Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Marcel Duchamp, mendje e kapluar prej dalldisë së lirisë dhe artisti i vramendjes intelektuale

July 28, 2017
in Pikturë
276
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ai,  francezo-amerikani, Marcel Duchamp u lind më 28 korrik 1887. Erdhi për të qenë dhe për të mbetur në historinë e artit  një zë dhe një përvojë, një identitet dhe një kurajë sfiduese. Emri dhe vepra e këtij personazhi i përket epokës së transformimeve të hovshme të shprehisë estetike në art. Diçka po ndodhte në art. Njerëzit kërkonin krejt diçka tjetër. Ndoshta velja e ngjyrave dhe formave, e dritëhijes dhe linjave, shkëlqimin dhe shastisjes, reales dhe përfytyrimit, mitit dhe biblikes, të zezës dhe lirikes kishin dhënë kaq shumë dhe shteruar. Ndryshesa afrohej me hapat të potershëm kah hyrja kryesore. Bota e botëkuptimeve ziente, jo më pak vetë ajo qenie, dedikuar përplasjes, mbrujtur krijesash dhe mëtimesh që do të hidhnin shijen dhe perceptimin në një tjetër kah. Gjithçka fillonte aty. Kujtesa ishte thjeshtë një e shkuar. Trashëgiminë kishte ndalur së renduri në udhën e tij. Ai kishte ardhur për të bërë diçka ndryshe, për të thënë diçka më shumë, e pse jo për të vendosur një vetvete të pangjashme në panteonin e artit. I pranuar ose jo, ai ishte veç si vetja, si askush tjetër dhe për të ishte mjaftueshëm, por jo gjithçka.

Shtresimi i trazimeve sizmike të antikonformizmit, bashkëjeton te ai një nga personazhet e saj më të vetvetishëm, Marcel Duchamp ( 28 korrik 1887 – 2 Tetor 1968) piktor, skulptor, shkrimtar, dhe shahist. Krejtçka e sendërtimit të tij artistik e ngërthen në sprovën e kumtimit që është qasje përnga Dadaizmi dhe arti konceptual. Edhe pse jo i lidhur direkt me grupet Dada, filozofia e manifestimit të kumtit cytet përnga kjo formë, këto mjete shprehjeje estetike.

Së bashku me Pablo Picasso dhe Henri Matisse, Duchamp është konsideruar si një nga tre artistë, të cilët ndihmuan për të përcaktuar zhvillimet revolucionare në artet plastike në dekadat e hapjes të shekullit të njëzetë, përgjegjës për zhvillime të rëndësishme në pikturë dhe skulpturë. Duchamp ka pasur një ndikim të patjetërsueshëm në shekullin e hoveve të stuhishme dhe transformimeve të mëdha që pësoi mendimi dhe arti në tërësinë e vet. Guximi i një ngulmëtari të vlimeve vullkanike e degdisi Duchamp në hakërrinë ndaj Henri Matisse, sipas tij krejtçfarë vepra e Matisse kumton është qartësisht e dedikuar vetëm për të kënaqur syrin. Së këndejmi, Duchamp yshtet të kushtrojë, që artisti dhe arti na orientojë përnga shërbimi i mendjes.

Zanafilla e krijimtarisë së Duchamp gjehen të lidhura me stilin Post-Impressionist. Gjithashtu ai eksperimentoi me teknikat klasike. Kur ai u pyet më vonë për atë që kishte ngufatur në këtë hov të tjetërllojtë, mbamendet se Duchamp kishte cekur punën e simbolistit, piktorit Odilon Redon, metoda e të cilit për artin nuk ishte pamja e jashtme anti-akademike, por vramendje individuale.

Ajo mendje e kapluar prej dalldisë mbeti një faqe e rëndësishme në rrugëtimin e artit si formë komunikimi, si mjet shprehës, si e mundshme që shkallmon rregullat dhe normat për të promovuar unin e ëndrrave të çmendura të njeriut për të rrokur lirinë, pa u vramendur nga paragjykimet dhe shigjetimet e skeptikëve dhe mendjet e konservuara në epruvetat akademike.

Përmasat e botës artistike me Marcel Duchamp kishin hyrë tashmë në një dimendison tjetër. Një univers gjithëformësh e shumëpërmasshëm shpërfaqej për të krijuar një rend të ri estetik, për të rrëmbyer një vend nderi për urtinë artistike të një të “çmenduri”.

Tags: 2 Tetor 196828 korrik 1887DadaizmiMarcel DuchamppiktorPost-ImpressionistshahistShkrimtarSkulptor
Previous Post

Aleksandër Dyma-biri, tregon sekretin e suksesit të babait të tij

Next Post

Ç’mund të mësosh nga sjelljet e çuditshme të një gjeniu, si Njuton, Nikola Tesla, Paul Erdos dhe Albert Einstein

Next Post

Ç’mund të mësosh nga sjelljet e çuditshme të një gjeniu, si Njuton, Nikola Tesla, Paul Erdos dhe Albert Einstein

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj