Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Gastriti është sëmundje kronike, shkaktarët, simptomat dhe diagnoza e duhur

March 13, 2020
in Shëndetësi
Gastriti është sëmundje kronike, shkaktarët, simptomat dhe diagnoza e duhur
282
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Është sëmundje kronike, që ka të bëjë me pezmatimin e cipës së brendshme të stomakut. Ndryshe gastriti njihet edhe si inflamacion i stomakut, i cili është më tepër i përhapur tek përdoruesit e rregullt të alkoolit dhe duhanit. Shenjat dalluese të sëmundjes janë dhembje (djegie) në stomak poshtë brinjëve dhe mund të arrijë deri tek fyti.

Gastriti është inflamacioni i mukozës së stomakut pra i shtresës që mbulon stomakun nga brenda dhe kontakton me ushqimet. Kjo është një sëmundje që prek shpesh sidomos të moshuarit. Sëmundja, më shpesh vihet re në formën kronike. Gastriti, në krahasim me ulçerën ka një dëmtim më sipërfaqësor, por edhe mund të depërtojë më thellë në shtresat e qelizave të stomakut. Më së shumti, formohet prej një infeksioni bakterial dhe kjo bën që me një kurë të mirë antibiotikësh të kurohet. Megjithëse shihet shpesh në të shumtën e rasteve kalon një kohë të gjatë pa dhënë shenja.

Shkaktarët

Shkaku më kryesor i gastritit është një infeksion kronik i shkaktuar nga bakteria Helikobakter Pylori. Kjo është një baktere shumë e përhapur në të gjithë botën. Së dyti, mënyra dhe lloji i ngrënies ndikojnë në formimin e gastritit. Ushqimi i keq dhe alkooli dëmtojnë mukozën e stomakut. Gjithashtu, përdorimi i duhanit rrit aciditetin e stomakut duke stimuluar nervin e stomakut. Stresi është një faktor tjetër për gastritin. Pra çdo gjë që bëhet shkak për rritjen e aciditetit të stomakut mund të shkaktojë edhe gastrit. Ka edhe disa ilaçe që mund të shkaktojnë gastrit mes tyre aspirina apo ilaçet qetësues që përdoren kundër dhimbjeve të ndryshme apo në sëmundjet reumatizmale. Por jo paracetamoli.

Gjithashtu, edhe gjatë sëmundjeve të ndryshme si insuficenca e veshkave apo e mëlçisë mund të formohet gastrit.

Simptomat

Gastriti ndahet në akut dhe kronik. Gastriti kronik, zakonisht ose nuk jep shenja ose shenjat e tij janë sipërfaqësore. Inflamacioni në stomak ka zgjatur për një kohë të gjatë.

Mund të japë të vjella, dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, përzierje të stomakut, gogësimë, pakësim të oreksit dhe fryrje të stomakut.

Gastriti akut shkakton djegie në stomak dhe dhimbje. Kur i sëmuri është i pangrënë dhimbjet rriten. Përzierje të stomakut dhe të vjellat edhe këtu shfaqen. Ilaçet për të cilat folëm më lart apo alkooli mund të shkaktojnë plagë në stomak dhe kjo bën që të ketë hemorragji. Gjaku i përzier me aciditetin e stomakut mund të shfaqet me ngjyrë të errët gjatë të vjellës. Gjithashtu, edhe feçesi mund të marrë një ngjyrë të errët nëse ka hemorragji.

Diagnoza

Duhet të shkoni tek një mjek gastroenterolog. Edhe vetëm fjalët dhe ankesa e të sëmurit madje mund të mjaftojnë për diagnostikim. Sidomos tek të rinjtë me anë të ilaçeve mundohet të ulet aciditeti i stomakut. Tek ata më të rriturit (40 vjeç) duhet bërë diagnostikimi me anë të endoskopisë (sondës). Nëse nevojitet duhet marrë edhe kampion prej mukozës së pacientit. Sonda është e lehtë për t’u kryer dhe pacienti nuk ndjen dhimbje. Me anë të kamerës, doktori sheh brendësinë e stomakut. Së pari, gastriti është një sëmundje që duhet kuruar patjetër. Nëse ndër shkaktarët e tij nuk është infeksioni bakterial ilaçet për uljen e aciditetit apo për mos formimin e tij do të mjaftojnë. Këto ilaçe shoqërohen edhe me dietë. Nëse pini cigare apo alkool, duhet t’i lini. I sëmuri nuk duhet të përdorë aspirinë apo ilaçe qetësuese pa rekomandimin e doktorit. Paracetamoli nuk bën dëm. Nëse shkaktari është bakteria Helikobakter Pylori atëherë kura me antibiotikë është i domosdoshëm.

Gastriti kronik

Është dy llojesh: fundal dhe antral (ose tipi A dhe tipi B). Tipi A (fundal) është autoimun dhe shoqërohet me procese të tjera autoimune si anemia pernicioze, tiroiditi, etj.

Tipi B (antral) shkaktohet nga Helicobacter pylori, nga antiinflamatorët josteroidë (NSAIDs), nga CMV, HSV, etj. Antiinflamatorët josteroidë (NSAIDs) janë shkaku numër një i gastritit kronik (antral). Shenjat dhe simptomat janë: zakonisht s’ka simptoma, mund të ketë dhimbje, pështjellim e të vjella, anoreksi, hemorragji, hematemezë.

Ulçerat gastrike

Helicobacter pylori gjendet në 70 për qind të ulcerave gastrike. Afërsisht 10 për qind e ulcerave gastrike janë malinje (domethënë tumor që ka pësuar ulcerë).

Ndryshe nga ulcerat duodenale, ulcerat gastrike shkaktohen jo nga sekretimi i tepërt i acidit, por nga pakësimi i mjeteve mbrojtëse të mukozës gastrike; sekretimi i acidit në ulcerat gastrike është normal ose i ulur.

Shenjat/simptomat: Dhimbje rënduese ose djegëse në epigastër; dhimbja keqësohet nga ushqimi; nëse ulcera arrin ndonjë arterie mund të shihet hemorragji/hematemezë dhe shenja të peritonitit.

Këshilla

* Mos përdorni ushqimet e ngrira dhe ato me yndyrë

* Nuk duhet të përdorni ushqime që përmbajnë shumë sheqer

* Pasdite dhe në darkë duhet të hani sa më pak

* Këshillohet që në mëngjes të konsumoni karbohidrate në mënyrë që ushqimi të tretet sa më ngadalë dhe ju të mos ndieni uri gjatë ditës

* Hurmat, këshillohen për pacientët me ulcerë, ato janë një burim i shkëlqyer i sheqerit, fibrave, karbohidrateve, kaliumit dhe magnezit

* Pacientët duhet të përdorin edhe bajame, të cilat, nga ana e tyre, janë të pasura në proteina dhe fibra si dhe përmbajnë shumë pak yndyra

* Bananet janë një fryt shumë qetësues për stomakun, pasi ato janë të pasura me kalium, magnez dhe karbohidrate.

Tags: Albert VatajAlternativeAnatomiaBarnaDiagnozaDijeEdukateFamiljeHidratimiIlacetInteligjenceKenaqesiKeshillaKujteseKushtetLarjaLumturiMarredhenieMaterialMjekesiaMotiNjeriuPastrimiPergatitjaShendetiShkrimiShqipShqiperiShtepiTemperaturaUjiUlceraZhvillimi
Previous Post

Lajthia është një element shumë i rëndësishëm ushqimi në një dietë të ekuilibruar

Next Post

Kurime natyrale kundër ftohjes, trajtimi i duhur nëpërmjet ushqyerjes

Next Post
Kurime natyrale kundër ftohjes, trajtimi i duhur nëpërmjet ushqyerjes

Kurime natyrale kundër ftohjes, trajtimi i duhur nëpërmjet ushqyerjes

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj