Ajo që vazhdimisht ndryshon mes femrave dhe meshkujve, midis shumë fenomeneve të tjera, është pikërisht të dashuruarit.
Duket se këta të fundit shpeshherë, për shkak të natyrës tipike që i karakterizon e kanë të vështirë të dashurojnë ose të paktën të përballen me faktin. Ndërsa femrat, nga ana tjetër si më të drejtpërdrejta, kureshtare dhe të sigurta, e kanë më të lehtë të deklarojnë. Cilat janë disa prej arsyeve, dhe detajeve që i bëjnë meshkujt të bien vërtetë në dashuri.
Sipas psikologut David Givens, ka shumë por më të rëndësishmet do vlerësoheshin dëshira për të mbrojtur, respektimi i privatësisë, eksplorimi i aventurave, e mbi të gjitha të qenit i lirë.
Të dashuruarit ka të bëjë me nevojat më natyrale të meshkujve, të cilat duhen kuptuar përpara se ata të kenë rënë në dashuri. Sipas psikologut Paul Dobransky, thuhet se, “kur një mashkull e kupton në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo, që ti je idealja në të gjitha nivele e pretenduara, atëherë ai vendos të deklarojë”. Eksitojnë shumë detaje dhe arsye në fakt, që i bëjnë meshkujt vërtetë të dashurojnë.
Dëshira për të mbrojtur
Besoje ose jo, i ashtuquajturi seksi stoik, është i vështirë për t’u ndryshuar. Një nga dëshirat më të lexueshme tek meshkujt është dëshira që kanë për të mbrojtur dhe nxjerrë në pah forcën mashkullore.
Ajo që duhet të bëni është t’i lini të lirë të shprehin këtë pjesë kaq dominante e cila shpeshherë shndërrohet edhe në timonin e një raporti. Sipas psikologut David Givens ajo që ju sugjerohet femrave është të jenë sa më të brishta dhe moskundërshtuese, sepse kjo do të bëjë të mundur që ata të ndihen sa më pranë duke treguar edhe instinktin mbrojtës.
Liria, çelësi i shumë gjërave
Ajo që bën dallimin drastik midis femrave dhe meshkujve në një raport është se këta të fundit duan të jenë të lirë. Aq shumë saqë edhe kur kanë prekur ndjenjat më të forta ata kërkojnë siguri të brendshme që identiteti i tyre nuk ka ndryshuar.
Për ta qartësuar më tepër, shprehet psikologu David Given, mos prisni që partneri juaj të ndryshojë. Ajo që kërkon ai është të kuptohet prej jush, duke mos kërcënuar ndjenjën e të qenurit vetvetja. Kjo e bën atë të ndihet në fushën ku dëshiron të luajë. Më pak fjalë, ai duhet të dijë që ju nuk jeni zinxhiri i mundshëm, që nga momenti në moment mund ta “mbërthejë” keqas.
Respektoji privatësinë
Në kuadrin e lirisë mashkullore një tjetër detaj i rëndësishëm, që duhet vlerësuar është pikërisht respektimi i privatësisë. Kjo ndoshta është një nga gjërat e vështira që vajzat duhet të bëjnë. Sepse kurioziteti femëror shpeshherë është i pa limit. Por kujdes.
Kurioziteti, sipas shprehjes së famshme angleze, “e vrau edhe macen”. Ndaj do të ishte i pavend kontrolli i telefonatave të humbura apo mesazheve të dërguara në telefonin e tij. Kjo do cenonte vërtet privatësinë e tij. Në fund të fundit të gjithë duan pak privatësi.