Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Poezi

Elegji drithëruese për tragjedinë e 26 nandorit, nga poeti dhe publicisti, Albert Vataj

December 8, 2019
in Poezi, Slider, Të përzgjedhurat
559
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Kjo elegji e poetit, publicistit dhe bashkëpunëtorit të gazetës “Zani i Malsisë”, Albert Vataj, është një memorial i lartë dhimbjeje dhe ndjesie për të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi që goditi rëndë kryesisht qytetin e Durrësit dhe Thumanën.  Poezia shpreh në një gjuhë thellësisht poetike gjithë këtë dramë që goditi shqiptarët dhe lëkundi ndjesitë e të gjithë atyre që e ndoqën dhe e përjetuan nga larg tërmetin e 26 nëntorit. Përcjellja me një ndjenjë të epërme përjetimi shpërfaq shpirtin e pasur poetik të poetit. Ai e ka përjetuar dhe e ka dëshmuar në çdo varg e në çdo fjalë atë panoramë tmerri dhe pasojat tragjike që la pas tërmeti. Plaga që hapi kjo tragjedi zgjoi dhimbje në shpirtin e poetit, por goditi çdo zemër dhe çdo shpirt të atyre që e përjetuan fatkeqësinë e të goditurve si të tyren.

Zani i Malsisë

S’pati qiell për dhimbjen teme

Nga Albert Vataj

 

-I-

U dridhe ligsht toka e amës, t’andrrave t’mija molisuna.

Asaj nate nandori,

shtërzeve si nji shpirt i drobitun hekash,

gjimove thekshëm, e gjama u lshue turr.

Shterroi fryma e t’gjallve,

n’ajër u fashit ofshama,

atij agu t’derdhun n’trishtim.

N’kup t’qiellit theri dita…

drita e dishrimeve zafikun mori zjarr.

Trandja e thekun e syve t’eshkun, kujave krisi,

msyni zezona,

me terrin prushi dhimbja, e përpushi vdekja.

U dridhe amësht tokë e ashtit,

truall qi bluen piskama.

Dekiku i oshtimës së dheut,

thirri zezue n’za terri,

n’tmerr shkrepi dita, n’drita t’fikuna t’sysh që mbeten qiellthyem.

E shndriti hyjshëm n’shpirtna qi u praruen gërmadhave.

-II-

U luta,

e kambanave t’krahnorit u rash me gjëmim.

I’u bana za e zemër dhimbjeve,

krejt statujave qi vërshuen,

kah rrebesh me lot dihama.

Nata sosi mureve t’shkrehun n’gjunj,

e pragjeve t’thërmuem,

vdekja trokiti me turr.

Hapëm zemrat e ndryme gjokseve

… t’gjëmimta,

u epëm dorzan ksaj duhije.

S’priti kuja, vikama…

e kalli ditën n’çdo rreze t’atij zgjimi llahtar,

i’u dha piskamës nana, e fmija u la n’lot.

Me sy e me shpirt u shtangëm tekatje,

nan at qiell t’thërmuem nantori,

zezue korbash,

atje ku ethshëm fryma kërkon gji e gjama,

piskamë.

Atje… nan gurë e mure,

thekshëm u përleshëm me vdekjen.

-III-

N’dhimbje,

m’dhimti thellë, e mrazta dhimbje,

e krejt’juaja u derdh n’trishtim,

e plasi n’buz fjala,

n’gji t’nji nane shterri mëkimi.

Rënkuen vorret,

e toka u lëkund me huj e mraz,

bota krejt u dridh,

prej themelesh n’kresht,

e vetmja qi mbeti pa u lëshue n’gjunj,

kje dhimbja.

Qëndroi dhe s’u ep,

zemra qi mëkuam plagëve,

briti sa fuqi i kish mbrue idhnimi,

e fryma shpuzi,

sa e prushi rrahekrah gjithkah.

Krahnorin i’a zateti duhishëm qiellit,

me pezëm e gjëmim e rrëmoi gjoksin,

e bzani zaqiellt…

O Zot ki mëshirë!

U gjegj shpirti, e prajti lëngueshëm idhnimi,

faji e frika…

pendesë patën, shpagës i’u dreshtën.

-IV-

Ah moj zemër e thyeme shpirtnave coptue,

krahnoreve t’thërmuem,

njëjt me muret,

n’se don me gjimue,

gjimo e mos druj se shuhesh.

Ç’ka don tjetër ti re e mrrylun idhnimit,

muranë e duarve e thirrjeve qi zashëm u epen.

N’prehnin e dërmuem t’andrrave mbetun nan rrënoja,

gjej nderun n’kuja,

duart e zgjatuna t’lutjeve,

e ndigjoje pikllimin tem e t’qiellit,

se si i shkimen zoritshëm gacat e grahmave.

N’zemrat t’coptueme,

Jam za i mekun,

thirrje e shterrun frymet.

-V-

Ndijim i epun epshëm gjëmimesh,

shuaje terrin që erri e shterri,

prag e prehën,

përtrije shpirtin qi digjet,

n’dritën që pau syt e përlotun,

e kortezhe t’gjat, ma t’zi se korbat.

Zezon, e zeza ti,

t’eshkun ma le gjinin e mbarue qiellin,

por vetëm s’mujte me m’lan,

se pata shqipen dykrenshe n’krahnor,

fluturova e sosa turr me erën,

e thirrjen e gjakut,

kjava e u përlesha me hekamën,

s’dreshta.

Zemrave u dhash zemër,

diell i shkrepa ditës n’sy e n’ball,

dritës që shkëndiu mes rrënojave t’andjeve për amë.

T’futndmeve dëshira,

ah… njatyne qi u shuan pa mbrri zbardhjen,

… përqafimeve qi fluturuen kah yje pikon nata,

shenjtnin e ngadhënjimit u blatova.

-VI-

Kurmeve t’qiellit,

u thyen zemrave t’coptueme,

gjithëçmos qi mujta e bana,

i dhash fjalë e loçkë,

t’shtrenjtat e shpirtjeve t’mija,

hyjtun, n’dlirsi e besim.

Iku me ikjet e trishta,

terri e tmerri kuisja, u davarit.

Iku kaluar, mbi qiejt e krisun t’dhimbjeve,

dengun n’re, bjerrun fluturimesh.

Përmbas mbeti çdo frymë, zashterrun e lot’tham,

syçjerrun, drobitun hekash e andërrvramë.

-VII-

Pa fole,

pëmëthyem,

pa shteg udhëve ku vërshon baltina,

sosëm.

Ngrysen prej agut në muzg,

ftyrat e vrame e qiejt e vdirun.

Ikja mori qiejt ngarkue me vaj,

e hupi sysh përgjakjes s’perëndimit,

Iku, kah ikjet shkuen vargan, zhagitjeve t’liga.

Ag i 26 nandorit 2019,

përpushje hekamë, zemërate e dheut,

kukja ti…

hala angullin majëpemëve t’zdeshuna picak.

Le pa qiej, zogjtë e dhimbjeve t’mija,

pa fole na nxu dimni e idhnakja kujë,

qi s’shuen mungimi.

-VIII-

Erdh e iku kjo gjam,

mundi e hekat, mure dhe qiej,

përsipër na ranë,

n’shpirt na u thërrmuan ardhmënitë,

n’gjak tuboi gjimueshëm flaka,

e plagët lëngue mbetën,

shtati na dridhet n’çdo prehje.

U ndeshëm me vdekjen e ma fort me frikën,

gërmadhave,

tekatje ku argamedoni la gjurmët, e gjam,

rënkojnë kujtimet e fatet e thyeme,

copë e grimave, qi mbetën shkret e harrue.

Pluhni e shpresa u rrekën zoritshëm, hujas,

tue mbrujt shtatore qëndresës, mosepjes.

-IX-

Erdh kjo zezon e shkoi,

qafën theftë!

Gjithçka mbuloi me hi e ngrysi n’terr,

zemrat kjen ata qi flakën me ndrit,

u dogjën n’syt e nderun britmave, klitha.

S’pati qiell për dhembjen teme,

n’shpirt më mbetën krahëthyem ernat,

fjalët e kangët, jehonat e lehjet e natës.

Pata diell për plagën e shpagën, dritta,

tue harrue zgjimin nan rrënoja,

agun, angullimave.

Iku me ikjet e keqja e la varrë, krrakamë la.,

U rash kambanave t’lutjeve

err e terr,

tue mëkue përshpirtje.

S’pati qiell për dhembjen teme,

gjoksit i’a lshova barrën e gjamës,

e brita thekshëm… heshta pikllue.

Fjalë…

n’se ke za me i dhan zjarm ç’ka kjo zemër dhimti,

gjej yje n’shpirtnat qi u epen ksaj zezone,

n’përjetsi shndriti!

 

 

Tags: “Elegji”Albert VatajDhimbjaFatkeqesiaPoeziTermetiTragjediaTrishtimi
Previous Post

Nëna, mëkuesja e të perëndishmes së jetës, lindësja e botëve brenda një britme të thekshme

Next Post

Margaret Atwood- Shkrimtari, lexuesi dhe libri si ndërmjetës

Next Post

Margaret Atwood- Shkrimtari, lexuesi dhe libri si ndërmjetës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Paradoksi i qytetërimit teknologjik, varësia absolute nga diçka që nuk kuptohet, një formulë e sigurt për katastrofë

Paradoksi i qytetërimit teknologjik, varësia absolute nga diçka që nuk kuptohet, një formulë e sigurt për katastrofë

March 16, 2026
Paulo Coelho, ai që ka pikasur një dritëshkurtësi moderne, që na ka dënuar me vetmi në mes të turmës

Paulo Coelho, ai që ka pikasur një dritëshkurtësi moderne, që na ka dënuar me vetmi në mes të turmës

March 16, 2026
Alarmi i Umberto Galimberti: Dashuria, një emocion që digjet dhe fiket si një shkëndijë e çastit

Alarmi i Umberto Galimberti: Dashuria, një emocion që digjet dhe fiket si një shkëndijë e çastit

March 16, 2026
Narcizi i modernitetit, një përkatësie identitare e burgosur në imazhin e vet

Narcizi i modernitetit, një përkatësie identitare e burgosur në imazhin e vet

March 16, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj