Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

John Ruskin, njeriu i ideve përparimtare dhe një viktoriani të madh që “rivjen” pas 200 vitesh

March 7, 2019
in Profil
72
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Në dyqindvjetorin e lindjes së John Ruskinit, është koha t’i rishikojmë idetë përparimtare të një viktoriani të madh, shkruan Daisy Dunn për BBC. Pjesë të këtij shkrimi, Telegrafi sjell më poshtë.

Nëse e kujtojmë Ruskinin sot, na shfaqet si viktorian i pispillosur që neveritej nga qimet pubike të gruas së tij Effie Gray, për çka s’e konsumonte martesën. Anekdota që u shpik në shekullin XX ka lënë në hije faktin se Ruskini ishte një nga figurat më me ndikim në historinë moderne, që ka frymëzuar secilin, që nga Charlotte Bronte e deri te Mahatma Gandi. Artisti, kritiku dhe reformatori social lindi në Londër 200 vjet më parë, më 8 shkurt 1819, të njëjtin vit si Mbretëresha Viktoria. Dhe, ishte pa dyshim një nga viktorianët më të rëndësishëm.

Ruskini ishte njeri me kontradikta. “Ashtu sikur një peshk”, tha ai, “është më e shëndetshme të notosh kundër rrjedhës”. E përshkroi veten si konservator, por shumë nga idetë e tij ishin socialiste. Besonte në hierarki, por gjithashtu se të pasurit kanë përgjegjësi për të mbrojtur të varfrit. Kishte prejardhje të privilegjuar, por dha shumë nga pasuria e tij. Në autobiografinë e tij tha: “Ndoshta do të isha më i lumtur po të jetoja në një shtëpi të vogël dhe të kisha Kështjellën Warwick për t’u mahnitur, sesa të jetoja në Kështjellën e Warwick e të mos kisha asgjë për t’u mahnitur”.

Babai i tij bënte tregti fitimprurëse me sheri (alkool). Nëna e tij ishte vajza e një pronari mejhaneje nga Croydoni. Ajo shqetësohej shumë për të birin, saqë kur shkoi për të studiuar në Oxford, më 1836, donte ta shoqëronte dhe të pinte çdo ditë çaj me të. Ruskin ka thënë se ishte ambicia e babait të tij që ai “duhet të hyjë në kolegj drejt shoqërisë më të mirë; të marr të gjitha çmimet çdo vit; të jem më i miri në lëndët kryesore; të martohem me Lady Clara Vere de Veren; të shkruaj poezi aq të mirë sa Lord Byroni, por fetare; të predikoj si Boussueti, por si protestant; dhe, si 40 vjeç të bëhem peshkop i Winchesterit dhe si 50 vjeç Primat i Anglisë”.

Megjithëse kurrë nuk hyri në Kishë, Ruskini ishte më i miri në Klasikë dhe në Matematikë, dhe arriti më shumë seç shpresonte i ati.

Kur diplomoi nga universiteti, kishte zhvilluar ide të forta se çfarë e bënte të mirë një pikturë. Teksa kritikët e kohës flisnin për “ekzekutimin fëminor” dhe godisnin veprat e JMW Turnerit, Ruskin kishte admirim për artistin dhe hartoi një replikë për shumë kritika të dëmshme. Po të mos ishte Ruskini, është e diskutueshme nëse arti i Turnerit do të ishte kaq popullor sot.

Vëllimi i parë i asaj që u bë seri me pesë libra për “Piktorët modernë”, u shkrua më 1843 si mbrojtje ndaj artistit. Në të Ruskini e vlerësoi Turnerin si “piktorin e vetëm të peizazhit të përsosur që bota ka parë”. Megjithëse Ruskini kishte frikë se opinioni publik dëmtohet nga kritikët, fjalët e tij gjetën publik mirënjohës. Edhe Charlotte Brontë, William Wordsworth dhe Lord Tennyson ishin mes lexuesve që e lavdëruan.

Nëpërmjet librave të tij të shumtë, Ruskini ndikoi në shijet e brezit, duke mbrojtur artistët që ishin pak të njohur në Angli. Teksa prekej nga pikturat e Turnerit, ai “çmendej” nga gjenialiteti i artistit Venecian, Tintoretto. Publikimet e Ruskinit nxitën interesin për artin italian dhe veçanërisht arkitekturën gotike venedikase. Ai bëri shumë printime dhe vizatime, meqë kishte frikë se nëse nuk e bën këtë, Venediku mund të zhdukej i padokumentuar, si “një grumbull sheqeri në çaj të nxehtë”.

Ruskini nuk ishte veçse një kritik i zgjuar, por edhe artist i talentuar. Ai e krahasoi “instinktin e fortë” që ndjente për të vizatuar, me instinktin për të ngrënë dhe pirë. Arti, besonte ai, duhet të pasqyrojë natyrën. Mirëpo, ajo që e bëri Ruskinin kaq të pazakontë ishte dëshira t’i bartte aftësitë e tij jo vetëm tek njerëzit si ai, por tek secili. Ishte i gatshëm të mësonte si punëtorët në Londër, ashtu edhe studentët e Oxfordit ku ishte emëruar profesor i Arteve të Bukura në 1869. Me qindra njerëz shkonin të dëgjonin ligjëratat e tij, që jepeshin në mënyrë brilante.

Por, Ruskini sot është më pak i njohur për këto arritje, sesa për jetën e tij private. Në vitin 1848 u martua me Effie Grayn, bijën e miqve të familjes, por bashkimi ishte i vështirë. Ruskini bëri shumë pak përpjekje për të kënaqur dëshirat e saj dhe ishte i pafuqishëm për të zbutur tensionet mes gruas dhe nënës së tij të pushtetshme. Effie e anuloi martesën pas gjashtë vjetësh me arsyetimin se nuk ishte konsumuar. Në vitin 1967, shkrimtari Mary Lutyens tha se Ruskini ishte shumë i tronditur nga zbulimi se gratë kishin qime pubike. Është e vërtetë që Effie ka thënë se Ruskini i “imagjinonte gratë të ishin krejt të ndryshme nga ajo që kishte parë tek unë”, se “u neverit me personin tim” dhe se Ruskini pranoi se “kishte rrethana të caktuara në personin e saj” që dominon pasionin e tij, por mbetet e paqartë se cilat ishin ato “rrethana”. Effie u martua me artistin John Everett Millais, të cilin Ruskini e kishte përkrahur bashkë me piktorët e para-rafaelitë, si William Holman Hunt dhe Dante Gabriel Rossetti.

“I gjori, kishte një martesë të keqe, por duhen dy për të bërë një martesë të keqe”, thotë Clive Wilmer nga Shoqatës e Shën Gjergjit, të cilën Ruskin e themeloi më 1871. “Ai kishte gabime; ishte shumë dogmatik… dinte të ishte arrogant, por ishte shumë i ditur”.

Shoqata që ekziston edhe sot është një nga të arriturat e mëdha të Ruskinit, si reaksion kundër industrializimit dhe besimit në makineri në Britaninë viktoriane.
“Kishte ide shumë utopike”, thotë Simon Seligman, i cili menaxhon komunikimet e Shoqatës. “Do të krijonte një sërë komunitetesh në vend, ku njerëzit do të ktheheshin në natyrë, do të rritnin ushqimin e tyre, do të punonin me duart e tyre … të cilat natyrisht se janë ide të shekullit XXI”.

Ruskini ishte përpara kohës së tij. Siç tha Leo Tolstoy për të, “ai e mendoi dhe tha jo vetëm atë që vet e kishte parë dhe ndjerë, por atë që të gjithë do ta mendojnë dhe thonë në të ardhmen”. Sepse, e kuptoi se përparimi erdhi me koston e mirëqenies njerëzore dhe të mjedisit, ndaj nxiste ringjalljen e zanateve. Krijuesit e kopshteve të qytetit dhe të Trustit Nacional thonë se janë ndikuar nga idealet e tij. Për të inkurajuar punëtorët të dalin jashtë qytetit drejt bukurisë së natyrës, e themeloi madje një muze në skajet e Sheffieldit.

“Përmes këtij koleksioni”, thotë Louise Pullen, kuratore e Koleksionit Ruskin në Muzeun e Sheffieldit, ku ruhen objektet nga muzeu i vjetër, “fjalët që për mua duken të rëndësishme janë ‘vëmendje’ dhe’ mirëqenie’. Ideja ishte që punëtorët të ndalen, të shohin diçka nga afër, madje të vizatojnë, të dalin në shëtitje, të jenë sërish të lumtur…”!

Ruskini u rrënua nga episodet depresive, gjatë gjithë jetës së tij. Ai mund të kishte edhe çrregullime bipolare. Ndaj, arritjet e tij janë të habitshme duke pasë parasysh se shëndeti i tij mendor e bëri të pafuqishëm për periudha të gjata. Ndaj, disa nga idetë e tij janë kritikuar. Për shembull, me qëndrimin kundër makinerisë, ishte mendjengushtë.

“Meqë e urrente industrializimin”, thotë Seligman, “tha se hekurudhat janë gjë katastrofike. Ai ishte i ashpër edhe ndaj biçikletave”!

Por, pikëpamjet tjera e bënë të jetë me ndikim. Kur u reshtua kundër shfrytëzimit të punëtorëve të varfër te vepra “Unto This Last”, ofendoi disa, por e frymëzoi shumicën. Mahatma Gandhi ka thënë se leximi i këtij libri e shndërroi “brenda natës nga një avokat dhe qytetar në një person rural”. Gandhi e mbështeti mësimin e tij se puna e dorës ishte po aq e rëndësishme sa profesionet dhe e përktheu mësimin e tij në Guxharat.

Ruskin kurrë nuk mund të kishte bërë aq shumë nëse nuk do të kishte të ardhura të konsiderueshme. Kur i ati i vdiq në vitin 1864, ai trashëgoi të paktën 120 mijë funte, shumë nga të cilat i derdhte në projekte filantropike, si strehët për të varfrit. Mirësia e tij ishte aq e madhe, sa që kur vdiq në moshën 80-vjeçare, më 1900, e kishte dhënë pjesën më të madhe të trashëgimisë.

Në dyqindvjetorin e lindjes së tij, kujdesi dhe bujaria e John Ruskinit meritojnë të njihen edhe një herë. Sepse, siç thotë Wilmeri: “Ai ishte njeriu më i jashtëzakonshëm”. /Telegrafi/

Tags: John Ruskinnjeriu i idetë përparimtare dhe një viktoriani të madh
Previous Post

E zeza në pikturë jo vetëm si dekor, raport ngjyre me personazhet, por si një vlerë e mirëfilltë artistike

Next Post

Shkrimet e Albert Ajnshtajnit janë ekspozuar në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit

Next Post

Shkrimet e Albert Ajnshtajnit janë ekspozuar në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj