Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Atë Anton Xanoni themeluesi i shkollës letrare të jezuitëve, veterani i arsimit dhe i kulturës shqiptare

January 12, 2020
in Figura të ndrituna, Slider, Të përzgjedhurat
180
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Atë Anton Xanoni është nja nga ato personalitete, vlera, vepra dhe kontributi i të cilit konsiderohet si një prej gurëve të themelit të asaj karabinaje, madhështia dhe atributi i të cilës është veç krenari nacionale. Pa atë përkushtim dhe vlerë, ato zelltari e përkorje, njëmendësi atdhetare e shpirtje adhurimi në të lartin besim, me të cilën ai përfaqësohet dhe shënjon në kalendarin e historisë së vlerave kombëtare para atyre religjioze, diçka do të ishte e mangët në gjuhë, dialektin gegë, dijen dhe letërsinë e gjenezës së atyre cilësive që e mbajtën lart dhe e pasuruan traditën tonë të begatimit shpirtëror dhe kultural. Atë Anton Xanoni njihet dhe promovohet si themelues i shkollës letrare të jezuitëve, si një veteran i arsimit dhe i kulturës shqiptare. Kjo figurë është pjesë e atij mozaiku jezuit, që krijon panoramën më të jashtëzakonshme ku matshmëria e qasjeve në dije dhe kulturë e rendit kombin shqiptar në radhën e vendeve të qytetëruara të botës. Është ai përkushtim që Atë Anton Xanoni hodhi në themelet e këtij monumenti, që sot na obligon për mirënjohje dhe konsideratë, për rivlerësim dhe ritrajtim për çfarë në ta ishte ngadhënjim dhe në ne është vepër që kërkon të pranohet si shpërblim. Sepse mendja dhe shpirti, zelli dhe pasioni, besimi dhe detyra i çuan këto kontribute në ato lartësi që kohëve u la kujtesën dhe hulumtuesve ngutshmërinë për t’i trajtuar me seriozitet dhe precedencë.  

Albert Vataj

Atë Anton Xanoni, i njohur edhe me emrin Ndoc Xanoni, jezuiti shqiptar është figurë e shquar e arsimit katolik gjatë periudhës së Rilindjes. Anton Xanoni, dha kontributin e tij në fushën e gjuhës, letërsisë dhe botimeve të teksteve shkollore duke ushtruar një ndikim të dukshëm për të zhvilluar gegënishten në gjuhën shqipe, shkruan Radio Vatikani.

Atë Anton Xanoni lindi në Durrës më 12 janar 1862, por që fëmijë u shpërngul në Shkodër, ku u rrit në gjirin e etërve jezuitë. Si kreu shkollën e mesme, duke parë talentin e tij, jezuitët e dërguan të kryente studimet e larta në Kuvendin Kartuzian Porta Coeli në veri të Valencies, në Spanjë (1883), në Kraljevicë (1884), në Kremonë të Italisë (1886) dhe në Kolegjin Gregorian në Krakovi të Polonisë (1890-1892).

Më 1892 u shugurua meshtar në Krakovi dhe dy vjet më pas në u kthye Shkodër për të kryer misionin meshtarak e për të dhënë gjuhë shqipe në Kolegjin Saverian, ku kishte kryer studimet edhe vetë, trembëdhjetë vjet më parë. Më 1896, para se të kthehej në Shqipëri, dha mësim një vit në kolegjin Gregorian në Kier, në juglindje të Torinos në Itali.

Atë Xanoni, së bashku me poetin e gjuhëtarin e shquar, dom Ndre Mjedjën (1866-1937) si dhe me të vëllain e tij, imzot Lazër Mjedën, ishte anëtar aktiv i shoqërisë letrare Agimi, themeluar më 1901, e cila punonte për nxitjen e krijimeve letrare në gjuhën shqipe, duke përdorur edhe alfabetin e ri.

Ishte Atë Anton Xanoni ai që vendosi normat e retorikës dhe të stilit të shkrimit në dialektin verior të shqipes, në një shkollë me ndikim si Kolegji Saverian, norma që i parashtroi në Prîsi në lâmë të letratyrës, Shkodër 1911-1912.

Ai mbante qëndrim purist në shkrimin e shqipes, ishte ithtar i zëvendësimit të shumë huazimeve nga italishtja, turqishtja dhe sllavishtja me rrënjë fjalësh më të lashta shqipe. Si autor vjershash, prozash letrare, dramash e punimesh studimore në gjuhën shqipe, që shërbyen si frymëzim i vazhdueshëm për studentët dhe kolegët e tij shkrimtarë, ai nuk qe vetëm novator në gjuhë, por edhe stilist i shkëlqyer për kohën kur jetoi.

Nga viti 1908 bashkëpunoi rregullisht me periodikun jezuit Elçija e Zemers t’Jezu Krisctit me artikuj për historinë, letërsinë, kulturën dhe politikën, por edhe me tregime të shkurtra e me vjersha apo përkthime, që pëlqeheshin shumë. Mbeti në histori edhe për veprat Gramatika shqyp, Shkodër 1909, Shkurtorja e historis së moçme, 1910, e në veçanti për vjershën me frymën e Rilindjes Rrnoftë Shqypnia, kushtuar shpalljes së pavarësisë. Një pjesë e mirë e veprës së tij ka mbetur e pabotuar edhe sot e kësaj dite. Atë Xanoni vdiq në Shkodër më 16 shkurt 1915. Kujtohet si themelues i shkollës letrare të jezuitëve, si një veteran i arsimit e i kulturës shqiptare, përfundon Radio Vatikani në kumtimin për të.

Krijimtaria e Atë Anton Xanonit

  1. Tremdhjet t’martet e Sh’na Ndout;
  2. Dheshkroja e Shqypniis;
  3. Shkurtoja e historiis( bleni i I);
  4. “_”_”_”_”_”_”_”_”_ ( bleni iII);
  5. Muzhiktari i verbtë;
  6. Priisi n’ lamë t’letratyrës ;
  7. Gramatika Shqyp;
  8. Dotrina e madhe;
  9. Gjenovefa (rromanz );
  10. Julia (rromanz );
  11. Llagoret e mullinjve (dramë);
  12. Këndime për shkollë t’ para t’shqypes;
  13. Unjilli i Jezu Krishtit mas Sh’ M;
  14. Jeta e Sh’Françesk Saverit (biografi )
  15. Skënderbeu (dramë ).
Tags: "Kultura12 janar 186216 shkurt 1915Albert VatajAtë Anton XanoniBesimiDijaFejaGjuhaJezuitNdoc XanoniShkoder
Previous Post

“E vërteta e atentatit ndaj xhaxhait tim, ‘Lefter Lefteri’, te filmi ‘I teti në bronx’ dhe kush e qëlloi….”/ Dëshmia e rrallë e nipit

Next Post

“Enver, ja si po e masakroni këtë popull….” Letra anonime gjeneralit që tentoj arratisjen dhe vidq në Burgun e Burrelit në ’75-ën

Next Post
“Enver, ja si po e masakroni këtë popull….” Letra anonime gjeneralit që tentoj arratisjen dhe vidq në Burgun e Burrelit në ’75-ën

“Enver, ja si po e masakroni këtë popull….” Letra anonime gjeneralit që tentoj arratisjen dhe vidq në Burgun e Burrelit në ’75-ën

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj