Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Papa Klementi XI, biri i një finiku shqiptar që emigroi në Itali pas vdekjes së Skënderbeut

March 19, 2019
in Figura të ndrituna
236
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Më 19 mars të vitit 1721, vdiq në Romë Klementi XI, Papë nga 1700 – 1721, lindur në Urbino si Giovanni Francesco Albani më 23 korrik 1649. Albani, rridhte nga një familje fisnike shqiptare, që kishte emigruar në Itali pas vdekje së Gjergj Katstriotit – Skenderbeu; Gjon Fran Shqiptari studio teologji e jurisprudence; shërbeu si guvernator rradhazi në disa qytete italiane; u bë kardinal në vitin 1690; ai zgjodh Papë më 1700. Klementi XI ishte mbrojtës i arteve dhe shkencës; mirëbërës i madh i Bibliotekës së Vatikanit; autorizoi gërmimet arkeologjike në katakombet romake. Gjatë mbretërimit të tij si Papë, në vendbanimet arbëreshe në Itali u hapën shkolla e kolegje shqipe; në Lezhë u organizua “Kuvendi i Arbërit”; në mbarë trojet shqiptare u autorizua “Ilirium Sacrum” (studim i kulturës, demografisë, dhe gjendjes së fesë), të hedhura në mbi 5000 faqe të ndara në disa vëllime – një nga burimet kryesore në fushën e albanologjisë.

***

Papa Klementi, bir i Carlo Albanit (1623-1684), fisnik me origjinë shqiptare, nuk mund të mos interesohej për Shqipërinë. Me interesimin e tij, në vitin 1700, në Merqi të Lezhës, u mblodh Kuvendi i Arbërit që, natyrisht, meriton një hapësirë të veçantë në rubrikën tonë.  Ndërsa në emisionin XVI do t’ju njohim me qeverisjen e Shtetit të Vatikanit dhe me ndikimin e madh, që pati mbi kulturën e kohës, papnia e Klementi XI.

Qeverisja e Shtetit të Vatikanit

Duke dashur të sigurojë mjetet financiare për krijimin e ushtrisë, Klementi XI themeloi Kongregatën ekonomike (vendim i 11 korrikut 1708). Qëllimi i kësaj kongregate ishte të krijonte mekanizmin e vënies së taksave të jashtëzakonshme, për të përballuar shpenzimet e mbajtjes së trupave.

Më 1711 Klementi XI u ndesh me mbretërinë e Sicilisë, duke shkaktuar mosmarrëveshjen liparitane, që vijoi t’i cënonte për një kohë të gjatë marrëdhëniet e kësaj Mbretërie me papatin.

Në vitin 1713 në fronin mbretëror të Sicilisë u ul Duka i Savojës, Vittorio Amedeo II. Pak pas kësaj ngjarjeje, filloi një diskutim i ndezur ndërmjet kësaj mbretërie e papatit, lidhur me imunitetin kishtar dhe të drejtën për të zgjedhur titullarët e selive vakante. Mbreti i ri rivendosi të drejtën ligjore mesjetare (Monarchia sicula) mbi bazën e së cilës papa përjashtohej nga ushtrimi i çdo lloj autoriteti mbi Mbretërinë e Sicilisë.

Klementi XI e dënoi këtë vendim  dhe e bllokoi ishullin, masë kjo, të cilën e miratuan 3000 prelatët vendas. Vittorio Amedeo u përgjigj duke i dëbuar të gjithë nga ishulli. Atyre iu desh të strehoheshin në Romë, deri më 1718, kur mori fund kriza. Ndërkaq Papa e zgjeroi Strehën e Shën Mëhillit, në Romë, duke shtuar një burg korrektues për të mitur, dy strehë për të moshuar (njërën për burrat e tjetrën për gratë), si dhe një kishë të  madhe. Këto, të rejat kryesore të qeverisjes së shtetit papnor.

Klementi XI e kultura

Ndërsa, duke kaluar tek veprimtaria kulturore e Papës shqiptar, kujtojmë se në vitin 1701, Klementi XI miratoi themelimin e Akademisë së klerikëve fisnikë (Sot Akademia Kishtare). Fillimisht kushtuar formimit    të pasardhësve klerikë të familjeve fisnike në fushën diplomatike, sot kujdeset për përgatitjen e meshtarëve të caktuar për shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë.

Në vitin 1715 emëroi Giuseppe Simone Assemani i krishterë maronit me origjinë libaneze, përkthyes i gjuhës arabe e siriake, në Bibliotekën e Vatikanit dhe e dërgoi në Lindjen e Mesme për të mbledhur dorëshkrime të rralla të botës lindore. Vijonte, kështu, traditën e familjes, që pati mbledhur thesare të vërteta bibliografike, sot të shpërndara në një mori bibliotekash e muzeumesh të Evropës, për të mos kujtuar ato, që u zhdukën nga stuhitë e kohës. Ndërsa, në Arkivin Sekret të Vatikanit ruhet edhe sot e kësaj dite një fond me interes  të madh historik, që njihet si Fondi Albani. Fondi, riorganizuar nën papninë e Benediktit XIV, inventarizuar me kujdesin më të madh, të emocionon, sepse në të çdo libër e çdo dorëshkrim flet vetë për dashurinë e pakufishme që pati për të Klementi XI. E nuk duhet harruar se Papa shqiptar u kujdes për një mori bibliotekash, si Biblioteka e Apostolike e Vatikanit, që gjatë papnisë së tij u pasurua ndjeshëm. Një bibliotekë jashtëzakonisht e pasur u ngrit, nën kujdesin e Papës shqiptar, edhe në vendlindjen e tij, Urbino, pranë Kuvendit të Shën Françeskut. Klementi nuk u kujdes vetëm për financimin e ndërtimit të sallave e të rafteve, por u mor personalisht me zgjedhjen dhe katalogimin e librave, duke bashkëpunuar me specialistët më të njohur të kohës. Sot ky thesar librash, fare i pacënuar, ndodhet në Bibliotekën universitare të Urbinos. E po aty ishte dikur edhe Biblioteka e tij familjare, që në vitin 1928 u ble e tëra nga Universiteti katolik i Amerikës e tani ruhet me emrin “Bibliteka Klementine”. Kjo, pasuria kryesore, që la pas Papa shqiptar, i cili e kishte në gjak dashurinë për librin e për kulturën.

Biblioteka e Vatikanit

 

Tags: biri i një finiku shqiptar që emigroi në Itali pas vdekjes së SkënderbeutCarlo AlbaniKuvendi i ArbëritPapa Klementi XIVatikani
Previous Post

“Suzana dhe pleqtë” miti biblik i betejës së joshjes dhe i triumfit të ndershmërisë së gruas dhe së drejtës

Next Post

Njihuni me 11 bimët vdekjeprurëse, mësoni më shumë për problemet që shkaktojnë

Next Post

Njihuni me 11 bimët vdekjeprurëse, mësoni më shumë për problemet që shkaktojnë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj