Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Jacques-Louis David piktori që shkroi në tablo antikitetin grek dhe Revolucionin Francez

December 29, 2019
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
390
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Fëmijët e Dianës dhe Apollos (1772), Jupiteri dhe Antiopia (1768), Trupi i Hektorit (1778), Patrokli (1780), Betimi i Horatii (1786), Vdekja e Sokratit (1787), Parisi dhe Helena (1788), Lektorët i sjellin Brutusit trupat e bijve të vrarë (1789), Vdekja e Maratit (1793), Marie Antoinette gjatë rrugës për në Guillotinë, Ndërhyrja e grave Sabine (1799), Napoleoni në Pass-Saint-Bernard (1801), Kurorëzimi i Napoleonit (1806), Marsi çarmatoset nga Venera (1824), Dashuria dhe Psikika (1817), Lamtumira e Telemakut dhe Eujkaris (1818), Zemërimi i Akilit (1825), Leonidha në Termopile (1826), këto nuk janë kapituj të një libri historie, as referenca enciklopedie, janë vetë historia e botës e shkruar nga peneli i një piktori. Pa asnjë mëdyshje atë që nisi Peter Paul Rubens e vazhdoi Jacques-Louis David. Homeri, antikiteti grek, mitologjia nuk do të kishte kuptim pa Ruben, por me Louis David, mitologjia dhe eposi formësohen duke marrë trajtë. Kapërcyelli i ngjarjeve në Francën e stuhishme gjen gjithashtu te Louis David vetë rrëfyesin.
Jacques-Louis David u lind më 30 Gusht 1748 dhe vdiq më 29 Dhjetor 1825. Ai ishte një piktor francez i stilit Neoklasik, që konsiderohej si piktori kryesor i epokës. Në vitet 1780 stilet e tij të të trajtuarit estetik të pikturës me tematikë historike shënoi një ndryshim në shije, larg nga lirshmëria dhe shkujdesja e Rococo përnga shtrëngimit dhe ashpërsisë klasike dhe ndjenjës së përjetimit, duke u harmonizuar me klimën morale të viteve të fundit të “Regjimit të vjetër”.
David në vitet e vona u bë një mbështetës aktiv i Revolucionit Francez dhe mik i Maximilien Robespierre (1758-1794), dhe ishte në të vërtetë një diktator i arteve në Republikën Franceze të asokohëshme. I burgosur pas rënies së pushtetit të Robespierre, ai u rreshtua me një tjetër regjim politik pas lirimit të tij, atë të Napoleon Bonaparte, duke u nderuar edhe me konsulli i parë i Francës. Në këtë kohë ai zhvilloi stilin e tij të Perandorisë, i dukshëm për përdorimin e ngjyrave të ngrohta veneciane. Pas rënies së Napoleonit nga pushteti dhe ringjallja e Bourbonve, Davidi u internua në Bruksel, pastaj në Mbretërinë e Bashkuar të Hollandës, ku mbeti deri në vdekjen e tij. David kishte një numër i madh nxënësish, duke e bërë atë si ndikuesin më të fortë në artin francez të fillimit të shekullit të 19-të, veçanërisht në pikturën akademike të Sallonit.
Mes piktorit dhe revolucionarit, cili ishte dhe mbeti Jacques-Louis David?! Ai padyshim ka shënuar një piketë të rëndësishme në pikturën franceze dhe atë botërore duke lënë një vepër sa të larmishme aq dhe të pasur. Ngjyrat e gjalla, dinamika shprehëse, përshkueshmëria emocionale, thellësia meditative, efekti i atypëratyshëm i pamësisë dhe përjetimit, rrjedhshmëria e komunikimit të kohjeve, rreptësia e ligjësisë artistike e bëjnë veprën e Jacques-Louis David një galeri dielluese, ne të cilën ne hymë për tu njohur me një piktor dhe dalim që andej të magjepsur nga historia, miti, legjenda, e vërteta të treguara sipas tij.
Albert Vataj

Napoleon til Hest fra bogen Kunstnere Z: David, Jacques-Louis 2005..Fotograf:..ACC:..HD Afdeling. Det Kongelige Biblotek.
Tags: 29 Dhjetor 182530 Gusht 1748Albert VatajArtiBetimi i Horatii (1786)BourbonveDashuria dhe Psikika (1817)Fëmijët e Dianës dhe Apollos (1772)Jacques-Louis DavidJupiteri dhe Antiopia (1768)Kurorëzimi i Napoleonit (1806)Lamtumira e Telemakut dhe Eujkaris (1818)Lektorët i sjellin Brutusit trupat e bijve të vrarë (1789)Leonidha në Termopile (1826)Marie Antoinette gjatë rrugës për në GuillotinëMarsi çarmatoset nga Venera (1824)Maximilien RobespierreNapoleoniNapoleoni në Pass-Saint-Bernard (1801)Ndërhyrja e grave Sabine (1799)Parisi dhe Helena (1788)Patrokli (1780)PikturaTabloTrupi i Hektorit (1778)Vdekja e Maratit (1793)Vdekja e Sokratit (1787)Zemërimi i Akilit (1825)
Previous Post

“Gruaja e re me shami” e Jacques-Louis David, kaplimi i një gjendje hutimi dhe blatimi

Next Post

Njihuni me 12 Ligjet e Karmës, me udhëzuesin e ekuilibrit që ju ndihmon të zotëroni veten dhe realitetin

Next Post

Njihuni me 12 Ligjet e Karmës, me udhëzuesin e ekuilibrit që ju ndihmon të zotëroni veten dhe realitetin

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj