Nga Albert Vataj
Kohë pas kohe në media, kryesisht atyre online, pjesa dërrmuese e të cilave priren të ekzagjerojnë faktet shkencore, popullojnë interesimin tonë të kapluar nga paniku i një rreziku që vjen nga qielli. Këtë etje për frikë e kanë shuar imazhe që vijnë nga observatorë të ndryshëm, momente të dhunshme të shpërthimeve, si kjo e vitit 2012. Shkak i kësaj janë shpërthimet e fuqishme dhe të shpeshta të Diellit. Dikush këto shpërthime i komenton si sinjal lajmërues për fatkeqësi të mëdha, dikush tjetër e hiperbolizon duke e lidhur me apokalipsin. Por përse dielli është aktivizuar pikërisht këto vitet e fundit? Për të kuptuar këtë fenomen, po ndjekim metodën e psikologëve që do të thotë të zbresim në fëmijërinë e diellit, madje deri në lindjen e tij para 4.6 miliard vitesh.
Dielli, i cili prej mijëra vjetësh ngroh dhe ndriçon Tokën, kohët e fundit nuk është aspak i qetë. Në sipërfaqe të tij po ndodhin shpërthime të mëdha gazi dhe po krijohen njolla të zeza disa herë më të mëdha se Toka.
Në fakt këto shpërthime janë parashikuar nga shkencëtarët. Sipërfaqja e tokës vëzhgohet me teleskop qysh prej vitit 1609. Njollat e diellit në fillim u konsideruan si normale. Por në ditët tona pas një sërë vëzhgimesh u vu re se aktiviteti i Diellit një herë në 11 vjet arrinte maksimumin. Pra shpërthimet në sipërfaqen e diellit janë krejt normale sipas shkencës.
Këto shpërthime nuk kanë asnjë ndikim mbi njeriun. Grimcat që përhapen në hapësirë si pasojë e këtyre shpërthimeve kur mbërrijnë në tokë përplasen në magnetosferë dhe thithen prej saj, në këtë mënyrë dëmi që mund të vije prej tyre ulet në minimum. Por këto shpërthime mund të ndikojnë shumë mbi valët e radiove dhe sistemeve të tjera elektronike. Si përfundim, diellit i duhet të paktën 4.5 miliard vjet për t’u harxhuar plotësisht.
NE FOTO
Një shpërthim i madh në sipërfaqen e diellit, viti 2012.
Fotografi të Historisë së Shkencës / Alamy