Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Historia e gjatë dhe transformuese e Rruzares, nga viti 850 deri sot. 200 dokumentet papnore që i’u kushtuan asaj

May 4, 2018
in Histori, Të përzgjedhurat
262
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Për katolikët rruzarja është një mundësi komunikimi, është ajo urëlidhje mes pëshpëritjes, shprehisë dhe afrisë eterne me atë sublimim që e ngre shpirtin në lartësinë e besimit. Përmes saj shkohet atje ku një ndërgjegje e blatuar këtij pushteti qiellor është dorzan një kodi që deshifron të mundshmen e këtij vullneti. Për shumë besimtarë ose jo, rruzarja mund të jetë thjeshtë një hajmali fati, një mburojë ndaj së keqes dhe një yshtës gati i pashpjegueshëm i një gjendje plotësimi. Ndërsa ne e mbajmë në duar dhe pëshpërisim nën zë atë që na bashkëlidh me atë çfarë ne besojmë, pak dimë për të se si lindi dhe se si u pasurua ajo deri në këtë moment që ne shkokrrojmë një nga një dhe lutemi “Të falemi Mari”, “Tash e në fill të mordes sonë. Amen!”.

Në zanafillë të Rruzares janë 150 Psalmet e Davidit, që këndoheshin ndër manastire.

Për t’i kapërcyer vështirësitë e krijuara jashtë manastireve, rreth vitit 850 një murg irlandez këshilloi që, në vend të 150 Psalmeve, të thuheshin 150 Atyna.

Për t’i numëruar lutjet, besimtarët përdornin metoda të ndryshme, ndërmjet të cilave, 150 guraleca. Por shumë shpejt u kalua në përdorimin e spangove me 50 ose 150 nyje. Rruzare, që u përdorën edhe nga komitët antikomunistë, të cilët rezistuan deri vonë në shpellat e veriut të Shqipërisë. Jo në mesjetë, por në shekullin XX.

Pak më vonë nisi të përdorej edhe përshëndetja që i bëri Engjëlli Marisë, e cila asokohe ishte pjesa e parë e Falemi Marisë.

Në shekullin XII murgjërit cistercensë nisën të thonë një lutje, të cilën e quajtën rruzare (Rosario – trëndafilishtë), sepse e krahasonin me një kurorë trëndafilash mistikë, dhuruar Zojës. Ky devocion u bë popullor nga Shën Domeniko (Deda) që, në vitin 1214, mori rruzaren e parë dhuratë nga vetë Virgjëra Mari, si mjet për ndihmën e të krishterëve kundër herezive.

Në shekullin XIII u krijuan edhe misteret e Rruzares: teologë të shumtë e kishin vërejtur prej kohe se në nëntekstin e 150 Psalmeve ndjeheshin fort profecitë për Jetën e Jezusit. Nga studimi i Psalmeve u arrit shumë shpejt në hartimin e Psalterit të Krishtit si dhe në lavdërimet kushtuar Marisë. Kështu, gjatë shekullit XIII, u hartuan katër psaltere të ndryshme: me 150 Atyna, 150 përshëndetje engjëllore, 150 lavdërime për Jezusin e 150 për Marinë.

Rreth vitit 1350 u arrit tek lutja “Të falemi Mari”, ashtu si e njohim sot. Kjo u realizua përmes veprës së Urdhërit të çertozinëve, që bashkuan në një, përshëndetjen e  Engjëllit, me atë të Elizabetës, deri tek radhitja, në fund, e shprehjes: “Tash e në fill të mordes sonë. Amen!”.

Në fillim të shekullit XIV çistercensët, posaçërisht në zonën franceze të Trèves,  radhitën shtesat pas emrit të Jezusit, për ta përfshirë në lutje gjithë jetën e Krishtit.

Aty nga gjysma e shekullit XIV, një murg nga çertoza e Këlnit, Enrico Kalkar,  nisi ta paraprijë çdo dhjetëshe drejtuar Zojës, me një Atynë. Kjo metodë u përhap menjëherë në të gjithë Evropën.

Gjithnjë në çertozën e Tréves, në fillim të 1400-tës, Domenico Hélion (i njohur edhe me emrin Deda Prusian ose Deda i Tréves) krijoi një rruzare, në të cilën emri i Jezusit ndiqej nga 50 shtesa, që kujtonin jetën e Zotit. E, ashtu si kishte bërë Enrico Kalkar, rruzarja e Dedë Prusianit, ndahej në grupe dhjetëshe me një Atynë në krye të çdo grupi.

Ndërmjet viteve 1435 e 1445 Deda hartoi për vëllezërit çertozinë fiamingë, që këndonin Psalterin e Marisë, 150 shtesa, të ndara në tri nënndarje, në përkim me Ungjillin e fëmijërisë së Krishtit, me jetën publike, mundimet e Ngjalljen.

Më 1470 domenikani Alain de la Roche, në lidhje me çertozinët, nga të cilët mësoi ta thotë Rruzaren, krijoi Sivëllazërinë e parë të Rruzares, pas së cilës kjo formë e lutjes u përhap me shpejtësi: e quajti Rruzarja “e re”, atë që shoqërohej me një meditim gjatë çdo FalemiMrie. E Rruzarja e vjetër, atë pa meditime, vetëm me FalemiMari. Alein de la Roche i reduktoi në 15, Misteret (duke i ndarë në misteret e gazmendit, të mundimeve e të lumnisë). E do të ishte Papa Gjon Pali II (apostull i madh i Rruzares) që, me letrën apostolike “Rosarium Virginis Mariae” (2002), do të shtonte misteret e dritës kushtuar jetës publike të Jezusit.

Domenikanët kanë qenë përhapësit e mëdhenj të Rruzares në mbarë botën. Krijuan një mori shoqatash kushtuar Rruzares, ndërmjet të cilave, Sivëllazërinë e Rruzares (themeluar më 1470); Sivëllazërinë e Rruzares së përhershme (që u quajt edhe Ora e Rojes, themeluar në vitin 1630, nga atë Timoteo de’Ricci); Sivëllazërinë e Rruzares së gjallë (themeluar më 1826, nga terciarja domenikane, Pauline-Maria Jaricot).

Struktura mesjetare e Rruzares u braktis gradualisht në periudhën e Rilindjes  e forma e saj përfundimtare u arrit në vitin 1521. Ishte vepër e domenikanit Alberto di Castello.

Shën Piu V, me formim domenikan, qe “Papa i parë i Rruzares”. Në vitin 1569 përshkroi frytet e mëdha, fituar nga Shën Deda me Rruzaren dhe i ftoi gjithë të krishterët ta thonë këtë lutje kaq të frytshme!

Leoni XIII, me 12 Enciklikat e tij kushtuar Rruzares, qe Papa i dytë i Rruzares.

Nga viti 1478, deri më sot, numërohen më se 200 dokumente papnore kushtuar Rruzares.

Për më tepër, në dukjet e saj, vetë Zoja e Bekuar e quajti Rruzaren, “lutja më e nevojshme për të mirën e njerëzimit”. Në dukjet e Lurdës, më 1858, Virgjëra Mari  kishte në krah një Rruzare të gjatë. Më 1917, në Fatima, ashtu si edhe në vitet e fundit në Medjugore, Zoja i ftoi, e i fton, besimtarët ta thonë çdo ditë Rruzaren.

RV

Tags: BesimiFaljeKrishtiLavderimeLutjeRruzareZoti
Previous Post

Një studim i ri tregon se si rezistenca anti-mikrobike ndaj një ilaçi kyç mund të përhapet nga një fermë derrash në Kinë, tek speciet njerëzore dhe shtazore nëpër botë

Next Post

Honore de Balzac: Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës gjithnjë do të gjesh faljen!

Next Post

Honore de Balzac: Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës gjithnjë do të gjesh faljen!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj