Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Psikologji

Të jesh vetvetja. “Përpiqu të gjesh individualitetin tënd, integritetin, e mos u përpiq të bësh kompromis”

May 30, 2017
in Psikologji
403
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Krahas shumë mësimeve, OSHO vjen të kjartësojë shumë dilema, të zgjidh shumë mëdyshje, të çlirojë nga barra e varësisë prej kodeve zakonore dhe gjithfarësoj sajesash të shndrruara jo dhe aq konsiderim të individit se sa skllavërim të tij.

Ji individualist nëse do të jesh i lumtur, zgjidh vetë. Sa herë duhet të jesh i pabindur, mos u bind, rebelohu. Nuk është mungesë respekti, respekto prindërit, por më shumë ke përgjegjësi ndaj vetes. Përpiqu të gjesh individualitetin tënd, integritetin, e mos u përpiq të bësh kompromis. Sa më shumë bie dakord aq më pak je individ. Ngelesh një dhëmb ingranazhi në një mekanizëm të stërmadh. Jam absolutisht kundër bindjes. Vdekja është shumë më e bukur se një jetë me kompromise. Ji individ e paguaj për këtë. Kur t’ju ofrohet diçka falas mos e pranoni, ju ofendon. Thoni: “Do të paguaj, vetëm atëherë do ta pranoj!” Në fakt, nëse ju falet diçka për të cilën nuk jeni i aftë, pa qenë i gatshëm për të, nuk do ta zotëroni gjatë, do ta humbni herët a vonë.

Individi është lindur për të qenë rebel, është antikonformist. Ai u thotë PO vetëm gjërave për të cilat ndjen se ia vlejnë, duke u besuar ndejnjave të veta, intuitës së vet, inteligjencës. Ai më mirë vdes se dorëzohet, nuk mund të bëhet skllav i bindur, nuk di sesi të bëhet i tillë. Kur e ndjen diçka, përkushtohet, përfshihet, bindet plotësisht, por dritës së tij të brendshme, jo urdhrave nga jashtë. Të jesh individualist është gjëja më e vështirë në botë, pasi askush nuk ju do të tillë, por kërkojnë t’ju bëjnë dele.

Shpirti është gjithmonë individual, mendja është gjithmonë turmë. Nëse besoni në Zot do të thotë se i përkisni një grupi që ju ka dhënë idenë. Besimet tuaja vijnë prej mendjes sociale, kishës, shtetit, dihet prej ku. Individualisti ka interesa krejt të kundërta me shoqërinë, pasi shoqëria nuk ka shpirt, e, nëse bëheni pjesë e një shoqërie do të katandiseni si një joentitet. Keni humbur gjithë shanset. Ndiqni shoqërinë deri atje ku duhet, por qëndroni padronë të fatit tuaj.

Çdo individ është liri, liri e panjohur. Ju më kërkoni formula dijeje, që të bashkangjiteni me to. Nuk jap furmula unë, madje i flak tutje nëse keni ndonjë me vete. Ngadalë shkatërroj sigurinë tuaj, ju bëj të pasigurtë, hezitues. Këtë duhet të bëjë çdo mjeshtër: t’ju lërë në liri të plotë, gjithë mundësitë para, asgjë e fiksuar, të jeni vigjilentë. Të jeni nxënësit e mi nuk ka asnjë lloj detyrimi, thjesht konfirmim lirie. Nuk ju jap ideologji, por kurajo të shporrni ideologjitë. Nuk ju jap fe – Hindu, Musliman, Kristian – por vetëm kuraon të jeni individë unikë, të veçantë.

Kujtohuni gjithmonë: individualiteti nuk është personalitet. Kur flakni personalitetin zbuloni individualitetin, e vetëm si i tillë mund të përndriteni. Vetëm e vërteta prek të vërtetën, jo falsiteti. Individualiteti juaj është ekzistencial, prandaj kur ai lulëzon bëheni një me të gjithën. Zhdukja e personit tuaj nuk është zhdukje, në fakt, përkundrazi: është shfaqja juaj e vërtetë. Kur personi bie, personaliteti juaj zhduket dhe individi, individualiteti juaj shfaqet. Të mbash një personalitet është hipokrizi, të jesh individ është e drejtë e lindur. Funksioni i mjeshtrit është të shporrë atë që nuk jeni ju, duke lënën vetëm atë që është thelbësisht juaja, e falur nga vetë ekzistenca. Unë jam në themel individualist, sepse vetëm individi ka një shpirt, jo turma, e cila është stisje e vdekur. Vetëm individi është fenomen i gjallë.

Një i Krishterë, Hindu, Jainist nuk është besimtar vetëm sepse i përket një feje, madje nuk është fare besimtar sepse ka zgjedhur të jetë i tillë, pjesë e një doktrine të organizuar. Një besimtar autentik është individualisti: vetëm e rrezëllitës. Unë ju mësoj të jeni i tillë: madhështinë e vetmisë. Mos u bëni kurrë besimtar, ndjekës, anëtar organizate. Mos tradhëtoni vetveten. Njerëzimi nuk do të jetë kurrë besimtar derisa të gjitha fetë e organizuara të zhduken dhe besimi të kthehet në angazhim individual kundrejt ekzistencës. Po ju them: Besimi është rebelim, besimtari është rebel kundër gjithë ortodoksive, traditave, organizatave e turmave, kundër gjithë ideologjive. Dashuria e madhe e vetme e tij është e vërteta. Të tjerët vetëm sa vërdallosen nëpër injorancë, ëndrra e gjumë – prandaj vuajnë.

Tags: e mos u përpiq të bësh kompromis"integritetinOSHOTë jesh vetvetja. "Përpiqu të gjesh individualitetin tënd
Previous Post

Një udhëtim drejt traditës dhe trendit të veshjeve shqiptare, trashëguar nga kultura ilire dhe periudha e arbërve të Mesjetës

Next Post

Aroma franceze e shkrimtarit dhe diplomatit shqiptar, Luan Rama

Next Post

Aroma franceze e shkrimtarit dhe diplomatit shqiptar, Luan Rama

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj