Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Traditë

Në kërkim të stolive të grave shqiptare ndër shekuj

September 5, 2020
in Traditë
Në kërkim të stolive të grave shqiptare ndër shekuj
180
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Të bukura, të hershme dhe të rralla. Njëherë e një kohë ato zbukuronin zonjat shqiptare. Bëhet fjalë për stolitë, që zbukorinin zonjën shqiptare shekuj më parë. Është e mahnitshme teksa mëson se me sa kujdes femrat zgjidhin veshjet, e me pas stolitë që plotësonin imazhin e tyre. Këto zonja, nga veriu, jugu dhe Shqipëria e Mesme, i takonin shtresave të mesme e të pasura të popullsisë.
Në kohën kur këto stoli përdoreshin, gratë e kishin për ters të dilnin pa u stolisur së paku me një kilogram argjend. E veç kësaj, të kishe të tilla stoli, e sidomos nëse ishin prej floriri, tregoje se i përkisje një dere të pasur.
Materiali në të cilin janë punuar, është kryesisht argjend, por tek disa prej tyre vihet re edhe pak flori, ashtu si edhe gurë të shumëllojshëm e me ngjyra. Në të rrallë ka edhe stoli prej bakri, e megjithatë mbeten mjaft interesante, e sidomos kur merr vesh hershmërinë e tyre.
Pasioni për koleksionimin
Koleksionimi është një pasion i veçantë, që krahas kënaqësisë estetike që të fal kur arrin ta pasurosh koleksionin tënd, nga ana tjetër mbart në vetvete një kosto financiare dhe punë të lodhshme shumëvjeçare.
Këtë më mirë se kushdo mund ta shpjegojë koleksionisti i palodhur, Lulzim Perati, i cili për më se 30 vite koleksionon punime artistike dhe artizanati nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
Një pjesë e koleksionit të tij të pasur numëron rreth 380 objekte që i përkasin trashëgimisë kulturore anembanë vendit.
Si i mblodhi punimet artistike
Merita për mbledhjen, seleksionimin dhe ekspozimin e këtyre objekteve me mjaft vlera kulturore e artistike i përket koleksionistit shijakas. Për më shumë se dy dekada me radhë, Perati ka grumbulluar në të gjitha krahinat e vendit tonë një mori objektesh artistike si stoli grash dhe burrash, kostume popullore, qostekë, furka, punime artizanati etj, një koleksion që do ta kishin zili muzetë etnografikë të çdo qyteti shqiptar.
Koleksioni i Peratit ka një kohështrirje prej rreth tre shekujsh, pasi objektet më të vjetra, që i përkasin stolive të Librazhdit dhe zonës së Çermenikës, në Elbasan, datojnë në mesin e shekullit të XVIII-të.
Të gjitha punimet artistike, kostumet popullore dhe stolitë e ndryshme, megjithëse janë pjesë e koleksionit të Peratit, janë të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Inventarizimit, pasi i përkasin trashëgimisë kulturore shqiptare.
Lulzim Perati: Objektivi im, hapja e një muzeu etnografik
Perati sa kohë i keni dhënë nga jeta juaj kërkimit të stolive të grave shqiptare?
Kam që prej vitit 1987 që grumbulloj stoli të grave shqiptare dhe mbi tri vjet që mundohem të ndërtoj me ndihmën e profesorëve dhe etnografëve, inventarin e tij të plotë. Sistemi shkencor ka tri vjet e katërt muaj që merr kohën time. Çdo stoli sipas kritereve kronologjike, historike dhe etnografike. Për këtë kam pasur mbështetjen e etnografes së njohur Afërdita Onuzi.
Ç’profesion keni? Ç’e shtyn një burrë të gjurmojë stolitë e grave shqiptare?
Besoj se ka të bëjë me origjinën e familjes sime, që konsiderohej e pasur për vitet ‘900. Në shtëpinë time kam parë materiale të tilla dhe punime artizanale. Fillimisht kam koleksionuar pulla, monedha, kartëmonedha. Kontakti i parë me argjendin, ka qenë në veriun e Shqipërisë ku shkoja shpesh me shërbim. Kur pashë dy kryqe, aty më lindi ideja që t’i grumbulloj.
Pas ndërrimit të regjimit, mori hov më shumë ky pasion imi. I kam miq gati të gjithë argjendarët e Shqipërisë. Ata më ruajnë objekte me vlera. Dikush një kopsë, dikush një gjerdan. Është një pasion i veçantë jo vetëm imi, por edhe i familjes sime. U bënë 23 vjet dhe prapë nuk jam i kënaqur. Them kam lënë mangët Peshkopinë, Kukësin, Tropojën, s’kam Kosovën. Mendja më rri aty.
Me ç’shohim çdo “grua” e koleksionit tuaj, është e plotë: 24 komplete stolish. Si ia keni dalë me kaq shumë detaje sa këkon kjo punë?
Me mundim të pazakontë. I lodhur fizikisht, i lodhur monetarisht, me kufizime të mëdha. Nuk mund të besohet, që unë banoj në Shijak, 8 km larg nga Durrësi dhe kam njëzet vjet që nuk e kam shijuar njëherë bregdetin.
Më vjen keq se e kam privuar edhe familjen. Më konkretisht mund t’ju them se kam gjetur shumë stoli në Shkodër sepse ka pasur tri katër dyqane antikuarësh edhe gjatë regjimit komunist. Sidomos pas 88-ës, filluan aty-këtu të dalin në shitje. Në vitin 1990, në tregun e Lezhës, Shkodrës, Krujës qytetarët filluan të shisnin kostumet. Të tjera stoli i kam grumbulluar nga miqtë që i njihja. I kam të gjitha të blera, asgjë nuk është dhuratë. Për shembull nga Çamëria, qosteku me gjithë sahat ka qenë i gjyshes së mikut tim, me të cilin kemi qenë në shkollë bashkë.
Pasi gjenit materialin, si e plotësonit me të dhënat etnografike?
Njeriu që të mësojë duhet të pyesë. Kisha dëgjuar për etnografen Afërdita Onuzi. Kam lexuar literaturë, qysh nga Rrok Zojzi, Andromaqi Gjergji. Me zonjën Andromaqi njihem, i shkoja edhe në shtëpi për konsultime.Në vitin 1993 rastësisht njihem me profesoren Afërdita Onuzi dhe qysh nga ai moment, më është lehtësuar puna.
Duke punuar gjatë me historinë e stolive, ç’thonë ato për jetën e gruas shqiptare?
Tregojnë që është respektuar gjatë shekujve. Tregon edhe që burrat shqiptarë janë bujarë, kanë pasur dëshirë ta stolisin gruan dhe gruaja ka vlerësuar vetveten.
Çfarë nivelesh shoqërore përfaqësojnë?
Janë shtresat e mesme dhe të pasura. Jo shumë të pasura sepse ato kishin stoli ari. Të paktën nga hulumtimi që kam bërë, tek stolitë e arta nuk ka punë artizanale. Në viteve 1700-‘800, argjendi ishte shumë i çmueshëm, vlerësohej shumë. Një kostum Tirane nuk mund ta bleje më pak se 40-50 napolona ar. Janë perla.
Si i ndani në kategori stolitë?
I ndaj në tri tipe. Stolitë e Shqipërisë së Veriut, Qendrore dhe stolistë e Jugut dhe Juglindjes. Në Shqipërinë Qendrore kemi stoli të grave myslimane, stoli veriore të grave katolike dhe ato të juglindjes janë të grave ortodokse.Stolitë veriore janë prej argjendi të larë me ar, te stolitë qendrore kemi argjendin e pastër dhe të bardhë, në juglindje kemi punimin e argjendit me savat, tip pakti me derdhje, me rrahje dhe punë me kalem. Diku janë më të ngarkuara stolitë si në Malësinë e Madhe, Zadrimë; diku më të lehta si në Shpat, Mati, Dukagjin. Përgjithësisht gratë tona kanë qenë zbukuruar rëndë.
Cilat janë më të vjetrat që keni?
Stolitë e Labinotit, të Gramshit, Librazhdit, Rajcës, që datojnë nga mesi i shekullit të XVIII. Nuk mund të flasim për data të sakta në etnografi. Këto janë punime artizanale dhe duke u këshilluar me etnografët, nxjerrim afërsisht datën.
Ku ruhet koleksioni?
Në shtëpi ku rri vetë, i kam vendosur në mure dhe i shijoj çdo moment. Janë në korniza me xham të mbyllur, në temperaturë mesatare 15 gradë. Po nuk morën oksigjenin, metalet e kanë këtë karakteristikë, nuk oksidohen. Sidomos argjendi është metal i pasur fisnik. Po kështu kemi metale argjendi të larë me ar dhe ari është mbrojtës akoma më i mirë.
Po kështu do të vazhdosh?
Objektivi për të ardhmen është hapja e një muzeu etnografik, ku do të ekspozohen të gjitha objektet e blera, në mënyrë që si vizitorët vendas ashtu edhe ata të huaj të kenë mundësi të njihen me vlerat dhe pasurinë etnografike të vendit tonë.

Jolanda Shuaipi/SCAN Magazine

Tags: AlbaniaAlbert VatajArbriAtdheuBesimiDardaniDisiplinaDoketDokumenteEpirFakteFejaFjalaFlamuriForumGjuhaHistori e ShqiperiseKeshillaKishaKleriKohaKombiKomentKujteseLexuesLiriaLuftaMalesiMendimiNderiOpinionPublikShoqeriaShqipShtetiTraditaZakonet
Previous Post

Eliminimi i autonomisë dhe ndarja e Sanxhakut mes Serbisë e Malit të Zi

Next Post

Tezat historike të akademikut bavarez, Jakob Philipp Fallmerayer dhe e kaluara shqiptare: Në Greqi nuk rrjedh gjaku grek

Next Post
Tezat historike të akademikut bavarez, Jakob Philipp Fallmerayer dhe e kaluara shqiptare: Në Greqi nuk rrjedh gjaku grek

Tezat historike të akademikut bavarez, Jakob Philipp Fallmerayer dhe e kaluara shqiptare: Në Greqi nuk rrjedh gjaku grek

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj