Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Mitologji

“Lamtumira e Telemachus dhe Eucharis”, një lamtumirë pikëlluese në pikturë dhe sfiduese në mitologji

May 17, 2017
in Mitologji
370
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

“Lamtumira e Telemachus dhe Eucharis” është një nga pikturat më të njohura të piktorit francez, Jacques-Louis David.

Jacques-Louis David u lind më 30 gusht 1748 dhe vdiq në moshën 77-vjeçare, më 29 dhjetor 1825. Si aplikues i stilit neoklasik, konsiderohet të jetë një figurë e shquar e trajtesës së kësisojtë estetike. Më 1780 piktura e tij pëson një ndryshim, zhvendoset nga rokoko duke ndjekur një kurs më klasik dhe të ashpër, me rritje të pulsit ndjesor dhe harmonizimin me klimën morale të kohës.

Telemachus and the Nymphs of Calypso“Lamtumira e Telemachus dhe Eucharis”, ishte një punë të cilën piktori e realizoi gjatë mërgimit në Bruksel më 1818.

Telemachus është djali i Odisse-s, ndërsa Eucharis është një nimfë e ishullit Calypso që shtjellohet nga mitologjia greke. Ardhja e kësaj nimre gjendet tek “Shoqëruesit në Fenelon” (1699) një roman që bën fjalë për aventurat e Telemachus. Në trajtimin modern të epikës kjo është një improvizim mbi temën homerike. Telemachus gjatë kërkimeve të Odisse-s përfundon në ishullin e Calypso-së, ku ai bie në dashuri me nimfën Eucharis, të cilën detyrohet ta braktis në kërkim të fatit të të atit të tij.

****

Telemaku (greqisht: Τηλέμαχος, Latin: Telemachus) – i biri i Odiseut, mbretit të Itakës dhe i gruas së tij, Penelopës.

Telemaku nuk e ka pasur rininë e hareshme. As kujdesi i nënës, as shoqëria e edukatorit të mençur, Mentorit, nuk kanë mundur t’ia zëvendësojnë babain që e kishte braktisur dhe kishte shkuar në luftë kundër Trojës së largët. Gjatë dhjetë vjetëve të luftës së Trojës asgjë nuk ka ditur për fatin e Odiseut, as pas dhjetë vjetëve të tjera pas luftës nuk u kthye në Itakë. Në kohën kur edhe vetë kishte nevojë për mbrojtjen e babait, Telemaku ka qenë i detyruar ta mbrojë nënën e vet, që i tejkalonte fuqitë e tij, mirëpo, ai megjithatë nuk u dekurajua. Kështu u bë trim i cili edhe pas njëmijë vjetësh u bë shembull i burrave të rinj.

TelemachusPasi që Odiseu, për një kohë të gjatë, nuk u kthye nga lufta, në Itakë erdhën nga fqinjësia dhe prej së largu njerëzit për ta kërkuar dorën e Penelopës. E bindnin se Odiseu ka kohë që, me siguri, është vrarë dhe se më së miri do të bëjë poqese martohej sërish. Gjatë kohës krushqarë të tillë u mbledhën plot njëqind e tetë, dhe kur Penelopa me këmbëngulje i refuzonte ofertat e tyre, u morën vesh që të mos shpërndahen deri sa njërin prej tyre nuk do ta zgjedhte për burrë. Njëherit u morën vesh që kohen e pritjes do ta kalonin në hare. Dhe kështu për çdo ditë therrnin bagëtinë nga kopeja e Odiseut, pinin verë prej bodrumeve të tij, argëtoheshin shfrenueshëm dhe bujshëm, duke u sjellë sikur se Odiseu më nuk ështe gjallë, ndërsa pasuria e tij që moti është e tyre. U bënë barrë e rënde kundër së cilës as Penelopa dhe askush në Itakë nuk ka mundur të ndërmarrë gjë.

Telemaku kuptoi se diçka duhej të ndërmarrë, por vetëm nuk ka mundur të bëjë asgje kundër mysafirëve të padëshirueshëm dhe dhunuesve. Prandaj e ftoi popullin në kuvend që ai t’u thotë që të shpërndahen. Mirëpo, krushqarët e shpërndanë kuvendin, kurse Telemaku atëherë vendosi që të shkojë në botë për ta kërkuar babain, sepse perkundër të gjitha lajmeve për vdekjen e tij, nuk besonte se ka vdekur. Ishte kjo vepër e guximshme. Së pari a të shkoi te Nestori, mbreti i Pilosit,për t’u këshilluar dhe e dyta nuk dinte se ku mund të gjendej i ati i tij në këtë botë të gjërë. Së pari shkoi te Nestori, mbreti i Pilosit, për t’u këshilluar. Nestori e drejtoi te Menelau, mbreti i Spartës, i cili i mbrami u kthye nga Troja dhe mund të dinte diç për Odiseun. Telemaku andaj shkoi në Spartë dhe atje mësoi se është gjallë. Për këtë Menelau mësoi nga Protheu zoti i detit, i cili në kohën e qëndrimit të tij në Egjipt i tregoi se çka dinë për fatin e kreshnikëve akeas pas kthimit të tyre nga Troja. Gjoja se Odiseu tri vjet ka bredhur nëpër viset dhe detërat e largët, ka pësuar shumë vuajtje, i ka humbur të gjithë shokët e vet, dhe tani jeton në ujëdhesën e nimfës Kalipsa dhe ajo nuk e lejon të kthehet në shtëpi. Siç u tregua, lajmet e Menelaut në të vërtetë ishin të sakta, por ngapak edhe të vjetruara. Në atë kohë Kalipsa e kishte lejuar Odiseun dhe ai ishte në rrugë për në atdhe. Hyjnesha Athena ia shpall këtë Telemakut në ëndërr dhe ai vendos të kthehet në shtëpi. Duke supozuar se krushqarët dëshirojnë ta vrasin, Telemaku nuk u zbarkua në lima, por në gjirin shkëmbor dhe shkoi te ai të pushojë dhe të mendojë se çka të bëje. Atje u takua me një plak të panjohur: ishte ky Odiseu, të cilit hyjnesha Athena ia kishte dhënë pamjen e lypsarit plak që krushqarët e bashkëshortes së tij mos ta njohin para kohe dhe kështu ta vrasin.

Telemaku dhe Odiseu u përshëndetën ashtu siç u ka hijet babait e djalit dhe menjëherë kaluan në punë. Sipas të dhenave që i fitoi Odiseu e përpiloi planin të cilin me ndihmën e Telemakut dhe të Eumeut e zbatoi: i panjohur prej askujt hyri në pallatin e vet dhe në luftë të përgjakshme i vrau të gjithë krushqartë dhe sërish mbisundoi në shtëpinë dhe mbretërinë e vet.

TelemachusHollësitë për hakmarrjen e Odiseut dhe mënyrën se si u rezistonte vërsuljeve të tunduesve, gjenden pranë emrave gjegjës. Këtu vetëm disa fjalë për Telemakun. Pasi që Odisea e Homerit përfundon me vrasjçn e krushqarëve dhe me rivendosjen e paqes në Itakë, për fatin e mëtejshëm të Telemakut nga ajo nuk dimë gjë. E përshkroi vetëm Eugamoni nga Kirena në epin Telegonia. Telemaku, gjoja se pas vdekjes së Odiseut shkoi në ujëdhesën e magjistares Kirka dhe u martua me të. Sipas autorëve të tjerë u martua me vajzën e Nestorit, mbretit të Pilosit, ndërsa sipas të tjerëve edhe me vajzën e Alkinout, mbretit të feakëve, Nauzikën e bukur. Është për t’u befasuar se nga antika janë ruajtur shumë pak përmendore me figurën e Telemakut. Me siguri e njohim vetëm në pikturën në vazën antike që e paraqet Penelopën duke e bërë kmishën e vdekjes nga gjysma e dytë e shek. V para e.s. (sot në Muzeun e Qytetit Chiusi-Kjuzi), sikurse edhe nga disa verzione të Hakmarrjes së Odiseut ndaj krushqarëve. Ansamblin Penelopa dhe Telemaku i skulptorit grek Menelau (nga shek. para e. s., sot në Villa Borghres në Romë) e mban këtë emërtim me siguri jo me të drejtë.Në kohën e re Telemaku u popullarizua sidomos me botimin e Aventurave të Telemakut (1694), i cili së shpejti u përhap në origjinal dhe në përkthime në mbarë Evropën e kulturuar.

Tags: "Lamtumira e Telemachus dhe Eucharis"aplikues i stilit neoklasikishte një punë të cilën piktori e realizoi gjatë mërgimit në Bruksel më 1818.Jacques-Louis David u lind më 30 gusht 1748 dhe vdiq në moshën 77-vjeçarekonsiderohet të jetë një figurë e shquar e trajtesës së kësisojtë estetike. Më 1780 piktura e tij pëson një ndryshimmë 29 dhjetor 1825me rritje të pulsit ndjesor dhe harmonizimin me klimën morale të kohësnjë lamtumirë pikëlluese në pikturë dhe sfiduese në mitologjizhvendoset nga rokoko duke ndjekur një kurs më klasik dhe të ashpër
Previous Post

OSHO: Njeriu ndjehet i mërzitur dhe qeshja është kundërhelm. Sa më shumë që njeriu mërzitet, aq më shumë ai ka nevojë për të qeshurën

Next Post

Shkodranet në Broduejin e parë shqiptar. Shkëlqimi i një qyteti dhe qytetërimi sfidash emancipuese

Next Post

Shkodranet në Broduejin e parë shqiptar. Shkëlqimi i një qyteti dhe qytetërimi sfidash emancipuese

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj