Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Felix Nadar, autori i parë i portretit psikologjik: Francezi që fotografinë e shndërroi në art

January 16, 2019
in Esse
54
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Felix Nadar është legjendë në Francë. Flokëkuqi i gjatë, plotë energji dhe i magjepsur nga fama, si karikaturist dhe gazetar njohu secilin që ishte diçka në vendin ku jetoi. Duke e nuhatur shtimin e interesit për të famshmit – dhe rolin që fotografia mund të luajë në këtë synim – krijoi portrete komplekse psikologjike, të artistëve, të shkrimtarëve dhe të aktorëve kryesorë francezë të mesit të shekullit XIX, me çka ia doli që një medium me potencial ta kthejë në formë të vërtetë arti, shkruan kritiku Cath Pound. Pjesë të shkrimit të tij, e sjell në shqip edhe Telegrafi.com.
Talenti i tij për vetëpromovim dhe shfrytëzimi i guximshëm i balonave për të bërë foto nga ajri, dëshmoi se ai ishte i famshëm sa edhe klientët e tij. Dëshmi e ambicies së tij për famë është fakti se e potencoi emrin e tij me tuba të mëdha xhami – shkronja tri metra të larta që shndrisnin natën nga neoni – në pjesën e përparme të studios së tij luksoze parisiane.

Autoportreti i Felix Nadarit (1865)
“I donte të famshmit dhe donte vetë të ishte i tillë”, thotë biografi Adam Begley. “Ishte narcisoid, por sharmant”. I lindur si Gaspard-Felix Tournachon më 1820, merr pseudonim Nadar nga një mik dhe shpejt nisi ta përdorte kur nënshkruhej. E filloi karrierën duke mbijetuar si gazetar e shkrimtar në një seri të gazetave dhe revistave jetëshkurtra, përmes të cilave ndërtoi një rreth të miqve dhe të shkrimtarëve bohemë, përfshirë poetin Charles Baudelaire, i cili iu referua atij me admirim si “shprehja më e mahnitëse e vitalitetit”.

I madhi Charles Baudelaire para objektivit të Nadarit (1862)
Një tregues i hershëm i ambicies dhe vetëbesimit është i qartë nga vendimi për të bashkëthemeluar një revistë luksoze letrare, “Livre d’or”, që në moshën 19-vjeçare. Nadari ia doli që aty të siguronte përfshirjen e shkrimtarëve të shquar, si Honoré de Balzak dhe Alexandre Dumas. Ndërkaq, anëtarësimi i tij në “Societe des Gens de Lettres”, ia ka mundësuar të shoqërohet me emrat si George Sand dhe Victor Hugo, miqësi që i shfrytëzoi kur nisi të punojë si karikaturist.

Sarah Bernhardt (1864)
Duke i pasë subjektet e ulura para tij, e me lejen që të zhvillonte aftësitë e tij për vëzhgim, kjo i ndihmoi atij të bënte portretizime të sakta që dukeshin se pasqyronin tamam personalitetin dhe tiparet e karakterit të tyre. Magjepsja e tij me ata që përshkruante doli shumë e vlefshme kur iu kthye fotografisë më 1854, pasi e futi më parë vëllain e tij Adrien në këtë profesion. “E kishte kuptuar se njerëzit ishin të gatshëm të paguajnë për imazhet e njerëzve të famshëm dhe ky ishte një mjet i shkëlqyeshëm pasi imazhet ishin të riprodhueshme dhe kishin vlerë si risi”, thotë Begley. Por, Nadari ishte i vendosur të përdorte mediumin për të krijuar vepra të mrekullueshme arti. “Në atë kohë, shumica e studiove të portretit përdornin sfondin dhe shumë aksesorë, ndërsa fotografët përqendroheshin se si njerëzit visheshin. Për dallim nga ata, ai u fokusua në fytyrë, duke përdorur sfond neutral në tentimin për të interpretuar karakterin e njerëzve”, thotë Anne Lacoste, bashkëkuratore e ekspozitës kushtuar Nadarëve në Bibliotekën Nacionale të Parisit.

Gustave Doré nga Adrien Tournachon (1854)
Ai ishte i aftë në përdorimin e dritës, duke ia dal t’i nxirrte subjektet nga sfondi e duke u dhënë fytyrave cilësi të ndritshme që shpesh mungonte në punën e kolegëve të tij. P.sh. e reja dhe e panjohura Sarah Bernhardt, e pushton shikuesin; fytyra e saj e dashur theksohet nga veshja e thjeshtë me të cilën Nadar e kishte mbuluar. “E kishte një mënyrë për të bërë portrete psikologjike, që kur i shikon duket sikur po bashkëvepron me ata persona”, thotë Karen Hellman, kuratore e fotografisë në Muzeun Getty.
Është i diskutueshëm niveli i kontributit të Adrienit në prodhimin e imazheve të hershme. Megjithëse fitoi medalje për portretet e tij mahnitëse të mjeshtrit të pantomimës Charles Deburau, kur nisi të quhej Nadar Juniori, Felixi e çon në gjyq dhe e përvetëson emrin. Atëherë karriera e tij shkëlqeu dhe e Adrienit u tret.

Joséphine Baker nga Paul Nadar (1930)
Studion e tij do ta trashëgojë më vonë djali Paul. Nadar e lejoi ta përdorte emrin, ndonëse me frikë pasi ishte i vetëdijshëm se kjo do të reflektohej në trashëgiminë e tij. Në mbarim të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, portretet e Paulit, si ajo e Josephine Bakerit, sollën një dozë moderniteti, por u mungonte thellësia e Nadar Seniorit. Pas Paulit do të ketë edhe Nadarë të tjerë. Emri vazhdon edhe sot të jetojë. Por, për publikun francez, Felixi mbetet ikonik po aq sa gjigantët e letërsisë, të artit dhe të skenës që i bëri të pavdekshëm përmes fotografisë.

Tags: Adrien TournachonCharles BaudelaireFelix NadarGustave DoréJoséphine BakerPaul NadarSarah Bernhardt
Previous Post

Justinian Vataj, faleminderit Zotit që më shpërbleu me ty!

Next Post

Dhjetë erzat që rekomandohen për stinën e dimrit dhe kombinimi i tyre në gatim

Next Post

Dhjetë erzat që rekomandohen për stinën e dimrit dhe kombinimi i tyre në gatim

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj