Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Urtësi

Jim Morrisonit: Kam lindur duke qarë kur të gjithë qeshnin. Do të vdes duke qeshur, kur të gjithë do të qajnë!

July 3, 2024
in Urtësi
416
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

James Douglas Morrison, (1943-1971), do të mbetet në kujtesë si një kantautor, poet, shkrimtar por edhe kontributor në kinematografi. Ai njihet si figura kryesore e grupit të muzikës “The Doors” dhe është konsideruar si një nga personalitetet më tërheqëse të historisë së muzikës rock. Më 3 korrik 1971, Jim Morrison u gjend i vdekur në vaskën e apartamentit të tij në Paris. Në versionin fillestar të policisë vdekja e këngëtarit ishte si pasojë e atakut kardiak. Fakti se kufoma nuk iu nënshtrua autopsisë krijoi një stuhi hamendësimesh. Ndër pëshpëritjet më të zëshme mbetet se vdekja e Jim Morrison ka ardhur nga një mbidozë heroine dhe alkooli. Misterin e shkaktarëve të fundit të këtij miti e plotëson edhe fakti tjetër, mbajtja për më se një javë të fshehtë lajmin e vdekjes nga pjesëtarët e tjerë të grupit. Varri i tij ndodhet në varrezën Pere Lachaise në Paris, që është atraksioni i katërt i kryeqytetit parizien pas Kullës Eiffel, katedrales Notre Damit dhe Harkut të Triumfit.

Më poshtë mund të lexoni 43 thënie të tij.

THËNIE PËR VETEN DHE JETËN

  • Kam lindur duke qarë kur të gjithë qeshnin. Do të vdes duke qeshur, kur të gjithë do të qajnë!
  • Bëj që jeta jote të jetë një ëndërr, por mos lejo që ëndrra të bëhet jeta jote!
  • Jeta më dhuroi tri zgjidhje: seks, drogë dhe vdekje. Unë zgjodha dy të parat; e treta më zgjodhi mua!
  • Dielli që perëndon të prek në shpirt, vetëm për të të kujtuar se të vodhi dhe një ditë!
  • Mos jeto me frikën e vdekjes, por vdis me gëzimin se ke jetuar!
  • Më mirë të humbasësh një çast të jetës, sesa jetën në një çast!
  • Ne nuk jemi ata që jemi, por vetëm ajo që të tjerët shohin tek ne!
  • Derisa ngjyra e lëkurës do të jetë më rëndësishme sesa ngjyra e syve, do të ketë luftë!
  • Më mirë një fund i dëshpëruar sesa një dëshpërim pa fund!
  • Të lindësh e pastaj të vdesësh. Ky është absurditeti i jetës!

THËNIE PËR VDEKJEN, TRISHTIMIN DHE HIDHËRIMET E DASHURISË…

  • Prapa çdo loje ekziston ideali i vdekjes!
  • Të gjithë kërkojnë një mik, por asnjë nuk provon të bëhet i tillë!
  • Po u zgjove në mëngjes dhe nuk e pe diellin ose dielli je ti, ose ke vdekur!
  • Përse nuk na lejojnë të dashurojmë… X vjeç kur mund të vdesim në çdo moshë?!
  • Nuk ju kërkova unë të më lindni, ndaj më lini të jetoj!
  • Dikush pret shiun për të mos qarë vetëm!
  • Jeta është veç një ëndërr në rrugën e vdekjes!
  • Uroj që kur të vdes të shkoj në Parajsë, sepse Ferrin e jetova këtu!
  • Dashuria është gëzimi i qenies dy, tmerri që mbetesh një, frika se bëhesh tre!
  • Nëse juve ju mungon dikush në botë, për mua jeni ju që i mungoni botës!
  • Mos qaj! Sepse në botë ekziston gjithnjë një person që jeton për buzëqeshjen tënde!
  • Kam provuar të eci këmbëzbathur rrugës shtruar plot kujtime, aty ku këmba shkelte dhimbje aty, ku dhimbja shkelte dhimbje…!
  • Sikur të na jepej gjithë fuqia magjike që të lexonim mendimet e njëri-tjetrit, supozoj që efekti i parë do të ishte shkatërrimi i të gjitha miqësive…!
  • Merr pak dhimbje nga e imja, shpirti im po të thërret, po kjo jetë po s’pati dhimbje kurrë s’mund të quhet jetë…!
  • Sado të këqija qofshin ditët, pa to s’dua të mbetem, qaj vetëm ditët e bukura se të këqijat qajnë vetveten…!
  • Çdo gjë lind e vogël dhe pastaj rritet, vetëm fatkeqësia lind e madhe, pastaj zvogëlohet…!
  • Ka kaq kohë që çdo ditë të shoh e më duket se të shoh për herë të parë…!
  • Hero nuk është ai qe bie në betejë, është ai që kur rrëzohet gjen forcën për t’u çuar e lufton përsëri…!
  • Pasqyra është miku im më i mirë sepse sa herë qaj nuk qesh me mua…!
  • Më pëlqejnë adoleshentët se çdo gjë që bëjnë e bëjnë për herë të parë…!
  • Të vrasësh është kurajo e momentit…të lësh të jetojnë është kurajo e përjetshme…!
  • Do jepja dhe jetën për të jetuar përjetësisht…!
  • Ndonjëherë mjafton një çast për të harruar një jetë e ndonjëherë nuk mjafton e tërë jeta për të harruar një çast…!
  • Pas gjakut, gjëja më e mirë që një burrë mund të japë, janë lotët e tij…!
  • Dhashë gjithçka që munda. Jam një poet që tregon historitë e tij e një këngëtar që këndon poezitë e tij…!
  • Midis të mirës dhe të keqes ka një porte… dhe unë ta hap!
  • – Mos u kënaq me horizontin… kërko pafundësinë!
  • Unë jam kështu, sepse shpreh atë që kam brenda…!
  • Jeta është si një pasqyrë, të qesh në qofte se e shikon duke qeshur…
  • Nuk do plakem kurrë, sepse jam një yll që bie…!
Tags: James Douglas MorrisonMaksimaTheniaUrtësiVerbi
Previous Post

Honore de Balzac: Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës gjithnjë do të gjesh faljen!

Next Post

Antonio Salieri, si u bë i famshëm vetëm nga mosmarrëveshjet që ai kishte me Wolfgang Amadeus Mozart

Next Post

Antonio Salieri, si u bë i famshëm vetëm nga mosmarrëveshjet që ai kishte me Wolfgang Amadeus Mozart

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj