsyet e shkatërrimit të njeriut, për shkak të paaftësisë për t’u vetëpërmbajtur dhe të lakmive të pangopura vetjake.
Shkruan At Justin Rrota: “E n’atë mënyrë qi At Fishta mund të thirret për kah trajta e gjuhës poeti i Gegnìs, pse dijti me i a vjedhë popullit të malit e të fushës bukruìt mà të pikaturat e të shprehunit, kështu Prennushi mund të mbahet si poeti i qytetit të vet, mbassi gjithshka gjeti të hijshëm në fjalë e në frazeologji të këtij dialekti e mblodhi si bleta dhe e vendoi me shije të madhe ndër shkrimet e veta”.
Më 1947 imzot Vinçenc Prennushi u arrestua nga komunistët në Tiranë e më pas u nis për në Burgun e Durrësit, ku edhe vdiq më 19 mars 1949 në një natë të errët e të acartë, duke kërkuar “më shumë dritë e duke mbrojtur deri në frymën e fundit, vlerat, idealet e bindjet e veta. Shkruan mes tjerash Arshi Pipa, që ia mbylli sytë e vdekur “…asht vështirë me pranue se gjithçka mbaron me trupin, kur vërejmë qysh njerëzit vdesin për ideale”.
Imzot Vinçenc Prennushit me 37 martirë tjerë të Kishës katolike shqiptare, pas procesit kanonik kishtar të beatifikimit, e me miratimin e Papës Françesku, me ceremoninë solemne të Lumnimit, kremtuar në Shkodër, në Shqipëri, më 5 nëntor 2016, u paraqit nga Kisha Universale si ndërmjetësues pranë Hyjit dhe shembuj i udhës ungjillore, për të gjithë besimtarët e krishterë. 
I Lumi Imzot Vinçenc Prennushit me martirët tjerë të Kishës katolike shqiptare,gjatë regjimit komunist nё Shqipёri, janё shmbull i dёshmisё sё krishterё heroike. Këta ipeshkvijё, priftërinj, rregulltarë e laikë janë dëshmitarë heroikë të Krishtit dhe të Ungjillit të Tij të paqes e të pajtimit vëllazëror. Urojmё që shembulli e ndërmjetësimi i tyre ta mbështesë angazhimin e Kishës për ndërtimin e qytetërimit të dashurisë.
Tags: AlbaniaAlbert VatajArbriBesimiBurgjetDemokraciaDhunaDiktaturaDisiplinaDokumenteFakteFejaFjalaForumHistori e ShqiperiseKeshillaKishaKleriKohaKomentKomunizmiKujteseLexuesLiriaMendimiOpinionPersekucioniPolitikePublikShoqeriaShqipShtetiTraditaVrajet
Previous Post

Grigori Aleksandroviç Potemkin i ofron një punë të lehtë ish-mësuesit të tij të moshuar

Next Post

Ibn Khaldun, i hershmi i Darvinizmit shoqëror, Ati i Sociologjisë dhe kryevepra e tij, “Muqaddimah”

Next Post
Ibn Khaldun, i hershmi i Darvinizmit shoqëror, Ati i Sociologjisë dhe kryevepra e tij, “Muqaddimah”

Ibn Khaldun, i hershmi i Darvinizmit shoqëror, Ati i Sociologjisë dhe kryevepra e tij, “Muqaddimah”

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Kur aroma vendos përpara ndjenjës, çfarë na thotë era e djersës për dashurinë?

Kur aroma vendos përpara ndjenjës, çfarë na thotë era e djersës për dashurinë?

July 15, 2025
“Mëshira”-t pikëlluese të vdekjes së Jezusit, në tablotë e paraprijësit të barokut italian, Annibale Carracci

“Mëshira”-t pikëlluese të vdekjes së Jezusit, në tablotë e paraprijësit të barokut italian, Annibale Carracci

July 15, 2025
Pesha e padukshme, gruaja që mban botën mbi supe, kumt për një skulpturë që flet më shumë se fjalët

Pesha e padukshme, gruaja që mban botën mbi supe, kumt për një skulpturë që flet më shumë se fjalët

July 15, 2025
Lisa del Giocondo, fisnikja që koha e ktheu në misterin më magjepsës të artit botëror të njohur si Mona Lisa

Lisa del Giocondo, fisnikja që koha e ktheu në misterin më magjepsës të artit botëror të njohur si Mona Lisa

July 15, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj