Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

“Gratë Suliote” të piktorit, Ary Scheffer, tragjizmi i një të vërtetë dhe shenjtërimi në art i një ngjarje historikë

May 23, 2017
in Histori, Të përzgjedhurat

Rosela Gjylbegu, duke kenduar gjate nje takimi qe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, zhvilloi me gra dhe te reja ne qytetin e Durresit, me rastin e antaresimit te Shqiperise ne NATO, organizuar ne pallatin e Sportit Ramazan Njala. Credits by: LSA / ADNAN BECI Category: Kulture Date: E Merkure, 08 Prill 2009

166
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Historia e Grave Suliote, pa këtë tablo të realizuar nga piktori, Ary Scheffer, do të ishte një histori fjalësh, një histori gjaku dhe tmerri, një histori lavdie dhe shenjtërimi, një histori që me vitet do të zhbëhej dhe tjetërsohej. Piktori e ka plazmuar këtë moment kulmor të historisë me një vërtetësi dhe shpirt përfshirës emocional, sa vetë e vërteta nuk do të kishte arritur ta ngrinte atë në një realitet të tillë ngjethës, siç penelata, ngjyra, dritëhija, tonaliteti dhe shprehja, mëtojnë real që nga viti 1827 e sot.

Historia e Gratë Suliote, të cilat u sakrifikuan për të mos rënë në duart e ushtaravë të Ali Pash Tepelenës, arriti të kishte të tillë njohje sa të shndërrohej në legjendë. Nga legjenda ajo u përjetësua në art. Përmes artit, ngjyrës, forcës shprehëse, ngarkesës së lartë emocionale, botës së ndijimeve, ajo pushtoi botën. Artisti e lartësoi deri në caqet e tragjizmit, këtë cak njohës të sakrificës dhe trimërisë, fisnikërisë dhe nderit, të grave dhe nënave që u shndërruan në simbol, logo e qëndresës dhe martirizimit për çfarë ata kishin të shtrenjtë dhe të shenjtë dhe do të mudn ta ruanin të papërlyer dhe të larë në dritën e përëndishme përmes këtij akti.

Tabloja “Les Femme Souliotes”, (Gratë Suliote) është pikturë, vaj në kanavacë, realizuar në vitin 1827 nga holandezo-francezi, Ary Scheffer. Është i paperceptueshme ai moment që piktori ka fokusuar në këtë tablo. Tragjikja vjen përmes një ngjyre të vrashtë morte, që i rrethvjen tablosë. Një shigjetim drite diku atje në perëndim, është një portë përjetësia drejtnga duar nënash shohin. Shprehet kjo dhimbje dhe ky tmerr nga fytyrat e grave, nënave, në këtë takim lamtumire vullnetlirë. Ata vështrojnë të shastisura rrezikun që vjen dhe përgatiten për aktin sublim, atë të sakrificës, atë të përjetësisë. Duart e tyre shtrihen drejt qiellit, lutjet i drejtohen perëndisë, vdekja i thërret në një  “vallëzim” që flakërin në ngjyra dhe drithërin në dritë, fërgëllon fatale në gjokset që mëkojnë gji dhe jetë për të gatitur në udhën e pambarimtë fëmijët, pafajsinë që bie theror dhe sakrificës që shndërrohet në altar.

Me të tillë nota dhimbje dhe tragjizmi të epërm, piktori ka treguar se si e ka përjetuar ai ngjarjen, e cila normalisht ka mbërritur deri tek ai përmes shtypit dhe kronikanëve të kohës, për të cilët vetë Ali Pashai ishte shumë i interesuar, kjo që fama dhe lavdia e tij e tmerrit të kishte një njohje të përbotshme.

“Les Femme Souliotes”, (Gratë Suliote) është tabloja e trimërisë së grave të Sulit, e njohur botërisht, ndër mijëra vepra të rralla artistike që ekspozohen në Muzeun e Luvrit.

Po kush është autori i kësaj pikture, i kësaj tabloje që ka përjetësuar një prej ngjarjeve më ngjethëse të popullit të paepur të Sulit, atë të aktit të pashembullt vetsakrifikues.

Ary Scheffer u lind më 10 shkurt 1795 dhe vdiq më  15 qershor 1858. Ai ishte ishte një piktor romantik.  Tematika e pikturave që realizoi, në shumësinë e herëve i ka të bazuara në veprat e Dantes, Goethe, dhe Lord Byron. Në galerinë e tij ka dhe punë me subjekt mitologjik, religjoz, gjithashtu dhe portretet e njerëzve të famshëm dhe me ndikim në jetën e tij. Politikisht, Shefer kishte lidhje të forta me Mbretin Louis Philippe I, duke qenë i punësuar si mësues i fëmijëve të tij, gjë e cila e favorizoi atë të jetonte një jetë luksoze për shumë vite, deri në Revolucionin Francez të vitit 1848.

Piktura evokon një moment sa tragjik aq dhe legjendar, tregon vetëvrasjen heroike të grave Suliote dhe fëmijëve të tyre, e njohur ndryshe si “Vallja e Zallongut”, gjatë epikë të këtij populli trim.

Termi Vallja e Zallongut ose Vaji i Zallogut lidhet me ngjarjen e historisë suliote dhe bëhet fjalë për vrasjen masive të grave nga Suli dhe fëmijeve të tyre gjatë Luftrat Suliote në vitin 1803, në afërsi të fshatit Zallong, në Epir. Emri lidhet edhe me një valle të kënduar popullore qe ka lidhje me këtë ngjarje. Egziston një këngë e tillë valleje të kënduar nga shqiptarët dhe quhet Vallja e Zallongut, njohur edhe si “Vaji i Zallogut”.

Historia masakrës

Gjatë luftrave Suliote në dhjetor të vitit 1803, Suliotët filluan evakuimin e rajonit Sul, pas disfatës së tyre nga ushtarët e Ali Pasha Tepelenës. Gjatë evakuimit, një grup i vogël i grave Suliote dhe fëmijëve së tyre u bllokuan nga trupat e Aliut në malet e Zallongut në Epir. Për të shmangur kapjen, gratë hodhën fëmijët e tyre dhe pastaj veten e tyre nga një shkëmb të madhe, kryerjen e vetëvrasjes. Sipas legjendës, ata u hodh poshtë greminës njëri pas tjetrit duke kënduar dhe vallëzuar. Incidenti shpejt u bë i njohur në të gjithë Evropën. Në Sallonin e Parisit të vitit 1827, artisti francez Ary Scheffer ekspozuar dy piktura romantike, një prej të cilave u quajt Les Femme Souliotes (“Gratë Suliote”). Sot, një monument në faqen e malit Zallong përkujton sakrificën e tyre.

Tags: Historia e grave suliote ka hyrë në analet e historisë. Më mirë të vdekura se robinja të Ali Pashës
Previous Post

Historianët e artit më në fund kanë zgjidhur identitetin e nënës së Leonardo Da Vincit, rreth 5 shekuj pas vdekjes së artistit

Next Post

Dhjetë thëniet e grave të fuqishme të politikës, nga Margaret Thatcher te Michelle Obama

Next Post

Dhjetë thëniet e grave të fuqishme të politikës, nga Margaret Thatcher te Michelle Obama

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj