Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Historia e Safijes, 13-vjeçarja nga Dukagjini që u rrëmbye më 1563, konkubina që u bë sulltanesha e plotpushtetshme

July 12, 2017
in Histori
77
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

 Nga Albert Vataj

Numërohen në fakt një gjeneratë e tërë shqiptarësh që drejtuan Perandorinë Osmane që ndërtuan Stambollin por asnjëherë nuk kemi folur për rolin e grave në Perandorinë Osmane. Serialet historike që janë pritur me shumë vëmendje nga shqiptarët, kanë nxjerrë në pah dhe rolin e madh të grave në Perandorinë Osmane. Shqiptaret arritën të bëheshin sulltanesha, dhe të kishin kështu një ndikim të madh në këtë perandori. Historia e Safijes ishte pak përrallore siç ishte fati i shumë shqiptarëve gjatë kohës së lulëzimit të kësaj perandorie. Ajo lindi në vitin 1550 në zonën malore të Dukagjinit në fshatin Rez. Ishte shqiptare dhe do hynte në histori si sulltanja Valide. Bashkëshorti i saj ishte sulltan Murati i III-të dhe kishte tre fëmijë: sulltan Mehmetin, sulltane Aishen dhe sulltane Fatmën. Historia e rënies së saj në duart e sulltanit ishte shumë aventureske. Ajo u kap nga piratët në vitin 1563, në moshën 13-vjeçare dhe u paraqit si skllave duke hyrë në haremin e sulltanit. U bë konkubinë e Muratit dhe në vitin 1566 do të lindë të birin që hyri në histori si Sulltan Mehmeti III, shkruan tg. Safija pati një marrëdhënie monogame me Muratin për disa vite. Me këshillën e të ëmës, duke qenë se kishte vetëm një pasardhës ajo e këshilloi të merrte dhe gra të tjera. Siç ndodh shpesh në oborret e sulltanit dhe për sulltane Safijen u fol se ajo përdori shtrigat dhe magjistarët për ta lidhur sulltanin mbas vetes. Faktet historike tregojnë se ajo mundi ta mbante e vetme sulltanin por kjo nuk lejohej nga ligjet e kohës. Murati mori dhe dy gra të tjera, të cilat i dhanë 20 djem dhe 27 vajza. Sipas burimeve historike veneciane përshkruhet se sulltanesha u shqetësua shumë. Ajo e dashuronte sulltanin dhe ishte xheloze për të. Por më pas e pranoi faktin dhe me kalimin e kohës ajo u bë këshilltarja e tij më e besuar. Kjo ndodhi veçanërisht pas vdekjes së vjehrrës, Nurbanusë. Sulltane Safinë e tregojnë si një grua me temperament shumë të fortë dhe me një inteligjencë të jashtëzakonshme. Aq i madh ishte ndikimi i saj, sa kur sulltani shkonte nëpër ekspedita të gjitha çështjet më të rëndësishme të vendit nga ato politike tek ekonomike ishin të gjitha në dorën e saj. Historia e tyre pati një jetëgjatësi për t’u lakmuar. Ajo i ndenji pranë deri në çastet e fundit të jetës.

Tags: DukagjiniHistoriOsmanPushtetPushtimiShqiperiSofijaSundues
Previous Post

Shkollat në Shqipëri që nga viti 1258, ja të dhënat e reja që sjellin studiuesit. Paraprin këtë traditë qyteti i Shkodrës

Next Post

Shkrimi i David Wallace-Wells në “New York”: “Vapa që po sjell apokalipsin, ju premtoj se është më keq nga se mendoni”

Next Post

Shkrimi i David Wallace-Wells në “New York”: “Vapa që po sjell apokalipsin, ju premtoj se është më keq nga se mendoni”

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Frank Caprio, italiani empatik që hyri në histori si gjyqtari që e shndërroi drejtësinë në akt mëshire

Frank Caprio, italiani empatik që hyri në histori si gjyqtari që e shndërroi drejtësinë në akt mëshire

May 24, 2025
Vatikani dhe tetë Papët me origjinë shqiptare që shërbyen në Selinë e Shenjtë?

Vatikani dhe tetë Papët me origjinë shqiptare që shërbyen në Selinë e Shenjtë?

May 23, 2025
Richard Wagner, “djalli” që solli engjëlloren nga ferri në muzikë, gjeniu që u përpëlit gjatë në kryqin e anatemës

Richard Wagner, “djalli” që solli engjëlloren nga ferri në muzikë, gjeniu që u përpëlit gjatë në kryqin e anatemës

May 22, 2025
William-Adolphe Bouguereau piktori neoklasik që krijoi një botë të idealizuar

William-Adolphe Bouguereau piktori neoklasik që krijoi një botë të idealizuar

May 19, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj