Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Flamuri dhe simbolet e Gjergj Kastriot-Skënderbeu në tavanin e Chiesa di San Sebastiano, Venecia

July 25, 2017
in Histori
602
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Një flamur që valëvitet në një nga nga tre harqet e tavanit që fsheh historitë biblike të Esterit dhe Mardocheos, paraqet një shqiponjë të zezë mbi sfondin e kuq dhe është lexuar deri më sot si një flamur hasburgian.  Në fakt flamuri hasburgian nuk ka pasur kurrë një sfond të kuq, por të hapur. Në numrin  CXCVIII, seria e tretë 10/II (2011) në revistën prestigjioze të shkencës letërsisë dhe artit është botuar një artikull i Lucia Nadin me titullin “Propozimet e rileximeve të pikturës së Paolo Veronezes në Shën Sebastian në Venecia:Skënderbeg atleta Cristi dhe kisha e Shqipërisë”.

Artikulli, precizon autorja, është vetëm një parashtrim studimesh që ka në dorë dhe që synojnë të vendosin Shqipërinë një vend të veçantë në artin e mrekullueshëm në Venecia:kisha e Shën Sebastianit, që ndodhet në lagjen Dorsoduro, shumë e famshme si një kishë autoriale:nuk është tjetër veç një shembull shumë i rrallë kishe ku pjesa dekorative mban emrin e një artisti të vetëm:Paolo Caliari, veronez, një ndër interpretuesit më të mëdhenj të pikturës veneciane të viteve 1500.

Kjo kishë është një vend simbolik, një monument i madh i Rilindjes, me famë ndërkombëtare, dhe e njohur si tempulli i artistit ku ai dëshiroi dhe të varroset. Për fat të keq një sërë afreskesh të tij me kalimin e kohës u shkatërruan. Pikturat e veronezit, në tavanin e sakristisë, muret dhe gjithë zbukurimet e tjera u realizuan në një hark kohor mes 1555 dhe 1565. I gjithë cikli celebron në fakt triumfin e Besimit/Kishës/Virgjëreshës Mari nëpërmjet tregimit ekzemplar të martirit të tyre Shën Sebastianit.

Një flamur që valëvitet në një nga tre ovalet e tavanit, në të cilën rievokohen historitë biblike të Esterit dhe Mardokeut, ku paraqitet një shqiponjë e zezë mbi një sfond të kuq dhe ky është lexuar si një flamur hasburgian.

Në fakt flamuri hasburgian nuk ka pasur kurrë një sfond të kuq por të hapur.

Propozimi i Lucia Nadin është gjithçka tjetër dhe bazohet dhe në studimet e saj mbi emigrimin shqiptar në tokën veneciane në gjysmën e dytë të 1400-ës, për shkak të ngjarjeve të mëdha që përshkruan Ballkanin dhe që shënuan emigrime masive pas vdekjes së Skënderbeut dhe pas vendosjes së paqes me turqit në vitin 1479, në vazhdim të dy pushtimeve të tmerrshme që pësuan Shkodra dhe Drivasti nga 1474 në 1478.

Studiuesja, docente e Letërsisë Italiane në Universitetin shtetëror në Tiranë, duke u nisur nga data e flamurit në tavanin e kishës, që thërret flamurin e Skënderbeut, i përshkruar nga Marin Barleti dhe i konfirmuar nga Konica në vitin 1908 dhe më pas me rastin e pavarësisë shqiptare në 1912:shqiponja dykrenore në sfondin e kuq. Nadin i lexon në mënyrë metaforike aventurat e Moardocheos, që lufton për shpëtimin e popullit ebraik, ngjarje që sipas saj i vishen atyre të Gjergj Kastriotit. Ndaj ajo analizon se gjithë kremtimi i shën Sebastianit, një mënyrë krejt e panjohur për traditën veneciane, është paraqitur jo si shenjti i mrekullive, por si Miles Cristi, që përballon Diokleziani, persekutorin e madh të të krishterëve, dhe që shkon në martirizimin e sigurt, për triumfin e Kishës.

Në Shën Sebastian, Miles Cristi, përfaqëson në mënyrë metaforike në këtë rast Gjergj Kastriot Skënderbeun, i cili u cilësua nga papë të ndryshëm si Atleta Cristi, mbrojtësi i krishtërimit perëndimor.

Koka e dhisë

Në tavanin e kishës do dallosh dhe kokën e një dhie: që në fakt ka qenë një nga kafshët mesjetare, simbol i largpamësisë së Krishtit. Përkrenarja e Skënderbeut  ndodhet në Vienë në Kunsthistorisches Museum. Koka e dhisë dihet që ishte pjesë zbukurimi e përkrenares së Skënderbeut që u bë mbret i popullit të tij i ndjekur nga kryqëzimet e papa Piut II dhe që mbaroi tragjikisht me vdekjen e papës në Ankona.

Pra bëhet fjalë për një simbol tjetër Kastriot, pra shqiptar. Në martirizimin e Shën Sebastianit që pasqyrohet aq bujshëm në  kanavacat e prezbiterit autorja nuk bën gjë tjetër veç lexon martirizimin e gjithë kishës së Shqipërisë, dhe një personazh specifik që paraqet një veshje me shqiponjën dykrenore kurorëzuar me historinë e familjes së Ëngjëllorëve, që njihet në histori në vitet 50 të këtij shekulli dhe që u nderuan me Urdhrina kavaleresk të San Giorgios,  një familje që u impenjua me një guxim të jashtëzakonshëm për të kujtuar memorien historike të Shqipërisë.

Në fakt jemi në pritje të veprës kompete të Luçia Nadin mbi kishën e Shën Sebastianit për të zbuluar një faqe të rëndësishme të historisë shqiptare dhe një vend në artin mesjetar për më tepër që bëhet fjalë për një nga veprat e një prej piktorëve më të mëdhenj evropianë të të gjitha kohërave:Paolo Veronezen. Dëshirojmë të kujtojmë në fund të këtij shkrimi, zbulimin e jashtëzakonshëm të Lucia Nadin mbi Statuset e Shkodrës, të rekuperuara nga studiuesja pas 7 shekujsh nga biblioteka e Museo Correr në Venecia. Një kontribut i jashtëzakonshëm i studiueses italiane për historinë e Shqipërisë.

/Arlinda Canaj/konica.al

Tags: Chiesa di San SebastianoFlamuriGjergjKastriotiKishesMuralePiktureShqiptarSimboletSkënderbeuTavani
Previous Post

Pendesë dhe ndjesë, ndaj jush që më dhatë shumë më shumë se ç’munda dhe do të mund tu jap

Next Post

Dosjet e fshehta kundër Ismail Kadaresë, shkrimtari i madh rrëfehet për gazetën gjermane “Die welt”

Next Post

Dosjet e fshehta kundër Ismail Kadaresë, shkrimtari i madh rrëfehet për gazetën gjermane “Die welt”

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj