Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Atë Gjergj Vata, jezuiti që u dënua tre herë nga diktatura komuniste si “Armik i popullit”

September 5, 2020
in Histori
Atë Gjergj Vata, jezuiti që u dënua tre herë nga diktatura komuniste si “Armik i popullit”
35
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Si sot, më 13 shkurt të vitit 1999 ndërroi jetë në Romë jezuiti shembullor, Atë Gjergj Vata, dëshmitar i kalvarit të popullit dhe të Kishës në periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri. Rregulltar jezuit, i butë, i vendosur dhe me një dashuri të pakufishme për popullin e Kishën.
R.SH. – Vatikan
Duke shfletuar kalendarin, më 13 shkurt, kujtojmë jezuitin shqiptar, Atë Gjergj Vatën, në përvjetorin e vdekjes. Pra, si sot, më 13 shkurt të vitit 1999 ndërroi jetë në Romë jezuiti shembullor, Atë Gjergj Vata, dëshmitar i kalvarit të popullit dhe të Kishës në periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri. Rregulltar jezuit, i butë, i vendosur dhe me një dashuri të pakufishme për popullin e Kishën.
Atë Gjergj Vata, lindi më 6 maj 1915. Mësimet e para i ndoqi në shkollën e jezuitëve në Shkodër, ku ndjeu edhe thirrjen meshtarake e rregulltare. Pati si mësues e më vonë sivëlla rregulltar, njërin nga jezuitët shqiptar më në zë: Atë Pjetër Meshkallën, tek i cili gjeti shokun e ngushtë të idealeve të shenjta fetare e kombëtare.
Studimet e mesme i vijoi në Seminarin Papnor të Shkodrës, për të vijuar studimet e larta filozofike e teologjike në shkollat e jezuitëve në Itali. I vijoi studimet por qe detyruar t’i ndërpriste për t’i kryer në klandestinitet. Atë Vata u shugurua meshtar më 19 mars 1955, kur në Shqipëri kishte filluar kalvari i Kishës katolike, duke i qëndruar besnik zgjedhjes që pati bërë që në moshën të re për të ecur gjurmëve të Krishtit. Shtoi një rregulltar jezuit në shoqërinë e masakruar të Jezusit, e para që qe vënë në shënjestër nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës.
Atë Gjergj Vata u arrestua tri herë, e tri herë iu desh të vuante në biruca, hetuesi e kampe përqendrimi. Herën e parë i vunë prangat kur ishte ende seminarist student, më 21 qershor 1945, derisa fillonte sulmi, që përfundoi me shkatërrimin e të gjitha veprimtarive të etërve jezuitë në Shqipëri e që do ta çonte në pushkatim mësuesit e tij më të mirë: Atë Gjon Faustin e Atë Daniel Dajanin, të cilët më 5 nëntor 2016 në Shkodër, u shpallen të Lumë, së  bashku me Martirët tjerë.
E lidhën dorë për dorë me mësuesin e vet, Atë Jak Gardinin. Duke qenë tepër i ri, e liruan, pasi bëri vetëm një vit e gjysmë burg. Ishte data 8 dhjetor e vitit 1948. Kishte dalë nga Kuvendi i Jezuitëve për të hyrë në burg; delte nga burgu pa e ditë ku do të hynte, sepse Kuvendi i rregulltarëve jezuitë nuk ekzistonte më, ishte mbyllur prej komunistëve.
Herën e dytë u arrestua më 8 gusht 1974, për t’u liruar më 8 dhjetor 1974. Për të tretën herë përfundoi në qeli të burgut më 2 nëntor 1977, për t’u liruar vetëm pas dhjetë vjetësh burgimi, më 20 maj 1987. E ndoqën kudo vuante dënimin, sivëllezërit rregulltarë që kishin mbetur jashtë e sidomos, familjarët. Hynte e dilte nga burgu gjithnjë me të njëjtën akuzë: “Armik i popullit”.
Vetëm pas vitit 1991 Atë Gjergj Vata do të çlirohej nga një atribut i tillë kaq i pamerituar, për t’u quajtur “Mik i popullit” e për t’u rikthyer në urdhrin e Jezuitëve, në rimëkëmbje e sipër edhe në trevat shqiptare, posaçërisht në Shkodër e Tiranë. Pa marrë parasysh moshën, Atë Gjergj Vata i vuri krahët punës për rihapjen e Seminarit Ndërdioqezan shqiptar në Shkodër dhe u bë një nga drejtuesit e parë të tij, pas rënies së diktaturës komuniste. Por mosha, mundimi e sëmundja e bënë të vetën, ndonëse sivëllezërit e tij jezuitë bënë çmos për ta shëruar. Atë Gjergj Vata mbylli sytë në krahët e tyre më 13 shkurt 1999 në Romë, ku u kremtuan edhe salikimet e para, pas të cilave u kthye për të pushuar në tokën e atdheut, për amshim. Atë Gjergj Vata, jezuit, qe i butë, i vendosur dhe me një dashuri të pakufishme për popullin e Kishën.

Tags: 2 nëntor 19778 gusht 1974AlbaniaAlbert VatajArbriAtdheuAtë Gjergj VataBesimiDardaniDemokraciaDisiplinaDoketDokumenteEpirFakteFejaFjalaFlamuriForumGjuhaHistori e ShqiperiseKeshillaKishaKleriKohaKombiKomentKujteseLexuesLiriaLuftaMalesiMendimiNderiOpinionPublikShoqeriaShqipShtetiTraditaZakonet
Previous Post

Kur qeveria e Ismail Qemalit planifikonte koncesionin e ndërtimit të një trami elektrik në vitin 1913!

Next Post

Nji vorr për At Gjergj Fishtën – Nga At Zef Pllumi (Hylli i dritës”, 1996)

Next Post

Nji vorr për At Gjergj Fishtën - Nga At Zef Pllumi (Hylli i dritës”, 1996)

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
John F. Kennedy: Injoranca e një votuesi në një demokraci dëmton sigurinë e të gjithëve

John F. Kennedy: Injoranca e një votuesi në një demokraci dëmton sigurinë e të gjithëve

May 29, 2025
Ja cilat janë 10 produktet të krijuara nga Gjermania naziste që përdoren edhe sot, nga Volkswagen te Metadoni

Ja cilat janë 10 produktet të krijuara nga Gjermania naziste që përdoren edhe sot, nga Volkswagen te Metadoni

May 28, 2025
Albert Vataj: Ta puth buzën që kafshon

Albert Vataj: Ta puth buzën që kafshon

May 27, 2025
Enigma e At Carlos Crespi që tronditi botën dhe zhdukja misteriozi e një thesari që dëshmonte një qytetërim të zhvilluar paramodern

Enigma e At Carlos Crespi që tronditi botën dhe zhdukja misteriozi e një thesari që dëshmonte një qytetërim të zhvilluar paramodern

May 27, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj