Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

 “Njëmijë vjet Ajkunë” për me ndi n’asht dhimbjen e nji shpirti e zanin e nji zemre

September 11, 2019
in Esse, Të përzgjedhurat
128
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Janë të tepërta këto dy fjalë përcjellëse, për librin “Njëmijë vjet Ajkunë” të autores Elida Rusta, botuar nga Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë”, Tiranë, por le të rrinë si modë a si traditë edhe për këtë libër Poezia e këtij libri nuk merr asnjë ngjyrë e nuancë nga këto fjalë, aq sa mund t’i jap unë me sytë e mi ndonjë ngjyrë shtesë ylberit.

Por ndihem i nderuar që shkruaj këtë përcjellje se ngjaj si lajmës që trokas në derën tuaj dhe lajmëroj se po vjen një poete e re, një zonjë, që boton vonë duke mos humbë asgjë, që e ka latue për kohë të gjatë vargun, ia ka terë ujin dhe na zgjon e na kujton se sa shumë kena vdekë përditë e përvjet e na hiç nuk e dimë.

Na thotë që të harrojmë, e në jetë të mbajmë kujtimet. Na kujton pa mëshirë, pa dhimbje, e cila tashmë mallin e ka bërë gur, se na jena një grumbull me zhgënjime, me andrra të preme përgjysmë, me ndjenja të fikuna, me gjysmë përshëndetje të belbëzume me za të voktë e të qorruem mëngjeseve.

Kjo poete vjen dorë për dore me Migjenin. Elida Rusta dhe libri saj “Njëmijë vjet Ajkunë” besoj do të jetë befasi e këndshme. Është krijimi ndryshe i botës, është ndërtimi i jetës ndryshe. Me fjalë të epërme. Me fjalë zotash. Autorja krijon botën e saj, tonën, shtëpinë a kullën e dashurisë, e ndërton me një arkitekturë mahnitëse.

Me elegancë hyjnish. Pa inat se dashnia s’është inat. Lexon e nuk të ecet më tej në faqen pasuese. Lexon e shtangesh, lidhesh pas një fjale, pas shumë fjalëve, a vargjeve që si lëndë ndërtimi të një shtëpie dashurie rrëzëllijnë prej latimit.

Dhimbja qan gjithmonë, derdh lot gjaku, lot të zi derdh qielli i dhimbjes së saj për njeriun që ka humbë udhën, shpresën dhe s’ka më ëndërr pas të cilës të rendë kur as dy gjysma s’kanë mbetë mos me i shpërfillë andrrat se ato na i shkundin nadjet. Me germa dyshimi shkruan ti je i krypun, por etjen ma shuan, përmbysem e prapë çohem mes germadhave të mia!

E kur të çohet thotë butë pranimin: S’jam ma unë! Ke ardhë ti, m’ke shndërrue Në një formë të pamend në trupin Që ti ia ke ba skicën me kohë E tash ke ardhë me e mbushë me ngjyra. Ajkuna njëmijë vjeçe është veç Ajkuna fëmijë, hala fëmijë që vajton e re fatin e u pisket zotave me dlirësinë e fëmijës, me lirinë e fëmijës, me guximin e krenarinë e fëmijës, me gjeninë e fëmijës.

Bjen shi e na hala s’jena pajtue thotë Ajkuna dhe zotat e qiellit e të tokës stepen nga ky lloj ligjërimi, si ta marrin, si ta lexojnë, a prej fëmije a prej perëndie dalin këto fjalë. Mjegullat e ngopuna me mërzi e trishtojnë se ato derdhen si plaf trishtimi mbi male e bjeshkë e qajnë sa herë që rrufetë e pabindshme kallin lisa prej zemërimit të Ajkunës që tash as në vorr s’e ka Omerin që ka marrë udhët e botës dhe ashtë shndrrue pare në lodra pragjeve e dyerve të huaja.

Fëmijë njëmijë vjeçe Ajkuna ka pa dhe se sa ngjashëm pikojnë mëritë, dashuritë, zhgënjimet e njerzve dhe zotave! Ka pa se njëjtë vijnë pranverat por edhe vdekjet, lamtumirat… Dhe din tashma se veç në heshtje jena gjithmonë bashkë se heshtja na jep ne formën e përkryeme dhe derdh kumt si i ka hije se historia ma e bukur e prrallave, vazhdon hala… Ajkuna u thotë lisave se qiejt janë t’pafund e gjithmonë gjejmë vetin në to, me marrë o me dhanë shpresën e amshueme.

Për këtë janë qiejt, me na ba me jetue në netët e dimnit me t’ftohtin e tyne që ia gjallnojnë shpirtin edhe ma t’palumtunit. Ajo u thotë lisave se i kam mundë tana dhimbjet e përderisa ia kam arritë miliona herë, mundem me e ba prapë e prapë e prapë. Dhe të gjithën këtë e ka ba se Ajkuna ka dashni, ka plot dashni me t’cilën mundet me iu sjellë botës qark, me shpërnda dashni pa fund për njerzinë e me i mbetë prapë dashni mjaftushëm sa për vete.

Veç kam qejf me fol me të, nuk është se e due thotë ajo, e për çka me m’vu faj? Apo pse thotë: Kthehena prej rruge e marrim prapë shoqi-shoqin si dy pleq t’vjetër që i kanë mbijetue luftës bashkë e veç njeni-tjetri na ka mbetë. Shpirt i ri në trup të rrëzum prej zymtësisë, që ka gjetë veten tash që i kanë hupë të tanë e prapë thërret, s’ka ma urrejtje!

Nuk urren Ajkuna, ky njeri i çuditshëm që i ka tepruar prej vetes, pasi gjithë ato që ia përkëdhelen vuajtjet e vajet e dhimtat, që e çanë lisin më dysh, që lotin e bënë gur, në vështirësitë ma t’vogla ia lëshuan dorën dhe e lanë me ecë vetëm edhe në greminat e fatit, edhe në ditët kur s’duhej lënë vetëm, nëpër terrin e kohës që s’ka fund. Por sot bota të len vetëm si dje e nesër se nuk është bash lehtë me dashtë. E duke e ditë këtë Ajkuna thërret : Le t’grihna! Le t’qajmë!

Le t’flasim marrina! Edhe rrejshëm, edhe fallco po duhena Veç të duhena! Me ngjyrë malli firmos akujt Ethet i fshij me mangë dashnie ! Mundem të shëtis gjatë e gjatë nëpër librin “Njëmijë vjet Ajkunë” të Elida Rustës. Por siç e thashë në krye të herës unë nuk i shtoj asnjë ngjyrë ylberit.

Kjo poezi është e thellë dhe ka blunë e thellësisë, është e trishtë se ka fytyrën e ditës tonë të trishtueme, është e kaltër dhe vrullshme se është Valbonë, Dri, Bunë, është e qetë se e tillë është Ajkuna në dukje, por është poezi që si prushi nuk mbahet në dorë, të djeg, të kall, poezi që ke deshirë të pashpjegueshme të mbash vargje përmendësh, poezi që të krijon e nxit përfytyrim, që të krijon tablo para sysh, që të bën ta shohësh njeriun duke ecë me këmbët zvarrë brenda vetës së vet duke mbajtë veten për dore nëpër udhët gjithë akull të dimrit që shkoi e që do të vijë.

Turra – turra rendin njerzit drejt lavdisë, më saktë drejt pavdeksisë se ajo është porta e ëndërruar dhe më e pambërritshme, coptohen e grihen kush të mbërrijë më i pari. Dështojnë njerzit, thotë Ajkuna, dështojnë e capërlohen me njëri – tjetrin, vriten, vdesin e ngjallën në mëni, pasi qielli, pavdeksia, lavdet i mban për vete dhe hiç s’ka dert për të dëmtuemit. Kështu dita shkon tuj këndue si n’Lugje t’Verdha, Nata nuk e ndryshon fatin e kurtheve Qielli vajton fitoret e mbytuna…

Ajkuna e re që grrith fytyrën në humbje, një mijë vjet lodhë përmbys mbi fat, e hupun prej shkëlqimit që e bënte të veçantë, e mundur te kapërdi urrejtje në një mijë vjet natë, se dielli u ba gur e u shim prej lotit të syve të saj në njëmijë vjet pa paqe, me vujtje, tuj urry pa ditë çka me ba veç tu ndërtu shkallë kockash, thotë : Ka do kohë që s’shkruj për dashni shkruj veç per ty. Ka do kohë që t’gjuj me zogj copash i baj po s’mbërrijnë te ti.

Në mënyrën e vet, ashtu thjeshtë, pa bujë, pa britma Ajkuna na mpin ne kur na e lëshon në duar para syve tonë ditën tonë të përgjakur, të shkelur, të vrarë, gjysmë të vdekur e gjysmë të gjallë, me fytyrën që s’i njihet prej shëmtisë: Ûja prapë t’i ka gjetë sytë e jeshilta kafshatë e mbetun në fyt që as kalon, as kthehesh mbrapsht. Në andrra t’zgjas dorën me t’pshtu prej humnerash ku ke ra në makthe ta shoh fatin e zhgrryem përdhe, t’shoh ty që nuk m’sheh, dashnitë tuja të përdhunueme.

Zemra përpëlitet me gjetë një kohë ma t’mirë Se bota që krijuem na qe aq e vogël! Po, e vogël bota, bota që krijuam ne, e vogël, dhe autorja duke e ditë se botën e bën të madhe veç dashuria thotë: M’duj Se unë kështu baj: Një natë të urrej Natën tjetër Të du tinëz vedit… Kështu ajo me ngjyrë malli firmos akujt, me mangë dashnie i fshin ethet.

E ndjej se lexuesi i paktë i poezisë ka me më falenderue që po e botoj këtë libër dhe ka me më tolerue për fjalët përcjellëse, sepse “Njëmijë vjet Ajkunë” është një libër që nuk ban me i mungue bibliotekës tonë dhe letërsisë shqipe e cila lufton si me vdekjen me vargëzuesit e mediokër, të cilët e shtyjnë zyrtarisht drejt vorrit letërsinë prej urisë për famën që s’e mbërrijnë kurrë, të përkrahur e stimuluar si gjithmonë me pare, tituj, grada e ndere prej qeverive që e urrejnë letërsinë.

Tags: Elida RustaKlubi i PoezisëLibriNjëmijë vjet AjkunëPoezi
Previous Post

Zbulohet në Etiopi paraardhësi ynë 3.8 milionë vjeçar

Next Post

Ja si e rrëfen Stefan Cvajg vetmitarin e një tragjedie pa partner të Fridrih Niçe

Next Post

Ja si e rrëfen Stefan Cvajg vetmitarin e një tragjedie pa partner të Fridrih Niçe

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj