Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Një kujtesë për Helen Hyde, japoneze-amerikanen e shquar pikturës së stampuar

May 14, 2022
in Pikturë, Të përzgjedhurat
239
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Tradita aziatike e pikturës edhe pse nuk ka patur admirues të shumë në Europë, ajo është njohur dhe pranuar si pjesë vitale e kulturës dhe artit kontemporan, pashmangshmërisht e qenësishme dhe origjinale me të gjithë komponentët e saj autentik të kulturales aziatike.

Uniteti krijues, speciafika e veçantë e tematikës dhe teknikës, ngjyrat dhe realizimi, shumfishimi dhe ekspozimi, materialet e përdorura dhe impakti estetik, e bëjnë këtë përvojë artistike të admirueshme dhe me një gjeografi të gjerë injektimi të këtij pulsi. Kjo veçanti krijuese nuk mund të themi se erdhi si një befasi, por zakonshmërinë e mposhtin tiparet përfaqësuese të këtij zhanri arti grafik. Krika ishte e mendimit se ajo ka diçka krejt të pazakontë në artin e tablosë, diçka që reflekton edhe në mënyrën se si i krijon raportet me shikuesin, me perceptimin vëzhgues të ëndjes, syrit tejpamës dhe sqimës përfshirëse në një goditje përjetimi. Kur flasim për këtë kulturë, këtë traditë dhe vlerat e saja të pamohueshme, ndërmendim mes gjithë asaj plejade mëtuesish të vlerave estetike të pagjasshme kahekah, japonezo-amerikanen e shquar pikturës së stampuar, Helen Hyde.
Helen Hyde vdiq në Kaliforni më 13 maj 1919. Ajo ndërroi jetë në shtëpinë e motrës ku kishte shkuar si mysafire, pasi ishte diagnostikuar se vuante nga tumori, pesë vite me heret. Ajo është pak e njohur në botën e madhe të arteve figurative, por jo më pak kontribuese në pikturë, në atë që mbetet vetë historia e forcës së shprehjes përmes ngjyrës dhe elaburimit të imazhit.
Helen Hyde u lind në Lima, një qytet i vogël në Nju Jork, por ka kaluar shumë nga rinia e saj në Kaliforni, ku ka studiuar artet në Shkollën e Dizajnit të Kalifornisë. Pas një periudhe të shkurtër në New York City, ajo shkoi për të studiuar në Evropë, në Berlin edhe në Paris. Në kryeqytetin francez, ajo perfeksionoj artin e saj nën përkujdesin e Raphawl Collin. Gjatë kësaj periudhë perfeksionimi të artit, pa dhe u ndikua nga pikturat dhe printimet e impressionistit amerikan, Mary Cassatt, i cili kishte studiuar Edgar Degas.
Kur Hyde u kthye në Kaliforni pas afro gjashtë vitesh përvojë europiane, në 1894, ajo frekuentonte lagjen e kështjellave të San Fanciscos, ku ajo skicoi kryesisht gra dhe fëmijë. Vitin e ardhshëm ajo bleu me të ardhurat personale një shtypshkronjë, dhe filloi të eksperimentonte me gravurat.
Ajo u bë një vazhduese e traditës së pikturës aziatike, si në tematikë ashtu edhe në teknikë, si në përdorimin e ngjyrave ashtu edhe në përzgjedhjen e subjektit. Realiteti amerikan atë nuk e shkëputi nga origjina, të cilën ajo e qëmtoi kiudo që të ishte, ta bënte pjesë të tablove. Është interesant fakti se si tradita europiane, kryqendrat e të cilave ajo i vizitoi dhe mori përvojë, nuk u bënë pjesë e filozofisë së saj krijuese. Mbeti përgjithmonë një japoneze në shpirt në art, pa e ndjerë trysninë amerikane.
Për ta çuar më tej punën e saj, Helen Hyde realizoi kontakte dhe bëri miq me një emër të sajuar, Josephine Hyde. Më 1899, pati dy udhëtime në Japoni me synim mësimin dhe përsosjen e teknikës japoneze të shtypit dhe të pikturës. Helen Hyde do pasuronte krijimtarinë me me printime në dru, teknikë të cilën ajo mësoi nga austriaku, Emil Orlik, i cili jetonte në Tokio në atë kohë.
Dekorimi i brendshëm që ajo aplikoi aty nga viti 1900 tregon se sa shpejt mësoi teknikën dhe magjepsjen e saj për artin japonez në mjediset e përditshme.
Deri në vitin 1912, Helen Hyde jetonte kryesisht në Japoni. Udhëtoi prej aty për të vizituar Kinën, Indinë dhe Meksikën, ku edhe skicoi për një seri të tjera punësh
Pikëpamjet e Hyde mbi Japoninë janë të shumta dhe të gjera. Ashtu si Mary Cassatt, ajo specializohet në paraqitjen e grave dhe fëmijëve, shpesh të kapur në momente humoristike ose intime. Ajo e donte Japoninë para-industriale, ku kimono ishte veshje e zakonshme dhe ajo pa aq shumë bukuri në peizazhin dhe njerëzit e saj.
Japonia pësoi ndryshime që nga disfata e Rusisë në vitin 1905 dhe Hyde u implikua nga dashuria me shoqërinë e saj të re perëndimore. Në vitin 1914, pas disa viteve shumë të frytshme, gjatë të cilave ajo kishte nënshkruar rreth 16 mijë printime, Hyde u kthye në SHBA, ku vazhdoi të bënte të tjera printime, të tjera punë. Fitoi një medalje bronzi në Ekspozitën Ndërkombëtare të Panama-Paqësorit në vitin 1915, pastaj u zhvendos në Çikago, ku ajo pati promovimin e saj të parë solo në Institutin e Çikagos në 1916.
Helen Hyde u diagnostikua fillimisht me kancer në vitin 1914 dhe më 1919 shkoi për të vizituar motrën e saj në Kaliforni, ku ajo vdiq më 13 maj, në moshën 51-vjeçare.
Printimet e saj vazhdojnë të kërkohen edhe pas vdekjes, duke mbetur të preferuara përgjatë gjithë shekullit XX edhe më vonë.

Tags: 13 maj 1919ArtHelen Hydejaponeze-amerikanenNju JorkPikture
Previous Post

Hans-Joachim Lanksch, fiket një tjetër yll i shpresës dhe adhurimit të vlerave që e shnjtëruan shqipen

Next Post

Edhe një herë për “Kulturën e urrejtjes” dhe injorimin e tolerancës si mjet komunikimi

Next Post

Edhe një herë për "Kulturën e urrejtjes" dhe injorimin e tolerancës si mjet komunikimi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj