Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Qytetërim

Çelësi i fjalëve të shenjta, ata që bënë drejtësi nga gjyqtarja e parë, Debora, Jahela te Gjedeoni dhe Samsoni

May 15, 2018
in Qytetërim
142
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Kur dëgjojmë të flitet për “gjyqtarë” na vjen ndër mend një sallë gjykate, një i pandehur, avokatë… Por ka edhe një libër të Biblës, që mban këtë emër, Libri i Gjyqtarëve. Mund ta konsiderojmë shoqërues të popullit të Izraelit nga koha kur ai hyri në Tokën e Kanaanit, me Jozuehun, deri tek lindja e monarkisë dhe ngjarjet e lidhura me mbretin e madh David. Ky është libri biblik, për të cilin do të flasim sot, gjithnjë, duke iu referuar meshtarit italian, Federico Tartaglia dhe vëllimit të tij, “Është ora e leximit të Biblës”.

Paraqitja e heronjve të Izraelit

Libri përfshin një kohë mjaft të gjatë, më se 200 vjet e, më shumë se përshkrimi i jetës së gjyqtarëve, ashtu si i kuptojmë ne sot, është paraqitja e heronjve të Izraelit. Mjafton të mendojmë për Gjedeonin e për Samsonin, dy luftëtarë të mëdhenj, me aftësi të jashtëzakonshme ushtarake e madje, me forcë mbinjerëzore.

Por, nuk mund të mohohet se kemi të bëjmë me një periudhë mjaft të errët të popullit të zgjedhur. Fiset, që kanë mbërritur në tokën e premtuar, nuk janë bashkuar akoma në një komb; ndahen në qytet-shtete e kanë krijuar aleanca, një lloj konfederate ndërmjet fiseve, tashmë gjysëm-nomade. Mungon uniteti rreth një mbreti, mungon ndjenja se izraelitët i përkasin një kombi të vetëm… e pikërisht në këtë mungesë, Zoti nuk vonon të frymëzojë burra të fortë e urtë, që e mbajtën gjallë fenë e Izraelit.

Gjykatës i parë është grua, Debora

Gjykatës i parë – e kjo mund të na habisë – është grua, Debora, që në kapitullin IV të Librit e nxit kreun e fisit të Neftalit të bëjë luftë kundër ushtrisë së Jabinit. Pastaj, një grua tjetër, Jahela, do të vrasë komandantin e ushtrisë armike, duke e joshur në tendën e vet e kjo do t’i sjellë fitoren Izraelit. E ja, ndeshemi me këngën e Deborës, në kapitullin V, që mund të konsiderohet kompozimi i parë poetik i krejt Biblës. Një arsye më shumë për ta lexuar Librin e Gjyqtarëve.

Gjedeoni

Gjykatësi i dytë është Gjedeoni, i cili do të mundë madianët. Duke lexuar historinë e tij, në kapitujt 6-8, fillojmë të kuptojmë teologjinë, që përvijohet në këtë libër e që shoqëron të gjithë librat historikë:

– Izraeli bën çdo gjë, që sytë e Zotit e shohin për keq dhe e braktis Hyun për t’u shërbyer zotave të tjerë…

– Zoti atëherë, e vë Izraelin në duart e armiqve të vet…

– Izraeli i larton britmën e lutjen e vet Zotit…

– Hyu sjell në mesin e popullit një gjykatës…

– Armiku mundet dhe vendit i kthehet paqja.

I tillë është rasti i Gjedeonit, që mund madianët, të cilët i kishin ngritur çadrat në tokën e Kanaanit, pranë lumit Jordan. Ndërsa ushtria e Izraelit priste sinjalin e betejës, Zoti i flet kështu Gjedeonit:

“Ke tepër popull me ty… Izraeli mund të lëvdohet e të thotë: ‘Me forcat e mia u çlirova!’ Fol me popullin dhe shpall aty ku mund të të dëgjojnë të gjithë: ‘Kush trembet dhe është frikacak, le të kthehet” (Gjq 7,2-3). Së fundi mbeten pak njerëz e Gjedeoni, vetëm me 300 burra, natën, sulmon çadrat e madianëve, të cilët ikin të frikësuar.

Samsoni

Edhe më e famshme e më kinematografike është historia e gjatë e Samsonit (kapitujt 13-16). Populli i zgjedhur joshet nga hyjni të huaja. Duket atëherë në skenë i fundmi i gjyqtarëve të mëdhenj të Izraelit, Samsoni, emri i të cilit do të thotë “njeri i diellit”. Samsonit do t’i duhet të përballet me armiq të fortë e të armatosur deri në dhëmbë: filistenjtë. Që fëmijë, Sansoni i është kushtuar Zotit me ndjetin për të mos e rruar mjekrrën, për të mos i prerë flokët e për të mos pirë pije dehëse. Ka muskuj të fuqishëm e në shumë raste, i mund e tallet me filistenjtë, deri sa dashurohet me Dalilën, grua filistee, që ia vjedh sekretin e forcës së tij. Një natë, Dalila ia pret flokët dhe e lidh fort.

Forca e Samsonit zhduket aty për aty. Jo sepse lidhej me flokët e tij të gjatë, por sepse ai, duke ia zbuluar Dalilës sekretin, tradhton Zotin, duke mos e mbajtur premtimin, që i pati bërë. Hyu e braktis e filistenjtë e kapin, i nxjerrin sytë dhe e lidhin në gurin e një mulliri. Kur Samsoni e kupton se kishte mëkatuar e se nuk mund t’i besonte forcës së vet, por vetëm Zotit të Gjithpushtetshëm, e bën sërish kushtin. Flokët i rriten e Zoti i dhuron sërish forcë e guxim. Por do t’i duhet të flijohet për të fituar mbi filistenjtë.

Izraeli shpëton, sepse Zoti e ndihmoi “me dorën e fuqishme e me krahun e shtrirë”

Skena e tempullit, ku e çojnë filistenjtë për ta përqeshur, është vërtet e denjë për film, siç e kanë vënë re edhe shumë regjizorë, që e kanë propozuar. Samsoni kërkon të prekë shtyllat e, me duar, shtyn njërën nga e majta e tjetrën nga e djathta, duke e shembur tempullin. Ndërtesa zë brenda vetes popullin, krerët e edhe vetë Samsonin, i cili, me vdekjen e tij, vret më shumë armiq nga ç’kish bërë gjithë jetën. Edhe një herë, Izraeli shpëton, sepse Zoti e ndihmoi “me dorën e fuqishme e me krahun e shtrirë”, siç thuhet në Librin e Gjyqtarëve.

RV

Tags: ata që bënë drejtësi nga gjyqtarja e parëÇelësi i fjalëve të shenjtaDeboraJahela te Gjedeoni dhe Samsoni
Previous Post

Libri, historia e shpikjes më magjike dhe hapat që përshkoi kohërave nga pllakat e argjilës deri tek digjitalizimi

Next Post

Filozofi dhe esse-isti rumun, Emil Cioran për figurën kyçe e letërsisë  botërore, Jorge Luis Borges

Next Post

Filozofi dhe esse-isti rumun, Emil Cioran për figurën kyçe e letërsisë  botërore, Jorge Luis Borges

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj