Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Nga jeta e korifejve

Anët e errëta në personalitetin dhe karrierën e disa personazheve kyç të historisë, nga Hitleri te Churchill, nga Martin Luteri te Albert Einstein, etj.

June 23, 2025
in Nga jeta e korifejve
Anët e errëta në personalitetin dhe karrierën e disa personazheve kyç të historisë, nga Hitleri te Churchill, nga Martin Luteri te Albert Einstein, etj.
133
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Historia ka prirjen, jo rrallëherë, të retushojë realitetin, duke i veshur disa figura me aureolën e lavdisë dhe duke i zhveshur nga përgjegjësitë e tyre njerëzore, nga mëkatet dhe dobësitë që i shoqëruan gjatë jetës. Por koha, me mprehtësinë e saj të pamëshirshme, nxjerr në dritë fakte që nuk kanë për qëllim të glorifikojnë, por të dëshmojnë. Ato janë si fishekzjarrë që shpërthejnë në qiellin e narrativës zyrtare dhe na ftojnë të shohim më përtej mitit – drejt njeriut të vërtetë, të papërsosur.

Adolf Hitleri, simboli i errësirës së shekullit XX, nuk është trajtuar kurrë si hero, por edhe përtej makinerisë së tij të terrorit, faktet që lidhen me jetën e tij të përditshme nxjerrin në pah një profil skandaloz të një njeriu që, edhe në majat e pushtetit, nuk ngurroi të përfitonte personalisht. Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se në vitin 1934, kur mori postin e Kancelarit të Gjermanisë, ai shmangu tatimet në një shumë që, me vlerat e sotme, kapte afro 6.3 milionë dollarë. Fitimet e tij vetëm nga shitja e librit “Mein Kampf” përllogariten rreth 1.2 milionë marka, nga të cilat 600 mijë marka i shmangu nga taksat. Më turpëruese është fakti se kur u bë kancelar, taksat iu falën me një të rënë të lapsit, ndërsa zyrtarët që lehtësuan këtë abuzim përfituan si shpërblim një lirshmëri prej dy mijë markash në muaj. Një korrupsion i kodifikuar në sistem.

Winston Churchill, i përjetësuar si arkitekti i fitores së Aleatëve dhe si një nga burrështetasit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, është gjithashtu një figurë me konture kontradiktore. Padyshim, ai ishte një mjeshtër i fjalës së shkruar dhe orator i pakonkurrueshëm, por nuk mund të fshihet prapa lavdisë një mendësi kolonialiste e pashlyer. Në vitin 1937, përpara Komisionit Mbretëror për Palestinën, ai deklaroi:

“Unë nuk e pranoj se është bërë ndonjë padrejtësi ndaj indianëve të kuq të Amerikës apo njerëzve me ngjyrë të Australisë… nga fakti që një racë më e fortë dhe superiore ka zëvendësuar vendin e tyre.”
Një pohim i zymtë, që tregon se edhe gjenitë politikë janë bij të kohës dhe paragjykimeve të tyre.

George Washington, themeluesi i Shteteve të Bashkuara, i njohur për përkorjen dhe ndershmërinë e tij, refuzoi zyrtarisht rrogën presidenciale – një vendim që do ta ngrinte në piedestalin moral të historisë amerikane. “Zotërinj, unë nuk e kam parë këtë detyrë si një burim përfitimi personal…”, tha ai solemnisht. Por pas kësaj deklarate fisnike, shifrat flasin ndryshe: për tetë vite shërbim, ai nuk u pagua me 12 mijë dollarët e rrogës së parashikuar, por përfitoi gjithsej 449,261 dollarë, përmes rimbursimeve të pakontrolluara të shpenzimeve. Një kujtesë e dhimbshme se edhe idealet, ndonjëherë, bien peng i realpolitikës.

Martin Luteri, reformatori i madh protestant, njihet si burim i guximit moral që përballoi korrupsionin e Kishës Katolike. Por ajo që pak e dinë – apo shumë zgjedhin ta harrojnë – është se ai mbeti një antisemit i pakorrigjueshëm. Në vitin 1543, në traktatin e tij famëkeq “Mbi hebrenjtë dhe gënjeshtrat e tyre”, ai shkroi me verbëri urrejtjeje se hebrenjtë duhej të privoheshin nga çdo e drejtë qytetare, pasuri, edukim dhe besim, madje të dëboheshin nga Gjermania. Ky nuk është thjesht një kapitull i errët, por një ogur i zi për gjurmët që ide të tilla do të linin shekuj më vonë.

Elvis Presley, “mbreti” i rock’n’roll-it, përtej skenës dhe lavdisë, ishte një shpirt i trazuar, i ndarë mes pasioneve dhe prirjeve obsesive. Ai nuk donte të ishte thjesht këngëtar; ëndërronte të shndërrohej në një James Dean të dytë. I fiksuar pas aktorit, ai dinte përmendësh çdo rresht të filmit Rebel Without a Cause, dhe kjo pasion për aktrimin nuk ishte vetëm adhurim, por një kërkesë e brendshme për të qenë më shumë se ç’ishte. Por kjo ambicie shpesh përplasej me barrën e pritshmërive dhe shpërbërjen e tij të brendshme.

Albert Einsteini, ikonë e gjenisë së shekullit XX, njihet jo vetëm për Teorinë e Relativitetit dhe pasionin për violinën, por edhe për jetën e tij private të përfshirë në tradhti dhe marrëdhënie të shumta jashtëmartesore. Ai braktisi bashkëshorten e parë, Mileva Marić, për t’u martuar me kushërirën e tij Elsa, por nuk vonoi të krijonte lidhje të fshehta me sekretaren Betty Neumann, dhe të tjera më pas. Ndonëse gjeniu s’mund të gjykohet me masën e zakonshme të njeriut të thjeshtë, jeta e tij dëshmon se as shpikësi i dritës nuk i shpëton dot hijes.

Adolf Hitler

Fakt: Hitleri kryente evazion fiskal

Studimet e fundit që kanë lidhje me Hitlerin kanë zbuluar se kur ai u bë Kancelar i Gjermanisë, në vitin 1934 kishte shmangur taksat me një vlerë prej rreth 6.3 milionë dollarësh me vlerën e sotme. Fatmirësisht për të, atij iu falën taksat që kishte për të paguar, kur u zgjodh kancelar. Mendohet se ai kishte rreth 1.2 milionë marka vetëm me shitjet e “Mein Kampf” dhe ka shmangur 600 mijë marka nga taksat. Zyrtarët që i falën taksat e papaguara “u shpërblyen” me një çlirim prej dy mijë taksash në muaj.

(Original Caption) Sir Winston Churchill making the famed “V” for “Victory” sign. He is shown in the uniform of the Royal Auxiliary Airforce. Ca. 1940-1945.

Winston Churchill

Fakt: Churchill ishte racist

Winston Churchill vlerësohet me nota të lartë për aftësitë e tij si burrë shteti dhe orator. Nuk ka dyshime se aftësitë e tij të shkruajturit të fjalimeve janë një shkallë më lart se ato të gjithë shkruesve modernë të fjalimeve. Por ajo që shumë njerëz nuk dinë është se ai kishte dhe një anë të errët. Mënyra më e mirë për ta ilustruar këtë janë fjalët e tij: “Unë nuk e pranoj se është bërë padrejtësi ndaj indianëve të kuq të Amerikës, apo njerëzve me ngjyrë të Australisë…nga fakti se një racë më e fortë dhe superiore ka marrë vendin e tyre”, – Churchil në Komisionin Mbretëror të Palestinës, 1937.

Gandhi

Fact: Gandhi ishte i fiksuar me seksin

Teksa plakej Gandhi u bë gjithnjë e më i fiksuar me seksin, deri në pikën që pas mungesës së dhunës, ai ishte subjekti i tij i preferuar për të diskutuar. Ai flinte shpesh me gra të reja. Një prej këtyre ishte bashkëshortja 16-vjeçare e stërnipit të tij, Kanu Gandhi. Kur ai donte të ndante shtratin e tij me mbesën e tij 19-vjeçare ai i shkruajti babait të saj dhe i tha se ai donte “të rregullonte qëndrimin e saj gjatë gjumit”.

George Washington

Fakt: Washington ia hodhi me zgjuarsi kongresit për t’i paguar shuma të mëdha parash

Kur u zgjodh president ai refuzoi rrogën që do të kishte qenë rreth një mijë dollarë në muaj duke u shprehur: “Zotërinj, unë dua të siguroj Kongresin se unë s’e kam parë këtë punë si fitimprurëse, ndaj s’dua të përfitoj prej saj. Unë do të mbaj një llogari të shpenzimeve të mia dhe shpresoj se ato të rimbursohen, kjo është ajo çfarë kërkoj”, u shpreh ai. Më pas shpenzimet filluan dhe për tetë vjet, në vend që të paguhej gjithsej 12 mijë dollarë, ai u pagua 449,261 dollarë.

Martin Luteri

Fakt: Martin Luteri ishte anti-semit

Martin Luteri, i cili nisi reformimin protestant shpeshherë është konsideruar si hero se doli kundër teprimeve të Kishës Katolike të kohës, por ajo çfarë shumë njerëz nuk dinë është se ai ishte anti-hebre dhe nuk e mbante sekret. Në vitin 1543 ai shkruajti “Mbi hebrejtë dhe gënjeshtrat e tyre”, ku thoshte se hebrejtë duheshin privuar nga paratë, të drejtat civile, mësimet fetare dhe arsimimi dhe se duhej të detyroheshin të punonin në terren, ose të largoheshin nga Gjermania.

Thomas Jefferson

Fakt: Jefferson predikonte kundër faktit që të bardhët të kishin fëmijë me të zinjtë.

Jefferson është shprehur “përzierja e të bardhëve me të zinjtë prodhon një degradim, me të cilin asnjë njeri që do vendin e vet dhe karakterin njerëzor nuk mund të pajtohet”. Ndërkohë që predikonte këto ai kishte disa fëmijë me skllaven e tij Sally Hemings, e cila ishte gjysmë-motra e paligjshme e gruas së tij. Ndërkohë edhe pse Jefferson e mohoi, kohët e fundit është provuar nga testi i ADN-së se ai ishte babai i të paktën një prej fëmijëve të Hemings.

Albert Einstein

Fakt: Einstein flirtonte gjithë kohës

Einstein është mbase mendja më e madhe e shekullit të 20-të. Shumë njerëz e dinë se ai kishte pasion për violinën, por ajo që shumë s’dinë është se ai i ka tradhtuar të dyja bashkëshortet e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Pasi u nda me gruan e parë për shkak të tradhtisë, ai u martua me kushërirën e tij Elsa. Shumë shpejt ai filloi të kishte një marrëdhënie me sekretaren e tij Betty Neumann. Dhe Betty s’ishte as e para e as e fundit gjatë martesës së tij.

Elvis Presley

Fakt: Elvis ishte i fiksuar me James Dean

Elvis Presley ka pasur disa cilësi maniako-obsesive përgjatë gjithë jetës së tij, të cilat e kanë ndihmuar dhe vështirësuar jetën e tij personale dhe publike. Një nga fushat në të cilat Elvis donte të shkëlqente ishte aktrimi. Ai donte të ishte James Dean-i i ardhshëm dhe si rezultat ishte fiksuar me aktorin. Elvis i dinte të gjitha fjalët e skenarit të filmit “Rebel without a cause”, ku kishte interpretuar Dean dhe Natalie Wood.

Andrew Johnson

Fakt: Zëvendëspresidenti Andrew Johnson e bëri betimin presidencial krejtësisht i dehur

Andrew Johnson ishte zëvendëspresident, kur Lincoln ishte në detyrë. Atij si pëlqente aristokracia, për të cilën ai mendonte se ishte atje në kurriz të punës së të varfërve. Si pasojë ai shkoi për të bërë betimin krejtësisht i dehur dhe të gjithë mund të ndjenin aromën e alkoolit që kundërmonte. Ai u kujtoi të gjithëve në Kongres se ato ishin aty në sajë të “plebenjve”.

Papa Pius IX

Fakt: Papa Pius IX rrëmbeu një fëmijë hebre dhe e rriti si katolik

Më 23 qershor 1858 në Bolonja, policia shkoi në shtëpinë e një çifti hebre, Salomone dhe Marianna Padovani Mortara për të marrë një prej tetë fëmijëve të tyre. Policia mori gjashtë vjeçarin Edgardo pasi kishte urdhër nga Selia e Shenjtë, të autorizuar nga Papa Pius IX. Zyrtarët e kishës kishin dëgjuar se shërbëtorja 14-vjeçare e familjes e kishte pagëzuar Edgardo-n kur ai kishte qenë sëmurë sepse kishte frike se ai do vdiste dhe shkonte në ferr. Ai u rrit nga Papa Pius IX dhe u bë prift.

Tags: Adolf HitlerAlbert EinsteinAndrew JohnsonElvis PresleyGandhiGeorge WashingtonMartin LuteriPapa Pius IXThomas JeffersonWinston Churchill
Previous Post

Kureshti për Antarktidën, botën prej akulli, kontinentin e pabanuar që ka grishur interesat e superfuqive

Next Post

Mari Kyri, ngadhënjyesja e përpjekjeve dhe sfidave, e shenjta Mari e shkencës, e para grua e lauruar me çmimin Nobel

Next Post

Mari Kyri, ngadhënjyesja e përpjekjeve dhe sfidave, e shenjta Mari e shkencës, e para grua e lauruar me çmimin Nobel

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

June 30, 2025
Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive

Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive

June 29, 2025
Atlasi Farnese, kur qielli bëhet barrë e art… dhe simbolizon njeriun që mbart mbi supe fatin dhe njohurinë e universit

Atlasi Farnese, kur qielli bëhet barrë e art… dhe simbolizon njeriun që mbart mbi supe fatin dhe njohurinë e universit

June 29, 2025
La Sagrada Família, tempulli i madhështisë së adhurimit të Zotit, lutja që shtrihet nga toka drejt qiellit

La Sagrada Família, tempulli i madhështisë së adhurimit të Zotit, lutja që shtrihet nga toka drejt qiellit

June 29, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj