Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Stefi Ingrisi, këpucëtari austriak që jetoi në Shkodrën e shekullit XIX

September 5, 2020
in Histori, Traditë
Stefi Ingrisi, këpucëtari austriak që jetoi në Shkodrën e shekullit XIX
124
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga: Dashnor Kaloçi
Një nga të veçantat e Shkodrës, që e dallon atë nga shumë qytete të tjera shqiptare, është ajo e qëndrimit aty të shumë të huajve që e shkelën si vizitorë – ose për qëllime të tjera – e nuk u kthyem më në vendet prej nga kishin ardhur. Ata u vendosën në atë qytet, ku krijuan edhe familjet. Një nga këta është austriaku Stefi Ingrisi, ose siç njihet ndryshe në shqip, Shjefni.
Po kush ishte Shtjefën Ingrisi, në çfarë rrethanash u largua ai nga vendi i tij, Austria, dhe si mbërriti në qytetin e Shkodrës?
Kjo bëhet e ditur nga familja shkodrane Daragjati, që është një nga degët e breznisë së austriakut Shtjefën.
Ka qenë dimri i vitit 1830 kur anija që ishte nisur nga Porti i Koperit në Slloveni, me të cilën udhëtonin Shtjefni dhe dy miqtë e tij, filloi të lëkundej në një furtunë në Adriatik. Për t’i shpëtuar furtunës, kapiteni i anijes e afroi atë diku afër Shëngjinit. Por, dallgët e mëdha e përplasën anijen afër shkëmbinjve, duke e shkatërruar. Nuk dihet se kush ishin njerëzit që përveç tij lundronin në atë anije. Por, një gjë është e saktë: Shtjefën Ingrisi, asokohe 20 vjeç, mundi të shpëtonte së bashku me dy nga miqtë e tij. Ai u plagos me disa gërvishtje të lehta të cilat iu mjekuan në një bujtinë në lagjen Parrucë në Shkodër. Pas largimit nga hani, sipas disa dëshmive, të nesërmen Shtjefni doli për të kërkuar punë në Shkodër. Ai e kishte zanatin e këpucarit dhe një valixhe të vogël prej lëkure (e vetmja që i kishte shpëtuar gjatë mbytjes së anijes) ku kishte veglat e punës. Gjithnjë me ndihmën e hanxhiut, Shtjefni mundi të marrë me qera një dyqan të vogël pranë pazarit të qytetit. Nga mjeshtëria e tij arriti të kishte klientë të shumtë. U bë i njohur.
Që në muajt e parë të punës dhe veprimtarisë së tij, mësoi gjuhën shqipe dhe u ambientua shpejt me banorët. Thuhet se askush nga qyteti i Shkodrës nuk e mori vesh të vërtetën për largimin e tij nga Austria dhe ardhjen në Shqipëri. Së paku deri në ditën që ky i fundit u martua me vajzën e fisit Shiroka. Kjo dëshmi është ruajtur nga pasardhësit. Lidhur me këtë, Zef Staka (nipi i Shtjefnit), midis të tjerash kujtonte: “Shtjefni jetonte në një fshat që ndodhej mes Austrisë dhe Hungarisë, ku shpesh shkonte për gjah perandori Franz Jozef. Pak kohë para vajtjes së tij dhe të njerëzve që e shoqëronin, u ishte dhënë urdhër banorëve të atij fshati që të shkonin në drejtim të pyllit dhe me enë të ndryshme të shkaktonin zhurma. Kjo gjë bëhej me qëllim që të trembeshin kafshët e pyllit, që të dilnin nga strofullat e të kalonin në shtigjet ku kishte zënë pritë perandori me njerëzit që e shoqëronin. Shtjefni e ndjeu veten të fyer nga ky fakt dhe i doli përpara perandorit, duke i thënë ‘Ne jemi njerëz të ndershëm dhe jo kafshë gjahu për ju dhe shpurën tuaj’. Por, këto fjalë do t’i kushtonin atij. Për këtë arsye, do t’i duhej të braktiste vendin. U largua me mendimin që të shmangte dy perandoritë, atë austro-hungareze dhe osmane, për t’u vendosur në Palestinë. Por, përmbytja aksidentale e anijes bëri që të vendosej në qytetin e Shkodrës”.
Nga martesa e tij lindën shtatë fëmijë, përkatësisht katër vajza dhe tre djem. Shtjefni mundi t’i siguronte një jetesë jo të keqe familjes, pasi zanati i tij vlerësohej në gjithë qytetin.
Sipas dëshmive të Zef Stakës, Shtjefni solli këpucën e parë në Shkodër, pasi më parë popullsia mbathej me një lloj papuçeje të quajtur “Pashmange”. Thuhet se aq e madhe ishte fama e tij në rregullimin e këpucëve, saqë vetë Valiu i Shkodrës e mori në oborrin e tij. Sipas disa dëshmive, kur ndonjë nga diplomatët mbaronte misionin e tij dhe largohej nga qyteti, Valiu ua bënte si dhuratë një palë këpucë të cilat i kishte porositur tek Shtjefni. Po kështu, sipas dëshmive, kur Shtjefni vdiq në moshën 90-vjeçare (në vitin 1902), sundimtari i qytetit dërgoi një tabor me ushtarë në varrimin e tij, për ta nderuar.
Sipas dëshmive të Angje Daragjatit, e cila është dhe mbesa e Shtjefnit, ai udhëtoi vetëm një herë drejt vendlindjes së tij. Familja e tij mbeti e shokuar kur e pa, pasi nuk ishte asnjë lajm se ishte gjallë. Ai u rrëfeu atyre se ishte martuar me një vajzë shqiptare dhe se ishte bërë baba. Katër vajzat e tij quheshin: Katerina, Amalia, Marjeta dhe Roza, të cilat mbanin emrat e motrave të tij. Ai i arsimoi ato. Shumë nga librat e shkollës me të cilat mësonin vajzat e tij, ruhen sot nga pasardhësit e tij në Shkodër. Kështu, Zef Staka në shtëpinë e tij ruante një enciklopedi gjermane me 30 volume, që Shtjefni e solli nga Austria në vitin 1870. Nga martesa e Shtjefnit me vajzën e fisit Shiroka, përveç vajzave lindën edhe tre djem të quajtur: Angjelin, Gjovalin, dhe Çesk.
Djalit të Gjovalinit iu vu emri i gjyshit të tij, Shtjefën, ose siç thirrej shkurtimisht, Stefi. Ai lindi në Shkodër në vitin 1882 dhe mbasi kreu shkollën fillore vajti në Itali ku ndoqi mësimet në një shkollë të mesme mekanike. Pas mbarimit të saj punoi në një kantier detar në Venecia. Në vitin 1902, pas vdekjes së gjyshit, kthehet në Shkodër ku themelon një nga shoqëritë e para punëtore (sindikaliste) të quajtur “Shoqëria ndihmëtare”. Në këtë kuadër, Stef Ingrisi organizoi dhe drejtoi festimet e para të 1 Majit duke hyrë në histori si njeriu i parë që organizoi festën e punëtorëve në Shkodër. Më pas rikthehet në Venecia, ku punoi përsëri në kantierin detar. Edhe mbas kaq shumë vitesh, në shtëpinë e Zef Stakës në lagjen “Rus”, duken kangjellat e punuara me aq mjeshtëri nga Stefi. Ai punoi në shumë shtete, si Itali, Austri, Zvicër, Jugosllavi etj. Ai gjithashtu ndihmoi shumë tregtarë austriakë, që jetonin dhe punonin në Shkodër, për të mbajtur aktivitetet e tyre. Njëkohësisht, sipas disa dëshmive të vetë rrethit të tij familjar, Stefi gjatë kohës që punonte në Zvicër, takoi Vladimir Iliq Leninin, liderin e ardhshëm të Partisë Komuniste Bolshevike të Rusisë.
Stef Ingrisi u nda nga jeta në vitin 1956 në qytetin e Shkodrës, ku edhe sot jetojnë shumë nga pasardhësit e tij.

Tags: AlbaniaAlbert VatajArbriAtdheuBesimiBurgjetDemokraciaDhunaDiktaturaDisiplinaDokumenteFakteFejaFjalaFlamuriForumHistori e Shqiperisekëpucëtari austriak që jetoi në Shkodrën e shekullit XIXKeshillaKishaKleriKohaKombiKomentKomunizmiKujteseLexuesLiriaLuftaMendimiOpinionPersekucioniPolitikePublikShoqeriaShqipShtetiStefi IngrisiTraditaVrajet
Previous Post

Kodiku i katërt në bibliotekën kastriotase me portretin origjinal të Gjergj Kastrioti, Skënderbeut

Next Post

Kush ishte Stefi Ingris, këpucari austriak që erdhi në Shkodër për të qëndruar përgjithmonë aty?

Next Post
Kush ishte Stefi Ingris, këpucari austriak që erdhi në Shkodër për të qëndruar përgjithmonë aty?

Kush ishte Stefi Ingris, këpucari austriak që erdhi në Shkodër për të qëndruar përgjithmonë aty?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj