Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Miti dhe trashёgimia e John F. Kennedy, Presidenti i transformimeve historike të SHBA-ve

alsiva by alsiva
May 29, 2017
in Profil
0
SHARES
44
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

SHBA kujton njё ndёr presidentёt, tё cilin ende shumё vetë e adhurojnё, ndonёse ai ishte vetёm njёmijё ditё nё post, nga janari 1961 deri nё ditёn e vrasjes nё nёntor 1963: John F. Kennedy.

Presidenti i 35-tё i SHBA-sё lindi para 100 vjetёsh mё 29.05.1917. Historianёt i vlerёsojnё arritjet e tij nё politikёn e brendёshme dhe tё jashtme si tё nivelit mesatar. Imazhi i tij si njё kre shteti i ri dhe dinamik vazhdon megjithatё tё jetё i pandryshueshёm. Jo vetёm nё kryeqytetin Uashington, edhe nё vendlindjen e tij Boston pёrmes njё sёrё veprimtarish dhe ekspozitash kujtohet i famshmi  JFK.

Kontrast me Trumpin

Ndoshta ёshtё kontrasti me presidentin aktual tё SHBA-sё Donald Trump arsyeja, pёrse tё paktёn Amerika liberale e kujton me kёnaqёsi Kennedyn. Nё memorjen kolektive tё shtetasve tё SHBA-sё, Kennedy ka mbetur presidenti i ri e i pashёm, qё e katapultoi vendin e tij tё viteve pesёdhjetё drejt modernes. Njё frymё euforie si nёn Kennedyn nё fillim tё viteve gjashtёdhjetё ka pasur rrallё nё SHBA. 43 vjeҁari Kennedy rrezatonte shkёlqim intelektual e njёkohёsisht idealizёm, optimizёm dhe shpresё. Njё fjali nga fjalimi i tij i inagurimit si president nё janar 1961 edhe sot e kёsaj dite i skalitur nё gur lexohet nё shumё godina dhe ura, qё mbajnё emrin e Kennedyt: "Mos pyesni ҁ'mund tё bёjё vendi pёr ju, por pyesni ҁ'mund tё bёni ju pёr vendin!".

Panama John F. Kennedy in Panama-Stadt (picture-alliance/ZUMA/Keystone Press Agency)

JFK nё vitin 1943 nё shёrbim ushtarak nё flotёn e paqёsorit

Trashёgimia e Peace Corps

Njё trashёgimi qё ka mbetur edhe sot e Kennedyt ёshtё Peace Corps. Qё prej themelimit nё vitin 1961, 200.000 tё rinj amerikanё kanё kontribuuar vullnetarisht pёr ndihmёn e zhvillimit kryesisht nё vendet e Jugut tё varfёr. Kennedy tёrhoqi kokat mё tё mira dhe mё tё menҁura tё Amerikёs nё qeverinё e tij. Asokohё gjithҁka dukej e mundur. Pak pas marrjes sё postit, Kennedy deklaroi me ambicie: "Ky komb i ka vёnё qёllim vetes, qё deri nё fund tё dekadёs tё dёrgojё njё njeri nё Hёnё dhe ta kthejё atё tё sigurtё nё Tokё."

Vizionet e Kennedyt dhe vendosmёria e tij kanё efekt joshёsh. Njё citat i tij pёr pёrjetёsinё: "Ne kemi vendosur tё fluturojmё nё Hёnё dhe tё arrijmё edhe gjёra tё tjera – jo sepse kjo ёshtё lehtё, por sepse kjo do tё jetё e vёshtirё."

Pёrballja me sfida tё vёshtira

Edhe nё politikёn e jashtme Kennedy nё njёmijё ditё nё post u pёrball me sfida tё vёshtira. Kur nё verёn e vitit 1961 muri i Berlinit ndante Gjermaninё Lindore nga ajo Perёndimore, lufta e ftohtё kёrcёnonte tё pёrshkallёzohej. Shumё berlinezë perёndimorё kishin frikё qё Perёndimi do tё lihej nё baltё. Kennedy vizitoi qytetin e ndaoё dhe u siguroi berlinezo-perёndimorёve mbёshtetjen e Amerikёs: "Nё botёn e lirё nuk ka sot njё shprehje mё krenare, se sa: Ich bin ein Berliner!"

Mesazhe paqёsore me pasoja fatale

Njё vit para kёsaj gjatё krizёs sё Kubёs dy superfuqitё Rusia dhe SHBA-ja ndodheshin nё prag tё njё lufte bёrthamore. Kur Bashkimi Sovjetik i tёrhoqi raketat bёrthamore nga Kuba, Kennedy krjoi njё linjё speciale telefonike krize me Moskёn: "Telefoni i kuq" ekziston edhe sot. Kennedy paralajmёronte prej marrёzisё sё garёs sё armatimit atomik:

"Ne tё gjithё jetojmё nё kёtё planet tё vogёl. Ne tё gjithё thithim tё njёjtin ajёr. Pёr ne tё gjithё ёshtё e rёndёsishme e ardhmja e fёmijёve tanё. Dhe ne tё gjithё jemi tё vdekshёm." Pak muaj mё vonё, mё 22 nёntor 1963, Kennedyn e vranё nё Dallas tё Teksasit në makinën e hapur. Ende edhe sot e kësaj dite  qarkullojnё teori komploti. lidhur me atë se kush qëndron pas atentatit. Ato e kthyen JFK nё njё mit.

USA Beerdigung von John F. Kennedy in Washington (picture-alliance/akg-images)

Ceremonia e varimit nё Uashington pas atentatit nё Dallas mё 22 nёntor 1963

Kujtim me nostalgji

Nё listёn e presidentёve mё tё mirё tё SHBA-sё, historianёt e SHBA-sё e rendisin Kennedy nё vendin e dhjetё. Sespse ai nisi luftёn e Vietnamit dhe tё tjera nisma qё ai i inicioi i ҁoi deri nё fund pasardhёsi i tij Lyndon B. Johnson, p.sh. mё shumё tё drejta pёr afro-amerikanёt. Sidoqoftё nё 100 vjetorin e lindjes sё Kennedyt shumё amerikanё nё SHBA e kujtojnё me nostalgji kohёn, nё tё cilёn vendi ishte mё pak i pёrҁarё dhe dukej mё pak cinik se sot. DW

Tags: Miti dhe trashёgimia e John F. Kennedypresidenti i transformimeve historike të SHBA-ve
Previous Post

Cili ishte, kush e vrau dhe pse, Shën Kozmain, misionarin e ortodoksisë, kundërshtarin e Greqisë së Lashtë dhe gjuhës shqipe?

Next Post

Peter Paul Rubens, “Homeri” i pikturës që shkroi “Iliadën” me penelata zjarri dhe alegori

alsiva

alsiva

Next Post

Peter Paul Rubens, "Homeri" i pikturës që shkroi "Iliadën" me penelata zjarri dhe alegori

Discussion about this post

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017
“Ugolino dhe djemtë e tij”, si i nxori nga Ferri Dantes skulptori Jean-Baptiste Carpeaux dhe i “burgosi” në mermer

“Ugolino dhe djemtë e tij”, si i nxori nga Ferri Dantes skulptori Jean-Baptiste Carpeaux dhe i “burgosi” në mermer

0

Prometeu, shenjtori dhe martiri më fisnik i kalendarit mitologjik

0

Wolfang Amadeus Mozart, më brilanti që bota njohu, “shenjtori” që ktheu muzikën në besim

0

Salvador Dali, surrealisti më kokëkrisur dhe më përfaqësues i pikturës

0
“Ugolino dhe djemtë e tij”, si i nxori nga Ferri Dantes skulptori Jean-Baptiste Carpeaux dhe i “burgosi” në mermer

“Ugolino dhe djemtë e tij”, si i nxori nga Ferri Dantes skulptori Jean-Baptiste Carpeaux dhe i “burgosi” në mermer

December 1, 2023
Çdo e sotme vjen për të qenë ndryshe, dhe ikën për të mos u kthyer më duke lënë pas vetëm pendim

Çdo e sotme vjen për të qenë ndryshe, dhe ikën për të mos u kthyer më duke lënë pas vetëm pendim

December 1, 2023
Sot 65 vite më parë në Teatrin “Migjeni”, Shkodër vinte në jetë nga Prenkë Jakova, Llazar Siliqi dhe Andrea Skanjeti, “Mrika”, opera e parë shqiptare

Sot 65 vite më parë në Teatrin “Migjeni”, Shkodër vinte në jetë nga Prenkë Jakova, Llazar Siliqi dhe Andrea Skanjeti, “Mrika”, opera e parë shqiptare

December 1, 2023
Xhakomo Puçini, një i ri harrakat dhe i padisiplinuar, që u bë një nga kompozitorët më të mëdhenj të kapërcyellit të dy shekujve

Xhakomo Puçini, një i ri harrakat dhe i padisiplinuar, që u bë një nga kompozitorët më të mëdhenj të kapërcyellit të dy shekujve

November 29, 2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj