Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Johannes Kepler, astronomi që besonte se harmonia midis planetëve duhet të jetë e dukshme edhe midis njerëzve

December 27, 2017
in Profil
598
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Kepleri njihet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj që kanë ekzistuar deri tani, si ai që ndihmoi astronominë të vinte nga mesjeta në kohët tona moderne

Intoleranca fetare ishte e neveritshme për Keplerin, i cili besonte se harmonia midis planetëve duhet të jetë e dukshme edhe midis njerëzve.

Europianët e shekullit të 16-të, i shihnin kometat të mahnitur. Kështu, kur një kometë e famshme, e zbuluar nga astronomi danez Tiho Brahe, u duk në qiellin e mbrëmjes, Katerina Kepleri e ngriti nga krevati djalin e saj gjashtëvjeçar Johanin që ta shihte. Më shumë se 20 vjet më pas, Tiho Brahe vdiq. Kë emëroi perandori Rudolfi II në vend të tij, si matematikanin e perandorisë? Në moshën 29-vjeçare, ishte pikërisht Johan Kepleri që u emërua matematikani i Perandorisë së Shenjtë Romake, pozitë që e pati deri në fund të jetës së tij.

Matematika nuk ishte e vetmja shkencë ku Kepleri u vlerësua shumë. Ai u dallua edhe në fushën e optikës dhe astronomisë. Edhe pse i vogël nga shtati, ai kishte një inteligjencë të jashtëzakonshme si dhe një karakter të fortë. Kepleri u diskriminua kur nuk pranoi të bëhej një katolik, ndonëse pati një presion të madh.

Gjeni në matematikë

Johannes Kepler lindi më 27 dhjetor te vitit 1571 ne Weil der Stadt te Gjermanisë. Familja e tij ishte e varfër, megjithatë, bursat e studimit që i dhanë fisnikët e vendit, i siguruan Johanit një shkollim të mirë. Studioi për teologji në universitetin e Tybingenit, sepse synonte të bëhej një shërbëtor luteran. Megjithatë, u duk qartë se ishte gjeni në matematikë. Kur në vitin 1594 vdiq një mësues matematike në shkollën e lartë luterane në Grac të Austrisë, Kepleri zuri vendin e tij. Ndërkohë që ishte në Grac, botoi veprën e tij të parë të madhe Misteri i gjithësisë.

Astronomi Brahe, kishte vite të tëra që mbante regjistrime të hollësishme mbi vëzhgimin e planetëve. Kur lexoi librin Misteri i gjithësisë, i bëri shumë përshtypje kuptueshmëria e Keplerit mbi matematikën dhe astronominë, kështu që e ftoi të shkonte tek ai në qytetin e Benajës, afër Pragës, në Çekinë e sotme. Kepleri e pranoi ftesën kur përndjekjet e kishës e detyruan atë të largohej nga Graci. Dhe siç u përshkrua edhe më lart, kur Brahe vdiq, Kepleri e zëvendësoi. Në vend të një vëzhguesi merakli, tani oborri perandorak kishte një gjeni të matematikës.

Arritje e madhe në optikë

Që të nxirrte sa më shumë dobi nga materialet e Brahes për vrojtimet e planetëve, Keplerit i duhej të kuptonte më shumë për përthyerjen e dritës. Si përthyhet drita e reflektuar që vjen nga një planet, kur hyn në atmosferën e tokës? Shpjegimet e Keplerit u përmblodhën në librin Shtesë e Vitelos, Zbatimi i Optikës në Astronomi (latinisht), të cilat trajtonin më me hollësi punën e Vitelos, shkencëtar i mesjetës. Libri i Keplerit ishte një arritje e madhe në fushën e optikës. Ai ishte i pari që shpjegoi funksionimin e syrit.

Megjithatë, synimi kryesor i Keplerit nuk ishte optika, por astronomia. Astronomët e hershëm, besonin se qielli ishte një glob bosh nga brenda, dhe se yjet ishin të ngjitur si diamantë vezullues në sipërfaqen e brendshme të tij. Ptolemeu mendonte se Toka ishte qendra e universit, kurse Koperniku besonte se të gjithë planetët rrotulloheshin përqark Diellit të palëvizshëm. Brahe kishte bindjen se planetët e tjerë rrotulloheshin përreth Diellit, ndërsa Dielli vetë rrotullohej përreth Tokës. Pasi në kontrast me Tokën, të gjithë planetët e tjerë ishin trupa qiellorë, ata konsideroheshin si të përsosur. E vetmja formë e lëvizjes që konsiderohej e rregullt për ta ishte rrethi i plotë, ku çdo planet udhëtonte me një shpejtësi konstante. Këto ishin rrethanat kur Kepleri nisi punën e tij si matematikan perandorak.

Fillimet e astronomisë moderne

I pajisur me tabelat e vëzhgimeve planetare të Brahes, Kepleri studioi lëvizjet kozmike dhe nxori përfundime të bazuara në ato që pa. Aftësia e jashtëzakonshme intelektuale për shifrat, ndërthurej me vullnetin e fortë dhe me kureshtjen e pashtershme. Potenciali i tij i jashtëzakonshëm për të punuar, duket nga 7.200 llogaritjet e ndërlikuara që përfundoi pasi studioi të dhënat e përftuara nga vrojtimet e planetit Mars.

Ishte pikërisht Marsi që tërhoqi i pari vëmendjen e Keplerit. Studimi i përpiktë i të dhënave të nxjerra nga vrojtimet e bëra në mënyrë sistematike, zbuloi se Marsi rrotullohej rreth Diellit, por jo në trajtë të përsosur rrethore. E vetmja formë e orbitës që përputhej me vëzhgimet, ishte ajo e një elipsi, me Diellin si një nga vatrat e tij. Megjithatë, Kepleri kuptoi se çelësi për të hapur sekretet e qiellit nuk ishte Marsi, por Toka. Sipas profesorit Maks Kaspar, «prirja e Keplerit për të shpikur, e shtyu atë që të provonte metoda të reja gjeniale». Ai i përdori tabelat e vëzhgimeve planetare për të vënë në jetë një ide të re. Në vend se t’i përdorte ato për të vëzhguar Marsin, Kepleri e imagjinoi veten duke qëndruar mbi Mars dhe duke parë Tokën. Ai llogariti se shpejtësia e rrotullimit të Tokës, ndryshonte në përpjestim të zhdrejtë me largësinë e saj nga Dielli.

Atëherë Kepleri kuptoi se Dielli nuk është vetëm qendra e sistemit diellor, pasi ai vepron gjithashtu, edhe si një magnet, rrotullohet në boshtin e tij dhe ushtron forcë mbi lëvizjen e planetëve. Kasperi shkruan: «Ky koncept i ri shumë i rëndësishëm, e udhëhoqi më pas Keplerin në kërkimet e tij dhe e çoi në zbulimin e ligjeve mbi lëvizjen e planetëve.» Sipas Keplerit, të gjithë planetët ishin trupa fizikë që «qeveriseshin» në mënyrë të harmonishme nga një sërë ligjesh të njëjta. Ajo çka mësoi nga studimi i Marsit dhe i Tokës, duhet të zbatohej edhe për të gjithë planetët e tjerë. Kështu, ai nxori përfundimin se, çdo planet rrotullohet rreth Diellit në një orbitë eliptike dhe me një shpejtësi që ndryshon në varësi të largësisë që ka nga Dielli.

Ligjet e Keplerit mbi lëvizjen e planetëve

Në vitin 1609, Kepleri botoi librin Astronomia e Re, i cili njihet si libri i parë i astronomisë moderne dhe si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar ndonjëherë për këtë fushë. Kjo vepër mjeshtërore, përmbante dy ligjet e para të Keplerit mbi lëvizjen e planetëve. Ligji i tij i tretë u botua në librin Harmonia e botës, në vitin 1619, kur ai jetonte në Linc, Austri. Këto tri ligje përcaktojnë thelbin e lëvizjes së planetëve: formën e orbitës së një planeti që rrotullohet rreth Diellit, shpejtësinë e rrotullimit, si edhe lidhjen ndërmjet largësisë së planetit nga Dielli dhe kohës që i duhet për të plotësuar një rrotullim të plotë.

Si reaguan astronomët e tjerë? Ata nuk arritën ta kuptonin rëndësinë e ligjeve të Keplerit. Disa madje, ishin tepër mosbesues. Ndoshta nuk kishin shumë faj. Kepleri përdori një stil të shkruari në latinisht që e mbuloi si me vel kuptueshmërinë, në një mënyrë të tillë sa ishte aq e vështirë për t’u kuptuar, siç është e vështirë për të depërtuar në retë që rrethojnë planetin Afërditë. Megjithatë, koha do ta vërtetonte rëndësinë e këtij zbulimi. Rreth 70 vjet më vonë, Isak Njutoni u bazua në punën e Keplerit kur nxori ligjet e tij mbi lëvizjen dhe forcën e gravitetit. Sot Kepleri njihet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj që kanë ekzistuar deri tani, si ai që ndihmoi astronominë të vinte nga mesjeta në kohët tona moderne.

Evropa përfshihet në luftë fetare

Po në të njëjtin muaj kur Kepleri formuloi ligjin e tij të tretë, plasi Lufta Tridhjetëvjeçare. Gjatë asaj periudhe (1618-1648), vrasjet fetare dhe plaçkitjet bënë kërdinë në Evropë, dhe Gjermania humbi një të tretën e popullsisë. Gjuetia e shtrigave u përhap kudo. Nëna e Keplerit u akuzua si magjistare dhe i shpëtoi ekzekutimit për një fije. Ndërkohë që paga e Keplerit nuk paguhej rregullisht përpara luftës, gjatë saj pothuajse nuk paguhej fare.

Gjatë gjithë jetës, Kepleri, si një luteran, hasi përndjekje dhe paragjykim nga kisha. U detyrua të largohej nga Graci—që nënkuptonte humbjen e punës, shtëpisë, gjithë zotërimeve dhe vështirësi të tjera —sepse refuzoi të bëhej katolik. Përsëri në Benajë, u përpoqën për ta bindur që të ndryshonte besimin. Por Kepleri, nuk mund të adhuronte figurat dhe shenjtorët, pasi për të këto ishin vepra të të ligut. Në Linc, ngaqë nuk binte dakord me luteranët e tjerë, të cilët besonin se Perëndia ndodhet kudo njëkohësisht, nuk e lejuan të merrte pjesë në Darkën e Zotërisë.

Intoleranca fetare ishte e neveritshme për Keplerin, i cili besonte se harmonia midis planetëve duhet të jetë e dukshme edhe midis njerëzve. Ai u kap fort pas bindjeve të veta, dhe ishte i kënaqur që vuante. «Të vuash bashkë me shumë vëllezër të tjerë për hir të fesë dhe për lavdi të Krishtit, duke duruar dhembjet dhe poshtërimin, duke lënë shtëpinë, arat, miqtë, dhe familjen: nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se të gjitha këto do të më sillnin kënaqësi.»—Fjalë të Keplerit të cituara nga Ernst Zineri në librin e tij Johannes Kepler.

Në vitin 1627, botoi Tabelat e Rudolfit, të cilën e konsideronte si veprën e tij më të rëndësishme astronomike. Ndryshe nga librat e mëparshëm, ky i fundit u vlerësua gjerësisht, dhe shumë shpejt u bë i domosdoshëm për astronomët dhe pilotët. Në nëntor të 1630-ës, Kepleri vdiq në Regensburg të Gjermanisë. Një nga kolegët e tij mahnitej vazhdimisht kur shihte te Kepleri «një bollëk mençurie e njohurie me themel të fortë për sekretet më të thella». Një vlerësim me vend për njeriun që zbuloi sekretet e sistemit diellor!

Astrologjia dhe teologjia e Keplerit

Johan Kepleri krijoi një reputacion të shkëlqyer për zbulimet e tij në fushën e astronomisë. Megjithatë, duhet pranuar se ai ishte i ndikuar nga idetë fetare të përhapura në atë kohë. Për pasojë, shkroi shumë për astrologjinë, ndonëse hodhi poshtë «pjesën më të madhe të ideve që pranoheshin atëherë në lidhje me ndikimin e yjeve».

Gjithashtu, besonte plotësisht në doktrinën e Trinitetit. «Një nga idetë pas të cilës ishte i kapur fortësisht-imazhi i Trinitetit të krishterë, që simbolizohej nga një sferë gjeometrike dhe, si rrjedhim, nga bota e dukshme e krijuar-ishte në fakt një pasqyrim i këtij misteri hyjnor (Perëndia Ati:: qendra; Krishti Biri:: perimetri; Fryma e Shenjtë:: hapësira midis tyre).»-Enciklopedia Britanike.

Por, çfarë thoshte Sër Isak Njutoni për doktrinën e Trinitetit? Nuk e pranonte. Arsyeja kryesore që e kundërshtonte këtë doktrinë ishte se, kur kishte kërkuar të vërtetonte pohimet e bëra në kredot dhe në këshillat kishtare, te Shkrimet e Shenjta nuk gjeti asgjë që ta mbështeste këtë doktrinë.

Ligjet e Keplerit mbi lëvizjen e planetëve

Ligjet e Keplerit mbi lëvizjen e planetëve, shihen ende si pikënisje për astronominë moderne. Ato mund të përmblidhen si më poshtë:

1 Planetët lëvizin rreth Diellit në orbita eliptike, në njërën nga vatrat e të cilave ndodhet vetë Dielli.

Çdo planet lëviz më shpejt kur është më afër Diellit. Në këtë lëvizje, rrezja-vektore e planetit (vija Diell-planet) përshkruan sipërfaqe të barabarta në kohë të barabarta.

Pra, nëse koha që i duhet planetit për të shkuar nga pika A në pikën B, është e barabartë në çdo rast, atëherë sipërfaqet me ngjyrë janë të barabarta.

Koha që i duhet çdo planeti për të bërë një rrotullim të plotë rreth Diellit, quhet periodë. Raporti i katrorit të periodës me kubin e gjysmëboshtit të madh të orbitës, është një madhësi konstante.

Tags: Albert VatajJohannes Kepler
Previous Post

Pse Jezui i Nazaretit, biri i Virgjëreshës Mari, u quajt Krisht?

Next Post

Lui Pastër, mikrobiologu i famshëm francez që shpëtoi jetë dhe u akuzua për betejë të pandershme me rivalët

Next Post

Lui Pastër, mikrobiologu i famshëm francez që shpëtoi jetë dhe u akuzua për betejë të pandershme me rivalët

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj