Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Slider

Filigrani, nga magjitë e artizanëve shkodranë, në Asiri, origjinën e ardhjes së këtij arti endjeje me metal

September 2, 2019
in Slider, Të përzgjedhurat, Traditë
121
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Edhe pse nuk kanë kaluar shumë vite qëkur artizanët shkodranë arritën të pasuronin me virtuozitetin e tyre krijues galerinë etnografike shqiptare, edhe pse teknologjia e ka përsosur dhe automatizuar punën në krijimet artistike, këto magji nuk janë përsëritur. Këto çanta, kjo tabaka, kjo kuti bizhuterish dhe kjo kupë filigrani e Shkodrës, e prezantuar në një botim të vitit 1986, natyrisht pjesë e një larmie objektesh të tjera të dala nga duarartët shkodranë, janë një tregues i vlerësimit të së bukurës dhe aftësisë së zotërimit të kësaj zeje. Ndërmarrja Artistike Shkodër, e cila sot është një mëmuar nën rrënojat e kujtesës ka prodhuar ekzemplarë të mahnitshëm duke u bërë një dëshmitar i talentit të artizanëve të këtij qyteti, mjeshtrave që mbajtën në këmbë një traditë dhe pasuruan imazhin etnografik shqiptar. Mjeshtrit e këtij qyteti kanë mahnitur me punët e tyre në filigran, ar dhe argjend. Stolitë dhe suveniret, gjithë ajo gamë e gjerë e promovimit të vlerës dhe konsiderimit të së bukurës erdhën dhe mbeten një shfaqje spektakolare e virtuozitetit krijues.

Siç e dini, Filigrani është punim dore me kombinim të fijeve të holla dhe kokrrave të argjendit. Çdo detal punohet me dorë me mjeshtri të të menduarit dhe të përpunimit të dizajnit. Fjala filigran rrjedhë prej gjuhës latine: filium- fije dhe granum- kokra, domethënë punim me fije dhe kokërr. Filigrani është punim dore me kombinim të fijeve të holla dhe kokrrave të argjendit. Kjo zeje ka gjetur interesim dhe mbetet një vijues tradite, në Shkodër, si vendi i origjinës shqiptare për të patur një rol paraprijës në Prizren dhe Gjakovë, atje ku shkoi dhe mbeti dhe ku sot ka mjeshtrat e saj.

Telish (filigrani) është arti i argjendarisë me fije të holla ari ose argjendi i bërjes së sendeve tredimensionale duke krijuar motive të ndryshme. Ky është një artizanat që ka lindur dhe është zhvilluar në provincën Mardin të Anadollit. Mjeshtëri e përgatit vet me dorë çdo lloj materiali që ai do të përdorë gjatë punimit telish. Pasi të kenë përfunduar të gjitha veprimet, mjeshtri në një vend të rëndësishëm të veprës shkruan datën dhe vendos firmën e tij. Procesi i punimeve të imta zbukuruese dhe i shkëlqimit vazhdon ende të ruhet si një traditë e mjeshtërve të paktë në numër që kanë mbetur në Mardin.

Sipas gjetjeve arkeologjike e kaluara e telishit shkon deri në 3 mijë vjet p.e.s. Kjo degë e artit tradicional ka mbërritur deri në ditët tona nga asirianët që kanë jetuar në Mesopotami. Në kohën e osmanlinjve telishi preferohej shumë dhe në ato kohëra pranohej si një degë arti që identifikohej me asirianët. Deri në kohët e fundit vlente e njëjta gjë, por në periudhat e mëvonshme krahas asirianëve edhe myslimanët filluan që të interesohen me këtë lloj arti.

Sot, të vetmit që e konsiderojnë këtë art, këtë traditë, janë të kurajshmit e turizmit kulturor, ata, të cilët së bashku me talentin dhe magjinë e duarve të tyre, shesin botës së qytetëruar edhe copëza nga shpirti ynë, nga ajo pasuri që ishte dhe do të mbetet vitale dhe dehëse.

 

Tags: Albert VatajArtiartistikeEtnografiFiligranKulturorPunimerShkodraShqiperiTraditeTurizmiZejtar
Previous Post

18 gushtit të vitit 1850, nata e fundit e Honore de Balzak, sipas Viktor Hygo

Next Post

Mjaftojnë 24 orë pas vendosjes në gjendjen e mungesës së gravitetit që të shuhen më shumë se 80% e qelizave kanceroze

Next Post

Mjaftojnë 24 orë pas vendosjes në gjendjen e mungesës së gravitetit që të shuhen më shumë se 80% e qelizave kanceroze

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj