Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Psikologji

Shqyrtim ndryshe i sadizmit nga Erich Fromm dhe e themelta e kësaj trajtese si zotërim përmes vuajtjes dhe nënshtrimit

April 26, 2018
in Psikologji
179
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Çdo lloj synimi insistues, forme dhe trajtese që tejkalon dhembshurinë, keqardhjen, drejtësinë, respektin, shenjtërinë e jetës dhe dinjitetit njerëzor, të shpie te manifestimi sadist në kuptimin psikosocial. Diktaturat, torturat, dhuna, presioni, fyerja, denigrimi, këto edhe të tjerë instrumentë të mizorisës dhe nënshtrimit, përbëjnë në vetvete garderobën patologjike dhe format shprehëse të komunikimi të një sadisti.

Nga një shqyrtim i gjithëpranuar, sadist është ai që ndien kënaqësi kur u shkakton mundime dhe vuajtje të mëdha të tjerëve; kriminel i pamëshirshëm, njeri mizor.

Shumë shpesh, duke folur për sadizmin, jemi mësuar t’i referohemi vetëm perversitetit seksual, për shembull që eksitimi i një burri varet nga fakti që mund të rrahë e të keqtrajtojë një grua, ndonëse me sadizëm kuptohet edhe gjakimi apo ëndja për të dëmtuar fizikisht të tjerët. Por, në të vërtetë, thelbi i sadizmit sipas psiko-sociologut të Erich Fromm, qëndron në vullnetin për të ushtruar kontroll mbi një tjetër qënie të gjallë – një kontroll të plotë, absolut -, e mund të jetë fjala për një shtazë, një fëmijë, një të rritur; ajo që ka rëndësi është se qënia tjetër të katandiset në pronë, në send, në objekt zotërimi të sadistit.

Qënia njerëzore ka të përbashkët me shtazën agresivitetin mbrojtës, biologjikisht të kushtëzuar, që shërben për të mbrojtur interesat e veta jetësore nga sulmet e jashtme; po përveç kësaj, tek njeriu ka edhe forma të tjera agresiviteti që nuk gjenden tek shtaza, të pakushtëzuara biologjikisht, të cilat i shërbejnë mbrojtjes, por që i kanë rrënjët në karakter. Këtu do të kufizohem në trajtimin e një konstelacioni të veçantë, karakterit sadist.

Kur ndodh që ndokush të arrijë ta detyrojë një njeri tjetër që të durojë dhembje pa patur mundësi të ngrejë krye, kemi të bëjmë me një formë të tejskajshme kontrolli, por që nuk është kurrsesi e vetmja. Forma të tilla sadizmi vërehen ndonjëherë tek mësuesit, vihen re në trajtimin e të burgosurve, etj. Do të shohim se forma në fjalë, edhe pse s’është seksuale në kuptimin e ngushtë, mbetet prapëseprapë le të themi, një formë e ngrohtë, sensuale, e sadizmit; por është vetëm një nga format e mundshme. Mjaft më i përhapur është një “sadizëm i ftohtë“, aspak sensual e që  s’ka të bëjë fare me sensualitetin, gjithë duke i përkitur po thelbit të sadizmit sensual dhe atij seksual që ka si objektiv mbajtjen nën kontroll, plotfuqishmërinë e ushtruar mbi një tjetër qenie njerëzore, vënien terësisht nën pushtetin e vet, si argjilën në dorën e poçarit.

Ekzistojnë deri dhe forma mirëdashëse të sadizmit, të njohura për të gjithë, si në rastin kur një individ – ndonjëherë ndodh me nënat apo shefat, pra në mijëra situata të ndryshme – kontrollon një tjetër, ama jo në dëm por në të mirë të tij. I pari i thotë të dytit se çfarë duhet të bëjë: i jep porosi për çdo veprim që duhet të bëjë, por gjithçka e bën në të mirë të tij; përfitimi i tij mund të jetë konkret, situata, për ta thënë më qartë, mund t’i rezultojë e dobishme, me përjashtim të faktit se humbet lirinë e vet dhe bëhet terësisht i varur. Është një situatë të cilën e takojmë jo rrallë, siç e thamë, në marrëdhëniet nënë – bij ose baba-bij, dhe në raste të këtilla, sadizmi, siç është dhe e natyrshme, është krejtësisht i pavetëdijshëm, duke qenë se “qëllimet e tij janë shumë të mira“, saktëson From. E, tekefundit, as viktima e sadizmit nuk e kupton se është e tillë, sepse mendon veç të nxjerrë përfitime nga situata. Ajo që i shpëton është veç një gjë, që psiqika e tij rezulton e dëmtuar, që ai katandiset në një individ të nënshtruar, të varur, të privuar nga liria.

I shtyrë nga pasioni i kontrollit absolut, individi do të kërkojë të kapërcejë e të thyejë kufinjtë e ekzistencës njerëzore, duke qenë se joplotfuqishmëria është karakteristikë e saj. E edhe atëherë kur një individ është i pajisur me pushtet të tejskajshëm, vdekja i bën me dije se është i pafuqishëm përballë natyrës.

Për fat, pjesa më e madhe e qënieve njerëzore duhet të kënaqen nëse janë sadistë dhe duan të ushtrojnë atë lloj kontrolli që e përkufizuam si sadizëm të ftohtë e si forma më të thjeshta, sepse gjithsesi është i mjaftueshëm për t’u dhënë kënaqësi. Është e ditur që prindërit mund të sillen në mënyrë sadiste me bijtë e tyre kur dëshirojnë të ushtrojnë kontroll të plotë mbi ta, por kjo nuk është diçka që ndodh edhe aq shpesh, sepse bijtë tashmë nuk janë fort të prirur ta pranojnë urtë e butë këtë lojë të keqe. Por, jo më shumë se njëzet, tridhjetë apo dyzet vjet më parë, kjo ishte një situatë e përhapur gjerësisht. Mjekët dinë shumë raste fëmijësh që kanë përfunduar në spital si pasojë e keqtrajtimit dhe rrahjes nga prindërit e tyre; dhe kjo është një përqindje e vogël e torturave të njëmendta të shkaktuara prej dolloj prindërish të cilët, mbi bazën e ca ligjeve dhe zakoneve, mund t’u bëjnë të bijve pak a shumë çfarë të duan, mjafton të mund të dëshmojnë se e gjitha është bërë në dobi të vetë bijve të tyre e me kusht që shenjat fizike të keqtrajtimit të mos bien fort në sy. Do mund të shkruheshin libra të tërë mbi çështjen e kontrollit, e madje mbi sjelljet shprehimisht sadiste nga ana e prindërve, dhe e njëjta gjë vlen edhe për policët, infermierët, rojtarët e burgjeve, etj. Të gjithë këta nuk e kanë pushtetin e Kaligulës, sepse edhe ata vetë duhet t‘u binden urdhërave, duke qenë njerëz të çfarëdoshëm që nuk kanë shumë zë në kapitull; por përkundrejtë bijve të tyre, të sëmurëve, të burgosurve, kanë një pushtet relativisht të rëndësishëm. Dhe, në profesionet që përmendëm, qëllon të ndeshemi me një numër të konsiderueshëm sadistësh; me këtë nuk dua të them se pjesa më e madhe e mësuesve dhe inferëmirëve janë sadistë. Përkundrazi, janë të shumtë ata që i përkushtohen mësimit apo bëhen infermierë ngaqë frymëzohen prej një thirrjeje të thellë për t’u vënë në shërbim të njerëzve, kundrejt të cilëve shfaqin ndjenja miqësie dhe vëllazërie. Por unë këtu e kam fjalën për individë në të cilët shtysa ka shenjë të kundërt, që për më tepër nuk janë të vetëdijshëm se, përtej arsyetimeve që i parashtrojnë vetes së tyre, në të vërtetë frymëzohen nga lakmia për të ushtruar pushtet mbi të tjerët.

Sadizmi gjithashtu është një shtysë që gjendet shpesh edhe tek zyrtarët, kumton Fromm, e do të kufizohem në një shembull të thjeshtë, i cili tekefundit është i njohur si rezultat i përvojave të ndryshme. Është ai tipi përtej sportelit të postës; ju jeni në rresht që prej dyzetë e pesë minutash, e tashmë është ora tetëmbëdhjetë, orë kur zyra mbyllet, dhe kanë mbetur edhe vetëm dy vetë që po presin. Por në orën gjashtë fiks, nëpunësi mbyll sportelin; ata të dy që kanë pritur aq gjatë duhet të largohen, dhe një buzëqeshje e lehtë përvijohet në buzët e holla të nëpunësit: një buzëqeshje sadiste e paperceptueshme. Njeriut i pëlqen ideja që ata dy duhet të largohen dhe që ai ia ka dalë mbanë të ushtrojë pushtetin e vet duke i bërë të presin më kot, duke i detyruar të vijnë sërish aty ditën tjetër. Mbase edhe do mund të qëndronte në punë edhe ndonjë minutë më shumë, por punë që s‘bëhet: dikush që ka ndjenjën e miqësisë ndaj të tjerëve do mund ta bënte, e si ai dhe shumë të tjerë. Por sadisti e mbyll sportelin jo thjesht sepse këtë ia detyron orari, por sepse i pëlqen ta bëjë një gjë të tillë; e, nëse është e vërtetë se rroga e tij nuk është kushediseçfarë, nga ana tjetër kjo kënaqësi sadiste është po ashtu pjesë përbërëse e rrogës, prej së cilës s’ka ndërmend të heqë dorë.

***

Në Tetradën e Errët, sadizmi i përditshëm është përcaktuar si pasja e kënaqësisë nga mizoritë.

Sadizmi mund t’i lejojë një personi të ruajë pushtetin dhe dominimin, sugjeron Paulhus. “Duket sikur politikanët viciozë, që për të ruajtur pushtetin bëhen gjithnjë e më sadistë me kalimin e kohës, dhe ndoshta ata duhet të qëndrojnë në pushtet”.

Ai përmend shembullin e Vlad Hungulësit, i cili ishte në gjendje të frenonte armiqtë të hynin në mbretërinë e tij, duke varur mbi hunj trupat e njerëzve të tyre në kufi, për t’i treguar pushtuesit se çfarë mund të ndodhte me ta nëse vazhdonin përpara.

Sadizmi është një produkt njerëzor, të cilën e ushtrojnë një shtresë e caktuar që vuajnë nga çrregullime të personalitetit. Ajo i aftëson ata ti kapërcejnë  kufijtë e njohur të dhembshurisë, keqardhjes, drejtësisë, respektit, shenjtërisë së jetës dhe dinjitetit njerëzor duke i shërbyer kësisoj synimeve të tyre. Njeriu, është një qenie e veçantë. Aq sa meriton nderimin, lartësimin dhe dinjitetin, teksa ngjit majën e udhës hyjnore, po aq zbret poshtë teksa joshet dhe jepet pas instinkteve, të cilat e zhysin në thellësitë skllavërisë, të cilat nuk njihen dhe as nuk arrihen nga krijesat e tjera.

 

 

Tags: Erich FrommFilozofiPsikologjiSadizmiSociologji
Previous Post

Perandori romak Kaligula, tirani i gjithëpushtetshëm i paradoksit dhe idhujt e sotëm të sundimit sadist

Next Post

Thënie nga themeluesi i psikoanalizës, Zigmund Frojd: Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit!

Next Post

Thënie nga themeluesi i psikoanalizës, Zigmund Frojd: Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj