Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Kujtesë dhe përshpirtje, sot në përvjetorin e vdekjes së poetit të kushtrimeve lirike, Ali Podrimja

July 21, 2017
in Figura të ndrituna
775
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Qysh prej 21 korrikut të vitit 2012, liriku Ali Podrimja do ti mungojë poezisë shqipe. Hapat e tij ndaluan kaq papritmas, sa nuk la kohë as të besonim vërtetë se ai nuk do të ishte më. Zemra dhe pena e këtij shpërthimi, janë thyer në syprinën e një pikëllimi e grishjen e një lamtumire të pakohë dhe zemërthyese. Gjurmët e kësaj ikje u shkruan nxitimthi mbi kujën e kushtruar që nga Franca, për të mbushur me oshëtimë vdekjeje dhe dhimbje ndarjeje, gjithkah flitet shqip e kungohet zashëm tafti gjëmues i poezisë së tij.

Lajmi i zhdukje dhe vdekja

Podrimja I’u dha një vdekjeje që la shumë mister. Poeti u njiftua nga familjarët dhe të afërmit i zhdukur, të cilët pohuan se kishin humbur kontaktet më të që prej 18 korrikut. Denoncimi që alarmoi diplomacinë kosovare u bë më 20 korrik. Një ditë më vonë, policia franceze gjeti trupin e pajetë të poetit në afërsi të qytetit Lodve, ku ai kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë, Voix de la Méditerranée. Sipas raportit të hetuesve francezë, mbi trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune dhe përjashtohet mundësia e vetëvrasjes. Për autoritetet franceze, Podrimja ka humbur orientimin gjatë një shëtitjeje në pyll dhe pas orësh të tëra lëvizjeje është dehidruar.

Duke u fikun të gjallët e Ali Podrimjes, asht shu zani i një poeti, ka shterrun shpërthimi i një yll, një yll që është me ne në muzgjet medituese të poetit, në amën e pambarueme për me jetu në çdo moment me kangën e shpirtit. Zani dhe pena, zemra dhe poezia e kësaj vullnese shpirtnore u kthyen në flakadan të luftës për liri të Kosovës. Golgota e këtij populli martir, ishin dhe mbeten deri në të mbramen frymë, tharmi i kangës që diti me e këndue edhe kur jetonte me vdekjen, edhe kur vdiste për të jetuar ëndrra e tij. Kushtroi me za shpirti në çdo kraharor dhe qiellit i dha krahët e atij zogu krahthyem e kungimi rënkues.

Ai iku si një poet i madh, si një penë e fuqishme, si një njeri që diti dhe mundi me e mbush jetën dhe gjithkënd përreth tij me energji pozitive. Ali Podrimja vdiq. Vdiq poeti. Ai u shua për të ndritur me kandë e me kushtrim, kahdo ku terri lëshon rraj, e flligsia dëbon dritën. Fjala dhe shpirti mbeten përmes vargjeve të tij, në mbamendjen e sejcilit që kungoi dëshirën për emocione të epërme.

Kur Vdes poeti

– mëton Dritero Agolli, zemra ta do të dëgjosh vetëm heshtje, të dëgjosh vetëm fëshfërimën e gjetheve, vetëm shushurimën e një përroi, vetëm cicërimën e një zogu. Kur vdes poeti, do të doje të heshtnin fanfarat e sukseseve përgjithësisht të gënjeshtërta, të mekeshin fjalët boshe të lëvdatave, të platitej zhurmëria e kotësisë. Kur vdes poeti, do të doje të mos kishte, së paku për një çast, marramenth makinash e manekinësh, pamje klithëse reklamash të zhveshura nga çdo gjë njerëzore, zukama kafenesh mes vdekjes së punës; të mos shihje mjedise të papastra, dorën e lypjes nëpër trotuare, dijen e librave lëshuar për shitje drejt e përdhe. Kur vdes poeti, do të doje të shihje lule e bar, drurë e hije, natyrë dhe prehje. Dhe do të doje që shpirti të zhytej në mendime për kuptimin e jetës, për vlerën e duarve të punës, për dritën e mendjes, për regëtimën e zemrës. Do të doje të bisedoje me shpirtin e poetit përmes gurgullimës së vargjeve dhe fëshfërimës së urtë të të thënave e të pathënave të tij. Dhe të ringrije në mendje atë botë ndjenjash e përjetimesh gjithfarësh të krijuar prej tij, ku ndihet fryma e bekuar e thjeshtësisë, kthjelltësisë, urtësisë. Kur vdes një poet, domethënë një njeri që na jep mesazhe njerëzore përmes poezisë, ajo që të lëndon më shumë është zhurmëria e pashije dhe në thelb blasfemuese që shoqëron krijuesin në shtegtimin e tij drejt strehës së fundit. Befas për atë, që ikën heshturazi e në vetmi, fillojnë e kujtohen plot bujë të gjitha kategoritë e parisë-elitë të vendit: zyrtarë të lartë të shtetit e artistë-politikanë, miq të mëdhenj të të ndjerit, kryeredaktorë gazetash. Rendin kush e kush më parë ta thonë fjalën e tyre me peshë, elitare, ta thonë botërisht, pavarësisht se në ato fjalë gjithçka mund të gjesh veç figurës së poetit jo. Të hidhëron kjo zhurmë në një kohë që vdekja kërkon heshtje nderuese. Të lëndon kjo prirje dyfytyrëshe për vetëdukje, ndërkohë që humbja e një shpirti mendimtar do të duhej të shoqërohej me mendime të thella, me një brengosje të brendshme dhe vlerësim realist, në daç edhe filozofik, por kurrsesi jo propagandistik, vlerësim që të përfshijë dhe paraqesë para lexuesve të çoroditur nga shtypi tregtar atë që kishte më të spikatur kjo dritë e mendimit dhe flakë e ndjenjës së zhveshur nga çdo interes vetjak. Të nervozon belulizmi i shpëlarë, bajat, mjeran, ky egoizëm i pakufi, që ka mbërthyer shoqërinë tonë dhe që ia than çdo gjethe të gjelbër e çdo gonxhe. Ndërkohë veshi dëgjon e syri lexon vetëm fjalë, fjalë, fjalë. Nuk ka mënyrë më të shëmtuar për të vrarë kujtesën mbi poetin. Të gjendet këtu njëri ndër ato shumë shkaqe, për të cilat poeti u mbyll në veten e vet? Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë, E mbylla dhe derën që rrinte e hapur Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë, Që shtireshin ëngjëj të dashur, sos këtë ndarje me poetin, Agolli.

Poetika e tij

Ali Podrimja na kujton se e rrjeshtoi kumtin e tij për me çliru poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. Por, ai konsumoi një përpjekje titane dhe vendosi parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta apo më të fshehta të natyrës së njeriut. Synimi i poetit për t’u fshehur përmes reflekseve ezopike dhe për t’i përcjellë ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të parë mesazhin dhe në plan të dytë atë pjesë të vlerës artistike që arrihet përmes ritmit dhe euforisë.

Lindja dhe shndritja e yllit poetik

Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët. Publikimin e parë e bëri në vitin 1957 në revistën letrare Jeta e Re kur ishte në gjimnaz. Rrethanat e vështira politike gjatë viteve ´60 dhe ato familjare më pas, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij. Vdekja e të birit, Lumit, rezultoi me veprën më të bukur të tij gjer më sot, Lum Lumi. Poezija e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të huaja. Vargu i Podrimjës karakterizohet nga thjeshtësia, rima e padukshme, dhe simbolet e papritura. Gjatë gjithë kandës së tij për me mëtu përmes vargut, metaforës, poezisë atë që shpirti i gufonte, ai e kjartësoi rrugën e tij të një krijuesi, të një poeti të madh. Nuk nguroi kurrnjiherë për me e thanë fjalën e vet, për me ken aty ku sofra e pozisë kishte shtruar zemrat dhe fjalët, shpirtin dhe metaforën. Tash që ai do të mungojë në sofrat e poezisë, kumti që nxuni me tharmin e shpirtit të paepun do të mylmejë në amshim thirrjet e urisë për liri, dashuri dhe devocion.

Krijimtaria e tij

Iku duke lënë pas një mal me këndime e kungime shpirti, prej të cilave veçojmë;

Thirrje, poezi, Jeta e Re, Prishtinë,1961 ; Naim Frashëri, Tiranë, 1972, zgjodhi Pandeli Koçi. Botimi i parë i këtij libri u bë karton.

Loja nën diell, tregime, Jeta e re, Prishtinë, 1967.

Dhimbë e bukur, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1967.

Sampo, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1969; Flaka e Vëllazërimit, Shkup 1980.

Hija e tokës, Bota e Re, Prishtinë, 1971.

Torzo, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1971; Botimi i dytë, pasthënia Ibrahim Rugova, 1979.

Folja, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1973.

Credo, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1976.

Poezi, lektyrë shkollore, Prishtinë, 1978, 1985.

Drejtpeshimi, poezi e zgjedhur, parathënia Ibrahim Rugova, Rilindja, Prishtinë, 1981.

Lum-lumi, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1982,1986,1990; Toena, Tiranë, 2003, botimi IV dhe V, parathënia dr. B. Kuçuku; Rozafa, Prishtinë, 2003 ; Libri Shkollor, Prishtinë, 2012.

Fundi i gëzuar, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1988.

Zari, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1990.

Në bisht të sorrës, poezi, Art-Pena, Prishtinë, 1994.

Buzëqeshja në kafaz, Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë, Tiranë, 1994 ; Dukagjini, Pejë, 1995.

Tkurrja e Atdheut, ese dhe të paharruarat, Konica 95, Tetovë, 1996; Toena, Tiranë, 2004.

Libri që nuk mbyllet, ese, Rilindja, Prishtinë, 1997.

Ishulli Albania, Rilindja, Prishtinë, 1998; poezi e zgjedhur, parathënia Visar Zhiti, Onufri, 2004 ; botimi plotësuar, AIKID, Prishtinë, 2006.

Burgu i hapur, Rilindja, Prishtinë, 1998.

Harakiri, ese, shënime nga esnafi dhe një miniroman, Rilindja, Prishtinë, 1999.

Dielli i zi, ese, Rilindja, Prishtinë, 2000.

Poema, Enti i Teksteve, Prishtinë, 1979, parathënia Hysni Hoxha.

Poezi, Naim Frashëri, Tiranë,1986, zgjodhën Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, parathënia D. Agolli.

Litari i ankthit, poezi e zgjedhur, parathënia Bashkim Kuçuku, Toena, Tiranë 2002.

Antologji personale, Ora, Tiranë, 2002.

Kush do ta vrasë ujkun, Alba-Ass, Tiranë, 2002. Zgjedhjen dhe parathënien Ali Aliu.

Te guri i Prevezës, parathënia Bashkim Kuçuku, Arbëria, Tiranë, 2003.

Letra nga të vdekurit, ese dhe persiatje, Toena, Tiranë 2004.

Pikë e zezë në blu, poezi, Onufri, 2005.

Sfidë harrimit, ese, parathënia Bashkim Kuçuku, Onufri, Tiranë, 2006.

Gjumi i tokës, poezi e zgjedhur, Ideart, Tiranë, 2007.

Fundi i mitit, tregime, parathënia Sadik Bejko, Onufri, 2007.

Libri mbi të qenit, poezi e zgjedhur, Brezi 9, Tetovë, 2008 ; PEN Qendra, Prishtinë, 2009, parathënia Fatos Arapi;

Vepra 1-9, Vepra e plotë, parathënia Ali Aliu, ASHAK, Prishtinë, 2013.

Poezitë e tij janë përkthyer edhe në hebraisht, danisht, norvegjisht, holandisht, greqisht, çekisht, bullgarisht etj. Po ashtu janë botuar në revista si Poesis 93, Mediteran (Paris), Neue Sirene (Mynhen), Neue literatur (Ofefenbach), Literatur und kritik (Salzburg), Hid (Novi Sad), Slobodnost (Lubjanë), Impegnio 80 (Itali, Mazara del Vallo, Frapani), Literatura na swiecie (Varshavë), Život (Sarajevë), Nëntori dhe Letërsia shqipe (Tiranë), Književnost (Beograd) etj.
Për poezinë e tij kanë shkruar Hasan Mekuli
, Vehap Shita, Ali Aliu.

 

Tags: Agron TufaAlbert VatajAleksandër Stavre DrenovaAli PodrimjaAndon Zako ÇajupiAnton GojçajAnton PashkuArian LekaArshi PipaAutorë klasikëAzem ShkreliBardhyl LondoBedri DedjaBesnik MustafajBetim MuçoBilal XhaferriBranko MerxhaniDhimitër PaskoDhimitër ShuteriqiDhimitër XhuvaniDiana ÇuliDin MehmetiDionis BubaniDomenico BellizziDritëro AgolliEqrem BashaErnest KoliqiErvin HatibiEsad MekuliFaik KonicaFan S. NoliFaruk MyrtajFaslli HalitiFatos ArapiFatos KongoliFilip ShirokaFlora BrovinaFoqion PostoliFrederik RreshpjaGaqo BushakaGazmend KrasniqiGirolamo de RadaGiulio VaribobaGiuseppe SchiròGiuseppe SerembeGjekë MarinajGjergj FishtaGjon BuzukuHaki StërmilliHasan Zyko KamberiIsmail KadareJakov XoxaJamarbër MarkoJosif BageriKim MehmetiLasgush PoradeciLindita ArapiLinditë AhmetiLuan StarovaLuca MatrangaLuljeta LleshanakuMartin Camaj •Majlinda Nana Rama• Gentian ÇoçoliMillosh Gjergj NikollaMimoza AhmetiMirko GashiModernëMoikom ZeqoMuçi ZadeMusine KokalariNaim FrashëriNatasha LakoNdoc NikajNdre MjedaNezim FrakullaNicola ChettaNokë SinishtajOdhise GrilloParid Teferiçi •Kasëm TrebeshinaPashko VasaPëllumb KullaPetro MarkoPjetër BogdaniPjetër BudiPreç ZogajPrimo ShllakuRidvan DibraRisto SiliqiRomeo ÇollakuRudolf MarkuSabri GodoSabri HamitiSali BashotaSejfulla MalëshovaSpiro ÇomoraSterjo SpasseSulejman NaibiTeodor KekoTeodor LaçoVath KoreshiVisar ZhitiXhevahir SpahiuYlljet Aliçka
Previous Post

Arshi Pipa, disident në jetë dhe në vepër, kurajozi i zëshëm i demokracisë, njeriu i vlerave dhe dinjitetit

Next Post

Pendesë dhe ndjesë, ndaj jush që më dhatë shumë më shumë se ç’munda dhe do të mund tu jap

Next Post

Pendesë dhe ndjesë, ndaj jush që më dhatë shumë më shumë se ç'munda dhe do të mund tu jap

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj